Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Staf dhe studentë të U_POLIS morën pjesë në “Walking the City”, edicioni i 7-të.

Text Resize

-A A +A
Të shtunën datë 08.04.2017, u zhvillua me sukses një nga aktivitetet më unike dhe më të bukura sociale-sportive, të Universitetit POLIS “Walking the City”.
Udhëtimi zgjati afro 4 orë (09.00 - 13.00). Nisja u bë nga Diga e Liqenit Artificial, duke u drejtuar në periferi të tij, për të njohur më nga afër larmishmërinë e natyrës, bukuritë dhe problematikat që na ofron qyteti i Tiranës. Mbërritja kulmoi në një nga pikat më të larta të këtij qyteti, njohur si “Lapidari”. Përgjatë rrugës pedagogët dhe studentët patën rastin të bashkëbisedonin profesionalisht dhe lirshëm për parkun e Tiranës, liqenin artificial, kurorën e gjelbër si dhe fakte historike për zhvillimin e qytetit, përfshi edhe atë së cfarë simbolizon vetë “Lapidari”…
 
Mbi të gjitha ky aktivitet u dha mundësinë stafit dhe studentëve të ecnin rreth 20 km në një territor mjaft interesant dhe panoramik që jo gjithkush e shikon, si dhe të njihnin më mirë njëri - tjetrin. Kjo gjë tregon jo vetëm interesimin e madh që stafi dhe shoqëria ka për vetë POLIS, por dhe për nismat e organizuara nga ky institucion i arsimit të lartë në Shqipëri.
 
POLIS ju fton të vazhdoni të jeni pjesë e këtyre aktiviteteve, në mbështetje të jetës sociale, kulturore dhe sportive të institucionit.
 
 
 
 
 

 

Dates: 
E hënë, April 10, 2017 - 12:15
bodrum escort