Thirrje për mobilitet, Universiteti Anhalt, Gjermani 2024-2025

Anhalt University
MobiliteteNjoftime

Thirrje për mobilitet, Universiteti Anhalt, Gjermani 2024-2025

UNIVERSITETI POLIS

OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025, në Universitetin Anhalt, Gjermani.

Afati i aplikimit, deri në datë 31/05/2024.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Anhalt, të Gjermanisë:

  • Forma e Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Portofoli i projekteve

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: anisa_gjini@universitetipolis.edu.al

Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e degës Arkitekturë, Planifikim Urban dhe Bachelor në Art & Dizajn

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:

https://forms.gle/1JoBaCJKTAtAL2xg6 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit POLIS.

Shënim:

Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit POLIS dhe Universitetit ANHALT.

Për më shumë informacion kontaktoni: flora_krasniqi@universitetipolis.edu.al