Kampusi

Kampusi

Kampusi

Kampusi i Univetsitetit Polis ndodhet në aksin kryesor infrastrukturor dhe ekonomik të vendit midis kryeqyetetit (Tiranës), aeroportit kryesor (Nënë Tereza, Rinas) dhe portit kryesor (Durrës) ndërkomebtar të vendit. Aksesi është i shkëlqyer dhe veç lidhjes majft të mirë nga qendra e Tiranës (5km) me transport publik, universiteti ofron edhe shërbim plotësues transporti të dedikuar nga qendra në Polis e anasjelltas, në orarë të caktuara të ditës (mëngjes, drekë, pasdite). Studentet janë të pajisur me kartën studentore në bashkëpunim dhe marrëveshje me Bashkinë Tiranë duke përfituar shërbime shtesë falas ose me çmime të reduktuara.

Kantina

Kantina e Universitetit Polis ofron bar dhe mencë me ushqim cilësor dhe me standarte nga mëngjesi deri pasdite, si dhe shërbime plotësuese në fundjavë dhe në raste eventesh.

Akomodimi

Akomodimi i studentëve në Universitetin Polis relaizohet në 3 mënyra, ku universiteti luan rolin e vetë për të shërbyer studenteve.

Akomodimi i studentëve në Universitetin Polis relaizohet në 3 mënyra, ku universiteti luan rolin e vetë për të shërbyer studenteve.

  1. Në Qendrën Rezidenciale Studentore “Fole” – bazuar në marrveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve private.
  1. Në Qytetin “Studenti” Tiranë – duke facilituar akomodimin, përmes paisjes me vërtetim të studnetëve të interesuar për të aksesuar këtë akomodim publik në bazë të legjislacionit në fuqi.
  1. Dhe në mënyrë private (individualisht) – në këtë rast universiteti ndan informacion për studentet e interesuar që duan të ndajnë akomodime private të përbashkëta në apartamente të tregut imobiliar në Tiranë që i sigurojnë në mënyrë private, duke bërë lidhjen midis studentëve që këkojnë asistence për këtë qëllim, dhe kur ata e shohin të arsyeshme.

Në çdo rast vendimi final është zgjedhje individuale e studnentit, dhe kostot përkatëse janë jashtë tarifës së studimit.

Terrenet Sportive

Universiteti Polis ofron 2 mini-fusha sportive (fusha pas objektit 1, dhe fusha ne taracen e objektit 2) në kampusin e vet për lojra me dorë dhe evente open air. Për evente më të mëdha Polis ka marrveshje bashkëpunimi me pallatin e Sportit Asllan Rusi Tiranë, dhe është pjesë e Kampionatit Kombëtar të Sporteve Universitare, dhe në bashkëpunim me të realizon aktivitete amatore dhe profesionale sportive.

Biblioteka Biblio-Polis

Universiteti Polis ka një Bibliotekë hibride me 2 komponente dhe me shërbime falas, dhe mjedis për të studiuar. Ajo ka marrëveshje bashkëpunimi me biblioteka dhe rrjete të fushës:

  1. Biblioteka fizike me mbi 15,000 tituj të fushave të interest dhe specializimit
  2. Biblioteka online JSTOR dhe EBSCO