Bursa Studimi
2022-11-03 9:02Bursa Studimi
Universiteti POLIS, është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale”. U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh në Art-Dizajn, Arkitekturë, Planifikim Urban, Studime Mjedisore, Inxhinieri Ndërtimi, Shkenca Kompjuterike, Eficience Energjitike, Mirëmbajtje Rrjetesh Kompjuterike, Administrim Biznesi, Sipërmarrje, Lidership etj. Kategoria e niveleve të studimeve që ofrohet në U_POLIS konsiston në programet profesionale 2-vjeçare, bachelor, programe të intergruara 2-vjeçare, master profesional, master shkencor, programe Doktorature, si dhe kurse pas-universitare të formimit të vazhduar etj.
1.1 Kriteret e pranimit
Pranimi kryhet në përputhje me parashikimet e Ligjit 80/2015 dhe Urdhërit të përvitshëm të MASR për pranimet e studentëve, si dhe vendimit përkatës të përvitshëm të Senatit Akademik të Universitetit POLIS. APLIKO KËTU
• Shiko këtu listën e programeve Bachelor. https://universitetipolis.edu.al/bachelor/
• Shiko këtu listën e programeve të integruara 5-vjecare. https://universitetipolis.edu.al/programe-te-integruara/
Lejohen që të ndjekin studimet në këto programe studimi ata kandidatë që:
Kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave ose zotërojnë një diplomë ekuivalente studimi të fituar jashtë vendit, të njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.
Janë fitues në konkurimin midis kandidatëve aplikantë brenda kuotave të pranimit të paracaktuara çdo vit nga universiteti, të cilat shpallen në mjediset e dukshme dhe në faqen zyrtare të universitetit dhe në Portalin U-Albania në pëputhje me Udhëzimin e përvitshëm nga MASR.
Plotësojnë kriteret e tjera si vijon:
• Mesatarja minimale e përcaktuar nga MASR – kriter përjashtues;
• Mesatarja aritmetike – kriter renditës (me peshë specifike 30%);
• Test pranimi (me alternativa) – kriter renditës (me peshë specifike 70%).
1.2 Mënyra e regjistrimit
Hapat që duhet të ndiqen për tu regjistruar pranë Universitetit POLIS:
• Hapi i parë: Pasi kandidati të ketë plotësuar formularin A1/A1Z, mbështetur dhe në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe eksperiencat e deri tanishme, në muajin korrik të cdo viti duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH – https://ualbania.al/)
• Hapi i dytë: Universiteti POLIS në muajin gusht, shpall listën e aplikantëve për çdo program studimi.
• Hapi i tretë: Po në muajin gusht, Universiteti POLIS shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi.
• Hapi i katërt: Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.
1.3 Dokumentacioni për regjistrim
Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Gjithsesi dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.
2.1 Kriteret e pranimit
Në këto programe studimi kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata kandidatë që:
• Kanë përfunduar me sukses studimet përkatëse në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licensuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të tij.
• Janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të parë, të akredituar. Si dhe të ketë kryer njëhsimin e diplomës pranë QSHA-së, brenda afateve të përcaktuara në udhëzimin e përvitshëm të MASR, për pranimet e reja.
2.2 Mënyra e regjistrimit
• Hapi i parë: Të gjithë kandidatët e interesuar pasi kanë aplikuar në afatet e caktuara pranë Universitetit POLIS, nga departamentet përgjegjëse realizohet shqyrtimi i dosjeve të kandidatëve sipas kritereve të deklaruara cdo vit në MASR.
• Hapi i dytë: Universiteti POLIS shpall listën e kandidatëve fitues në portalin https://ualbania.al/ për çdo program studimi.
• Hapi i tretë: Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.
2.3 Dokumentacioni për regjistrim
Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar në këto programe studimi pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.
• Shiko këtu listën e programeve Master Profesional. https://universitetipolis.edu.al/master/profesional/
• Shiko këtu listën e programeve Master i Shkencave. https://universitetipolis.edu.al/master/shkencor/
Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrares në Itali, organizon programin e përbashkët të ciklit të tretë, Doktoraturë në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Në përfundimin të këtij programi, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë, nga Universiteti POLIS, dhe nga ai i Ferrares.
Për më shumë rreth mënyrës së pranimit, organizimit shiko këtu https://universitetipolis.edu.al/programe-doktorature/
Universiteti POLIS përves programeve të studimit, për të gjithë personat e interesuar për të thelluar njohuritë dhe për t’u kualifikuar më tej si eksperte në kurse të formimit të vazhduar, tashmë ofron tre të tilla:
- Vlerësues për tokë bujqësore, tokë pyjore, livadh dhe tokë të pafrutshme.
- Vlerësues të Pasurive të Paluajtshme Ndërtesë dhe Truall
- Kursi i Audituesit Energjitik
Programet janë aprovuar/mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe Ministria e Arsimit. Në përfundim të kursit, kandidatët marrin certifikatën e programit të formimit të vazhduar, e cila lejon më pas pajisjen e kandidatit me licensën përkatëse.
Dokumentacioni për regjistrim
Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar në këto programe studimi pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.
Universiteti POLIS, me qëllim promovimin e cilësisë, nëpërmjet “Bordit të Themeluesve” dhe “Rektoratit” bën të mundur krijimin e disa politikave stimuluese që ndihmojnë studentët e suksesshëm në tarifën e programit të studimit që ata ndjekin. Ku lehtësim është i lidhur ngushtë me cilësinë e studentëve të cilët duhet të kenë dhe vazhdojnë të mbajnë një mesatare të caktuar, që nga momenti i pranimit dhe deri në diplomim.
Universiteti POLIS ofron tarifa të reduktuara për 3 (tre) kategori studentësh:
- Studentë Ekselentë;
- Studentë nga e njëjta familje;
- Studentë nga shtresat sociale në nevojë.
Për të përfituar këto tarifa të reduktuara studentët duhet të plotësojnë kriteret si vijon.
- Studentë Ekselentë dhe Talentet duhet të kenë:
- mesatare (VKM) mbi 9 (nëntë) – dërguar nga AKP dhe më përputhje me mesataren e shënuar në diplomën e shkollës së mesme;
- marrë në testin e përgjithshëm të organizuar pranë U_POLIS minimumi 70 % (shtatëdhjetë për qind) të pikëve totale.
- një talent të caktuar në konkurime dhe evente garuese të Polis ose të tjera kombëtare/ndërkombëtare duke e provuar këtë me dokumentacion.
- Studentë nga e njëjta familje, duhet të jenë në një certifikatë familjare dhe të kenë lidhje familjare si më poshtë:
- Motër – Vëlla;
- Motër – Motër;
- Vëlla – Vëlla;
- Prind – Fëmijë të cilët janë në të njëjtën certifikatë familjare; dhe
- Burrë – Grua;
- Studentë nga shtresat sociale në nevojë do të konsiderohen ata që vërtetohen që i përkasin kategorive (sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi) të mëposhtme nga institucionet që merren me trajtimin e kategorive si më poshtë:
- Fëmijët jetim;
- Fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës;
- Fëmijë nga komuniteti rom;
- Fëmijë nga familje në pamundësi ekonomike;
- Studentë që konsiderohen invalid, sipas parashikimeve ligjore; etj.
Kontakto tani nё:
+355 69 408 8111 / +355 69 406 1339
E-mail : marketim@universitetipolis.edu.al
Shёnim: Pagesat e Studimit, pёr tё gjitha degёt, kryhet nё 2 kёste (nё fillim tё çdo semestri),edhe kjo si pjesë e një politike lehtësuese dhe sociale për studentët dhe familjet e tyre