Innovation Factory

Innovation Factory

IF – FABRIKA E INOVACIONIT

E themeluar në vitin 2019, Innovation Factory është një njësi ndërdisiplinore brenda Universitetit Polis që kërkon të mbështesë studiuesit, studentët, krijuesit e rinj, sipërmarrësit dhe bizneset për të inovuar. Në kryqëzimin e dizajnit, teknologjisë dhe sipërmarrjes, IF operon konceptualisht duke gjeneruar ekspertizë dhe njohuri teknike në dhe për ekosistemin, dhe si hapësirë ​​fizike duke ofruar mundësi për prototipimin dhe fabrikimin dixhital përmes teknologjive të tij të printimit dhe skanimit 3D në kohët e fundit. Makerspace është i FabLab pari i këtij lloji në Shqipëri. Ai punon në shkallën mikro (objekte të vogla dhe banesa) dhe macro (hapësira publike, qyeteti dhe territori në tërësi). Makerspace është ideuar dhe ndërtuar në bashkëpunim me BE-në dhe “Projektin e tyre për Inovacion” gjë që ka mundesuar investime në mjedise laboratorike dhe një sërë pajisjesh që lejojnë studentët, kërkuesit, sipërmarrjet e reja dhe krijuesit e rinj që të dizajnojnë, eksperimentojnë dhe fabrikojnë modelet dhe prototipet e tyre, duke bashkuar industrinë dhe akademinë përmes një përzierjeje të mësimdhënies, të mësuarit dhe të bërit (triple helix).


IF
, Innovation Factory, është një “Njesi Multi-Displinare” e U-POLIS e specializuar në inovacion, që angazhon njësitë e treta me natyrë kërkimore të çdo Fakulteti. Konkretisht në këtë njësi përfshihen:

  • MakerSpace              Qendra Kërkimore e Arkitekturës, Dizajnit dhe Inxhinjerisë pranë Fakulteti FAD
  • Observatori               Qendra Kërkimore e Qëndrueshmerisë pranë Fakultetit FPMMU
  • BiblioPress                Qendra e Burimeve dhe Informacionit pranë Fakultetit FKZH

MakerSpace – është një “FabLab 3D” pranë IF Innovation Factory, mbështetur nga U-PolisEU4InnovationGIZ dhe SIDA.

Observatori – ose OMB (Obserbatori i Basenit Mesdhetar) është:

  • Qendër Ekselence per Vendbanimet Resiliente” e UNECE-s (United Nations Economic Commission for Europe) fokusuar në çështje të strehimit, planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Përfaqësuese e rajonit te Balkkanit Perëndimor në “Nismën e Shkollave të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban të Mesdheut” në kuadër të UfM (Union for the Mediterranean).
  • Në këtë njësi kërkimore përfshihet edhe “LMUP – Laboratori Mjedisor” i çertifikuar për analiza dhe shërbime nga autoritet shqiptare, si dhe boton revistën “Habitat Magazine”.

BiblioPress – ose QBI (Qendra e Burimeve dhe Informacionit) është një njësi e specializuar për:

  • Biblio-Polis(Biblioteka e Universitetit Polis) e cila është organizuar në versionin “hard/fizik” me mbi 10 mijë tituj të fushave të specializimit në Polis, dhe “soft/online” (EBSCO dhe JSTOR).
  • Polis-Press(Shtëpia Botuese e Universitetit Polis) e cila është e organizuar në disa komponentë: revistat shkencore, revistat e tjera, tesktet shkollore, monografitë, përkthimet, etj.

Laboratori kërkon ndërkohë të ndërtojë ekspertizë duke krijuar aftësi të besueshme kërkimore dhe sipërmarrëse në fushat e dizajnit, arkitekturës, urbanistikes dhe teknologjisë, permes tërheqjes së talenteve në fushat strategjike për të aktivizuar proceset e transferimit të inovacionit. Lehtësimi i bashkëpunimit horizontal midis universitetit, sipërmarrësve, bizneseve dhe agjencive lokale ka qenë një parim udhëheqes që në fillim, duke synuar të ndërtohen struktura ndërdisiplinore, që kultivojnë rrjete dhe ndihmojnë në vendosjen e piketave për një qasje të përqendruar tek inovacioni si për kërkimin ashtu edhe për hyrjen dhe pershtatjen në tregun e punës, një fokus që mund të arrihet përmes mbështetjes së komercializimit të kërkimit permes ideimit dhe krijimit të startup-eve.

Deri më sot, IF ka mbështetur mbi një duzinë startup-esh në fazat e hershme, njera prej të cilave eshte plotësisht funksionale sot në treg, ndërsa dy të tjera po finalizojnë strategjitë e tyre të hyrjes në treg. Si organizata e parë që plotëson këtë boshllëk në ekosistemin lokal, ajo që e bën laboratorin unik është kombinimi i njohurive menaxheriale dhe sipërmarrëse me njohuritë teknike, si dhe me mundësinë që prodhuesit të testojnë dhe optimizojnë këtë të fundit në Makerspace-in tonë. Përveç rritjes së portofolit të projekteve, IF ka bashkëpunuar me një sërë organizatash në ekosistemin vendas dhe evropian të kerkimit dhe inovacionit, si Tirana Inc., inkubatori i parë shumë-universitar në Shqipëri, Albania Tech, një platformë që synon të rrisë shikueshmërinë tone nga lojtarët kryesorë të ekosistemit në vend, dhe PRENEURZ Amsterdam, një konsulencë holandeze që mbështet universitetet për të mbushur hendekun midis akademisë dhe industrisë. IF kooperon gjithashtu ne shkallen makro edhe me institucione me impakt global, europian dhe bilateral, si BE, UN/UNECE, UfM, GTZ, SIDA, etj.

PROJEKTE

Challenge Fund

A grant program of EU for Innovation

Connect IT

Digitizing business processes through industry-academia collaborations

Innovative Network for Communication in Emergency

Developing expertise in Research, Innovation, and Science Communication

IF STRATEGY