A Glimpse At The Past

A Glimpse At The Past

Universiteti POLIS është “Hapësirë për Mendim” i politikave për zhvillimin hapësinor, dizajnin e aplikuar dhe teknologjinë, si dhe për lidershipin e sipërmarrjen! Misioni i U_POLIS është sigurimi i “Njohurive, Teknologjisë dhe Lidershipit”
 
Nëpërmjet kërkimit shkencor dhe të aplikuar U_POLIS zhvillon e promovon “ekselencën shkencore dhe inovacionin”. Nëpërmjet edukimit akademik përmirëson kompetencën kreative dhe gjithëpërfshirëse.
 
U_POLIS është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale”. POLIS i kushton vëmendje të veçantë përfshirjes së studentëve në edukimin bazuar tek kërkimi shkencor, duke u angazhuar në projekte të komunitetit, shërbime konkrete për qeverisjen vendore, si dhe programe të kërkimit shkencor, zhvillimit dhe inovimit – për shoqërinë civile, sipërmarrjen dhe autoritetet. 
 
U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh” në Art-Dizajn, Arkitekturë, Planifikim Urban dhe Studime Mjedisore, Inxhinieri dhe Teknologji, Administrim Publik e Privat, si dhe profilizime te tjera. Në U_POLIS ofrohen studime në katër nivele: Shkollim Profesional, Bachelor, Master Profesional, Ekzekutiv e Shkencor, apo Master Ekzekutiv dhe  programe Doktorale, si dhe kurse dhe çertifikata pasuniversitare trajnimi të vlefshme për licensime.  

Kliko për të parë materialin e plotë POLIS at a Glance

Kliko këtu për të parë Universiteti POLIS si një risi e sipërmarrjes në edukim.