Guida e Studentit

Guida e Studentit

Jeta akademike e studentëve përgjatë studimeve universitare në Universitetin POLIS, rregullohet nëpërmjet akteve nënligjore dhe rregulloreve përkatëse të cilat janë të parashikuara edhe në Statutin e universitetit. 

Disa nga dokumentet kryesore për rregullimin e këtyre proçeseve konsistojnë si më poshtë:

  1. Rregullore Didaktike
  2. Rregullore e Etikës
  3. Udhëzues i hartuar gjatë pandemisë COVID-19
  4. Rregulla bazë për sezonin e provimeve
  5. Protokoll Evakuimi Në Rast Aktiviteti Sizmik

  6. Student Handbook POLIS 2022-23

Guida e Studentit është një material përmbledhës informues mbi Universitetin POLIS dhe jetën studentore në tërësi. Kjo guidë u jep mundësinë studentëve të POLIS, të njihen me strukturat e institucionit, fakultetet dhe degët përkatëse si dhe rregulloren e U_POLIS. Gjithashtu, këtu përfshihen dhe informacione të detajuara të kurrikulave e programeve akademike, ambienteve të universitetit dhe mënyrat e përdorimit të tyre.

Pjesë e Guidës së Studentit, janë edhe strukturat studentore: Shoqata Studentore, Zyra e Mbështetjes së Studentëve dhe Këshillimit të Karrierës dhe Shoqata Alumni. Njohja me këto njësi, si dhe me aktivitetet e ndryshme që organizohen në kampus, plotësojnë të gjithë panoramën e jetës akademike, profesionale dhe sociale në U_POLIS.