Kërkimi shkencor është pjesë integrale dhe e domosdoshme e arsimit të lartë, Universiteti POLIS i ndërgjegjshëm që mund të bëjë edhe më shumë në këtë drejtim, jemi të kënaqur me faktin që kërkimi shkencor ka qenë pjesë e veprimtarisë institucionale që në gjenezën e tij.
Përparësi e padiskutueshme ka qenë fakti që Universiteti POLIS u ngrit mbi përvojën disa vjecare të Co-PLAN, institut me një gamë të gjerë projektesh kërkimi shkencor e të aplikuar. Si rrjedhojë proçesi ka qenë një tranzicion nga kërkimi në mësimdhënie, që është natyrisht më i natyrshëm, më i pa sforcuar dhe më i qëndrueshëm se anasjelltas.
Megjithatë krahas experiencës së Co-PLAN dhe asaj të vetë Universitetit POLIS, kërkimi shkencor dhe ai i aplikuar mbeten sfida më e rëndësishme me të cilin përballet institucioni, i cili tashmë përpiqet të operojë në nivel rajonal dhe europian për të sjellë një impakt të prekshëm nëpërmjet kërkimit që zhvillon.
Implementimi i njohurive të marra në projekte konkrete nga kërkimi i vazhdueshëm shkencor dhe puna akademike ka arritur të tregojë rezultatet duke fituar projektet e mëposhtme.