Asistente Dekanati – Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn

20240213_184332_0000
Punesim

Asistente Dekanati – Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn

Emërtimi i njësisë: Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit

Pozicioni: Asistente Dekanati – Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajn

Raporton tek: Dekani, Zv. Dekani

Statusi i punësimit: Me kohë të plotë

Përshkrimi i përgjithshëm i punës;

Asistente Dekanati, pranë Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit, Universiteti POLIS

Detyrat Kryesore:

  • Të asistojë dekanatin në procesin e menaxhimit të fakultetit dhe departamenteve përkatëse.
  • Të organizojë dhe përditësojë periodikisht dokumentacionin e fakultetit.
  • Të prodhojë raporte dhe evidenca të lidhura me veprimtarinë e fakultetit dhe departamenteve përkatëse.
  • Të asistojë në organizimin e mbledhjeve dhe menaxhimin e axhendës të fakultetit.
  • Të koordinojë çështjet administrative midis fakultetit dhe njësive të tjera administrative brenda universitetit.
  • Të koordinojë axhendën e aktiviteteve të zhvilluara brenda dhe jashtë universitetit.
  • Mbajtje e kalendarit të punës së dekanatit.

Kërkesa:

Të ketë përfunduar studimet universitare;
Të zotërojë gjuhën angleze;
Të zotërojë programet kompjuterike MS Office;
Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi dhe bashkëpunimi;
Përparësi vitet e eksperiencës në punë në pozicione të ngjashme.

APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN E MËPOSHTME

E-mail: burime_njerezore@universitetipolis.edu.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.