Klubet Studentore

Klubet Studentore

Komuniteti POLIS ka njё rrjetёzim dhe jetё tё pasur sociale, artistike dhe intelektuale. Nё POLIS funksionojne “Klubet” e pavarura por qё ndajnё sё bashku: vlerat, misionin dhe filozofinё e pёrbashkёt tё U_POLIS. Disa nga klubet sociale mё tё spikatura janё:

“Arch_House” – njё hapёsirё alternative pёr takime sociale periodike dhe ekspozim e diskutim tё çeshtjeve tё ndryshme me interes pёr studentet, stafin dhe partnerёt;

“Googoats” dhe “El Peor” – klube alternative studentore, ku ka prezencё tё fortё shёrbimi ‘internet cafee’ dhe ku zakonisht komuniteti POLIS takohet me rrethe tё tjera profesionale nё Tirane apo vizitorё tё huaj. Nё kёto ambiente shpesh punohet pёr projekte akademike dhe konkrete, nё kushtet e njё atmosfere sa mё informale dhe tё lirshme;

“Kulturoteka POLIS” – ёshtё njё nga projektet nё ndёrtim tё POLIS, e cila do tё rrezatojё kulturёn, stilin dhe shijen e ‘modelit POLIS’ nё Tiranё;

“Klubi i Sportit: Get Fit & Fun” – organizon nё mёnyrё periodike evente sportive, si aerobi, volejboll, basketboll, si dhe kampionatin e futbollit tё U_POLIS;

Klubi “Walking The City” – qё stimulon lёvizjet mjedisore, kulturore, turistike dhe sportive tё kёmbёsor-izimit dhe pёrdorimit tё biçikletave nё qytet, duke organizuar periodikisht ecje tё lira nё itenerare alternative, jashtё korridoreve tё motorizuara tё qyteteve, duke i kontribuar njohjes dhe sensibilizimit pёr njё qytet alternativ, qё shumё nga ne e kemi pranё por nuk e njohim mirё.

Klubi i “Aktiviteteve Artistike”: përfshin një grupim interesash dhe studentësh të cilët dëshirojnë të zhvillojnë talentet e tyre artistike në kohën e lirë dhe në ambientet e universitetit. Shfaqja “POLIS got Talent” përmbledh në një event të madh shumicën prej studentëve që dëshirojnë të përformojnë në kanto, instrumenta, aktrim etj., ku me performancat e tyre çdo vit, bëjnë që ajo ditë të shndërrohet në një ditë feste në POLIS.

Klubi i “Aktiviteteve Social-Kulturore”: përfaqëson grupimin e aktiviteteve me karakter social e kulturor, që paraqitet në organizimin e tureve educative, festave, aktiviteteve me karakter vullnetar etj., ku një ndër më të suksesshmit është “Klubi I Debatit” i cili zhvillohet çdo vit në POLIS, në bashkëpunim me Junior Achievement Albania.

Barbecue & Volleyball

Party

Debate Club