Struktura të tjera të Pavarura
2023-04-08 16:29Struktura të tjera të Pavarura
Universiteti POLIS ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё funksionimin dhe
qeverisjen e mirё tё institucionit.
Këshilli i Etikës pranë Universitetit POLIS është një organ kolegjial këshillimor i cili diskuton probleme të etikës së jetës universitare. Ai i bën propozime Rektorit për këto çështje. Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë që zgjidhen nga Senati Akademik. Kryetari propozohet nga Rektorati.
- Dr. Godiva Rembeci (Kryetar)
- Dr. Sotir Dhamo (Anëtar)
- Dr. Llazar Kumaraku (Anëtar)
- Dr. Sonia Jojic (Anëtar)
- Dr. Merita Toska (Anëtar)
Ky organ ka për qëllim:
- Të shqyrtojë dhe t’i propozojë Rektorit parimet etike bazë të veprimtarisë së përgjithshme të Universitetit në funksion të mbrojtjes dhe të sigurimit të të drejtave themelore të njeriut;
- Të shqyrtojë dhe të japë mendim për trajtimin e rasteve të veçanta ose problematike që mund të lindin në veprimtarinë e Universitetit;
- Të sugjerojë zhvillimin e veprimtarive etike dhe kulturore në funksion të kultivimit dhe zhvillimit të vlerave etike dhe humane.
Këshilli i Etikës ka funksione këshilluese, të kërkimit, hetimit dhe kontrollit për zbatimin dhe respektimin e normave të parashikuara në Rregulloren e Kodit të Etikës. Favorizon, ku është e mundur, zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve të mundshme etj.
“Njёsia e Brendshme e Sigurimit tё Cilësisё” ёshte njё njёsi qё ndjek gjithё procedurat pёr
garantimin e cilёsisё nё procesin mёsimor dhe kёrkimor nё U_POLIS. Kjo pёrfshin “vlerёsimin 360
gradё” tё stafit dhe organizatёs, vlerёsimin e studentёve, vlerësimin e vetvetes nga stafi, si dhe
vlerësimin nga drejtuesit e institucionit dhe njёsive. Në bazë të gjetjeve, Njësia e Cilësisë dhe
drejtuesit e institucionit marrin masat e duhura pёr pёrmirёsim dhe/ose promovimin kur ёshtё e
nevojshme.
Kjo Njësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin e të gjithë elementëve të cilësisë sipas standardeve të
Agjencisë Evropiane të Cilësisë (ENQA) dhe asaj shqiptare ASCAL, duke vlerësuar periodikisht
procesin mësimor si dhe efikasitetin e veprimtarive kërkimore dhe administrative.
Kjo strukturë pёrbëhet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS.
Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:
- Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata dhe/ose U_POLIS.
- Tё përfitojnë bursa studimi apo mundësi punësimi nga rrjeti i partnerëve të POLIS, AUA dhe ALUMNI.
- Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD, Bienalet TAW/TDW, Ditët e Tokës etj., si dhe asete e evente të tjera të Universitetit POLIS.
- Të marrin pjesë në jetën social-kulturore dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, AUA, etj.
- Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, AUA, Co-PLAN, Metro_POLIS, sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes me garë.
- Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës ALUMNI dhe AUA dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
- Të përfitojnë botime e revista të Universitetit POLIS me çmim të subvencionuar.
Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.