Bachelor

Bachelor

Për të gjithë kandidatët të cilët kanë mbyllur me sukses arsimin e mesëm, Universiteti POLIS, ofron disa mundësi studimi të mëtejshme, sipas profilit të studimit dhe kohëzgjatjes së programit.

Studime të nivelit Bachelor:

Programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” (BSc) në Universitetin POLIS synojnë pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe formimin e shprehive të veçanta, në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh. Këto programe realizohen me 180 (njëqind e tetëdhjetë) kredite europiane (ECTS) dhe me kohëzgjatje të plotë gjatë 3 (tre) viteve akademike.
Këto programe shoqërohen nga një infrastrukture e pasur laboratorike si: 5 Laboratore Kompjuterike, Laboratori mjedisit dhe i enrgjise, Laboratori IF-FabLab, Laboratori i Materialeve te ndertimit dhe strukturave Mola, Laboratori i fotografisë, pikturës dhe qeramikës, Inkubatori sipermarres dhe Biblioteka.
Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë “Bachelor” (BSc) lëshohet diplomë universitare “Bachelor” sipas profilit të programit të studimit.
Përveç Programeve Bachelor Polis ofron edhe 2 Programe Master i Integruar  5-vjecar (Bachelor+MSc).

Tarifat
  • BACHELOR NË ART DHE DIZAJN                 180,000 lekë/semestër   
  • BACHELOR NË INXHINIERI NDËRTIMI         180,000 lekë /semestër  
  • SHKENCA KOMPJUTERIKE                             150,000 lekë /semestër  
  • BACHELOR NË STUDIME MJEDISORE         150,000 lekë /semestër  
  • BACHELOR NË ADMINISTRIM BIZNESI        150,000 lekë /semestër  

Pranimi:
Aplikantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet Bachelor të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e Universitetit POLIS.
Programi është licensuar në gjuhën shqip. Por për shkak të ndërkombetarizimit të shkollës, dhe prezences së stafit cilësor të huaj, gjuha e dytë zyrtare është anglishtja. Diplomimi në këtë program parashikon sipas ligjit mbrojtjen e një nga 5 gjuhëve të huaja (preferohet anglisht në nivelin minimal Toefl B1).