Biblo_POLIS

Biblo_POLIS

Mirë se vini në faqen e Bibliotekës Universitare U_POLIS.
Nëse jeni student, anëtar i stafit, apo vizitor, shpresojmë që ju të gjeni shërbimet dhe burimet që ju nevojiten për t’ju ndihmuar në kërkimet dhe studimet tuaja.

Biblio_POLIS e nisi rrugëtimin e saj me hapjen e universitetit në vitin 2006, në bazë të trashëgimisë së bibliotekës në organizatën origjinë të Institutit Co-PLAN. Përpjekjet tona të vazhdueshme synojnë, të krijojnë një standard të ri për bibliotekat dhe krijimin e hapësirave për studim e kërkim shkencor. Ne po bëjmë një investim të madh në përmbajtjen digjitale dhe në shërbime, duke u përpjekur që ta shpërndajmë gjithnjë e më shumë bibliotekën tonë te studentët dhe stafi, 24 orë në ditë, kudo ku janë.

Biblio_POLIS e çon më tej misionin e universitetit për të edukuar qytetarë të angazhuar dhe të realizuar nëpërmjet shërbimeve tona dinamike dhe koleksioneve me vlerë.  Stafi ynë është i fokusuar në krijimin dhe kultivimin e mjediseve fizike dhe virtuale për hulumtime të hapura dhe përsosmëri akademike. Misioni i saj është të shërbejë si qëndër informacioni për përdoruesit e saj (studentët, pedagogë, studiues kërkimorë-shkencorë të këtyre fushave, etj.), ku ofrohen mundësi për njohuri të reja dhe marrjen e tyre në mënyrë sa më efektive. Kjo gjë është arritur nëpërmjet futjes së teknologjisë së re, shërbimeve të kompjuterizuara, duke e kthyer këtë bibliotekë me shërbime dhe fizionomi tradicionale në një bibliotekë moderne e bashkëkohore.

Biblio_POLIS përfshin libra dhe materiale të printuara dhe elektronike, të cilët i përkasin disiplinave të ndryshme, por kryesisht degëve të Planifikimit Urban, Shkencave Kompjuterike, Art-Dizajnit, Arkitekturës, Studimeve Mjedisore, Shkencave Sociale, Inxhinieri Ndërtimi, Administrim Biznesi, Lidership dhe Sipërmarrje, etj. Këto materiale bashkëkohore përfshijnë tekste të rëndësishme të shkruara në gjuhët primare të folura e të kuptuara në Shqipëri: Shqip, Anglisht, Italisht. Ato përditësohen nëpërmjet blerjeve të vazhdueshme që U_POLIS realizon nëpërmjet librarive të ndryshme kombëtare, ndërkombëtare dhe online.

Biblio_POLIS është e abonuar në revista prestigjioze si L’ArcaDomusBeaux ArtsComputer ArtsDetailRegional Studies, ejt., si dhe versionet online të partnerëve tanë, Financat Publike VendoreCulturetheque, etj. 

Krahas ambienteve fizike të Biblo_POLIS, ku ju mund të gjeni mbi 10,000 tituj librash në format fizik, tashmë keni mundësinë të aksesoni dy nga libraritë më të larmishme ONLINE në nivel ndërkombëtar, sikurse janë EBSCO dhe JSTOR. Secili anëtar i komunitetit POLIS, mund të përdor këto thesare për të thelluar njohuritë dhe dijet në fushat e interesit. Ju mund të aksesoni këto dy biblioteka online duke klikuar mbi secilën prej tyre:

Përdorimi i tyre është shumë i lehtë dhe tepër komod. Mos nguroni ta përdorni sa më shumë, në këtë mënyrë do të kuptoni vlerën dhe larminë e shërbimit që ato ofrojnë.

“POLIS Book Club” dhe “Panairi i Librit @ POLIS”

Biblio_POLIS organizon prej disa vitesh me sukses aktivitetet e “Klubit të Miqve të Librit” dhe fushatën “Dhuro një Libër @ POLIS” ku ka angazhim nga studentët dhe stafi.

Për të shfletuar katalogun e bibliotekës kliko këtu.

Për më shumë informacione, kontaktoni: biblioteka@universitetipolis.edu.al