Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Unversiteti POLIS merr pjesë në takimin e rradhës të projektit Erasmus +, QAinAL, për të diskutuar dhe promovuar përfitimet e përbashkëta të projektit

Text Resize

-A A +A
Më 30 Maj 2017, Universiteti POLIS, në vijim të projektit QAinAL, mori pjesë në takimin e rradhës në kuadër të projektit në fjalë. Takimi këtë rradhë u organizua nën drejtimin e Universitetit New York, në ambjentet e kampusit qëndror të këtij Universiteti.
Axhenda e takimit konsistoi në prezantime dhe bashkëbisedime të vlefshme midis IAL-ve Shqiptare por dhe atyre partnerë, duke ndarë në këtë mënyrë eksperiencat më të vyera për përmirësimin e cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë privat në Shqipëri.
Disa nga temat e seancave te diskutuara ishin si vijon:
Ndikimi i reformave në Sigurimin e Cilësisë në diversitetin e sistemeve të arsimit të lartë: institucionet, programet, studentët, senatet studentore si dhe bashkimi kombëtar studentor;
Krijimi / mbështetja dhe përforcimi i strukturave të cilësisë;
Plani i veprimit / punës për Sigurimin e Cilësisë në institucionet partnere;
Impakti i projektit në nivel institucional;
Dokumentacioni mbështetës dhe rishikimi i tyre në kuadër të projektit, etj.
 
 

 

Dates: 
E premte, June 2, 2017 - 13:15
bodrum escort