Struktura të tjera të Pavarura

Struktura të tjera të Pavarura

Universiteti POLIS ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё funksionimin dhe
qeverisjen e mirё tё institucionit.

Këshilli i Etikës pranë Universitetit POLIS është një organ kolegjial këshillimor i cili diskuton probleme të etikës së jetës universitare. Ai i bën propozime Rektorit për këto çështje. Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë që zgjidhen nga Senati Akademik. Kryetari propozohet nga Rektorati.

Ky organ ka për qëllim:

  1. Të shqyrtojë dhe t’i propozojë Rektorit parimet etike bazë të veprimtarisë së përgjithshme të Universitetit në funksion të mbrojtjes dhe të sigurimit të të drejtave themelore të njeriut;
  2. Të shqyrtojë dhe të japë mendim për trajtimin e rasteve të veçanta ose problematike që mund të lindin në veprimtarinë e Universitetit;
  3. Të sugjerojë zhvillimin e veprimtarive etike dhe kulturore në funksion të kultivimit dhe zhvillimit të vlerave etike dhe humane.

Këshilli i Etikës ka funksione këshilluese, të kërkimit, hetimit dhe kontrollit për zbatimin dhe respektimin e normave të parashikuara në Rregulloren e Kodit të Etikës. Favorizon, ku është e mundur, zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve të mundshme etj.

Universiteti POLIS është një nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri që ka marrë Akreditimin Ndërkombëtar Institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (QAA), në Mbretërinë e Bashkuar (UK – United Kingdom). QAA është një institucion i pavaruar, lider global në sigurimin e cilësisë për arsimin e lartë, njëkohësisht antare themeluese edhe e Rrjetit Europian të Cilësisë (ENQA – European Association for Quality Assurance in Higher Education). 

Universiteti POLIS ka marrë akreditimin global pas përfundimit të suksesshëm të Vlerësimit Ndërkombëtar të Cilësisë (IQR) nga QAA.

Vlerësimi Ndërkombëtar i Cilësisë (IQR) është një proçes vlerësimi që u ofron institucioneve jashtë Mbretërisë së Bashkuar që të kenë mundësinë të vlerësohen nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (QAA) sipas standarteve të cilësisë në MB. Gjithashtu ky vlerësim, vlerëson proçeset e sigurimit të cilësisë së institucioneve kundrejt standardeve ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë të përcaktuara në Pjesën 1 të Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë (ESG)

Vlerësimi u zhvillua nga 2 deri më 4 Maj 2023 dhe u krye nga një grup prej tre vlerësuesish të jashtëm të caktuar nga QAA. Në përfundim vlerësuesit konfirmuan se Universiteti POLIS i plotëson të 10-të standardet e brendshme të sigurimit të cilësisë të pëcaktiara në ESG.

Grupi i Vlerësimit të QAA në përfundim të vlerësimit identifikoi disa praktika të mira të cilat aplikohen nga Universiteti POLIS:

  • ekziston një qasje formale e ndërmarrë nga institucioni për të mbështetur në mënyrë aktive praktikat jodiskriminuese në institucion, si përkundrejt studentëve ashtu edhe stafit, çka e bën atë mjaft unik në kontekstin kulturor që ai mishëron (Standardi ESG 1.1)
  • përfshirja e studentëve në hartimin e programeve (Standardi ESG 1.2)
  • mënyra se si universiteti ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet stafit dhe studentëve për të ndihmuar këtë të fundin të përparojë dhe rritet në aspektin akademik dhe profesional (Standardi ESG 1.3)
  • mënyra se si universiteti lidh objektivat institucionale me kërkimin shkencor (Standardi ESG 1.5)
  • larmishmëria e materialeve mësimore, dhe në veçanti pajisjet e veçanta të IT-së për të rritur mundësitë e të mësuarit për studentët me aftësi të veçanta (Standardi ESG 1.6)
  • infrastruktura, mjetet dhe materialet e tjera të specializuara të cilat ofrohen nga universiteti rrisin mundësitë e të mësuarit profesional për studentët (Standardi ESG 1.6).

Grupi i vlerësimi të QAA-së gjithashtu ka përfshirë në raport disa rekomandime për përmirësime, të cilat janë të një natyre të dëshirueshme dhe jo thelbësore. Ato propozohen për t’i mundësuar universitetit një këndvështirm për mënyrën e ndërtimit të praktikave ekzistuese të cilat funksionojnë më së miri në mënyrë të kënaqshme, por që mund të përmirësohen më tej, pasi dihet që cilësia nuk ka kufi.

Akreditimi IQR i QAA-së është i vlefshëm për pesë vjet.

Plan Veprimi Universiteti POLIS

Kjo strukturë pёrbëhet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS.

Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:

  • Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata dhe/ose U_POLIS.
  • Tё përfitojnë bursa studimi apo mundësi punësimi nga rrjeti i partnerëve të POLIS, AUA dhe ALUMNI.
  • Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD, Bienalet TAW/TDW, Ditët e Tokës etj., si dhe asete e evente të tjera të Universitetit POLIS.
  • Të marrin pjesë në jetën social-kulturore dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, AUA, etj.
  • Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, AUA, Co-PLAN, Metro_POLIS, sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes me garë.
  • Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës ALUMNI dhe AUA dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
  • Të përfitojnë botime e revista të Universitetit POLIS me çmim të subvencionuar.

Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.