Universiteti POLIS ёshtё themeluar me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr. 698, dt.11/10/2006, botuar nё fletoren zyrtare nr. 114 , faqe 4475 tё vitit 2006; Fituar akreditimin institucional dhe tё programeve nga MASH (Ministria e Arsimit dhe Shkencёs) dhe APAAL (Agjencia Publike e Akreditimit tё Arsimit tё Lartё), nr.227, dt.22/07/2009 dhe nr.250, dt.14/06/2013. Me vendim tё Qeverisё Shqiptare, VKM nr.746, dt.24/10/2012, U_POLIS ёshtё njohur si IAL (Institucion i Arsimit tё Lartё) me status “Universitet”; dhe me urdhёr tё MASH nr.563, dt.19/11/2012 organizon Programin “Doktoratё”.

Gjuhët

Njoftim për procedurën e regjistrimit për shtetasit e huaj!

Text Resize

-A A +A
Universiteti POLIS njofton të gjithë kandidatët me shtetësi të huaj se mund të paraqiten për të aplikuar në një nga programet e mëposhtme deri në datën 24 gusht 2017.
 
 
Dokumentacioni për regjistrim:
 
  • Formularin e aplikimit sipas shtojcës nr.7 sipas udhëzimit përkatës.
  • Vërtetimin që nuk ka qene i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar tre muajt e fundit. 
  • Fotokopjen e dokumentit personal te identitetit. 
  • Kopje të dokumentit të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopje të diplomës/dëftesës dhe listës së notave.
  • Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhen shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe, mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe. 
  • Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë).
  • Dy fotografi personale.
  • Kopje e mandat-pagesës.
  • Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës nr.7 bashkëlidhur këtij udhëzimit përkatës. 

 

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë:

Marketing: +355 69 40 61 339
Rektorati: +355 69 40 88 111
Tel: +355.(0)4.2407420 / +355.(0)4.2407421
Fax: +355. (0)4.2407422
 
bodrum escort