Shkenca Kompjuterike

Shkenca Kompjuterike

Bachelor në Shkenca Kompjuterike (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Shkenca Kompjuterike është që të përgatisë ekspertë të aftë për të kuptur dhe menaxhuar një sërë teknologjish të avancuara nëpërmjet të cilave përmirësojnë dhe ndërtojnë sisteme dhe aplikacione që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të sotme duke shkëmbyer aftësitë dhe njohuritë me komunitetin në fushën e informatikës dhe teknologjisë së informacionit.

Objektivat formuese të programit të studimit:

Programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike përgatit studentët për të arritur karrierën e mëposhtme dhe arritjet profesionale brenda disa viteve të diplomimit, duke i përgatitur të jenë në gjendje të:
➢ kryejnë karrierë të suksesshme në disiplinat e shkencave kompjuterike dhe / ose ndjekja e studimeve pasuniversitare në këtë fushë;
➢ të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe përshtatja me tregjet dhe teknologjitë në zhvillim;
➢ të marrin pozicione drejtuese me qëllim përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë dhe gjithashtu të iniciojnë biznese që ofrojnë zgjidhje inovative;
➢ të veprojnë me ndërgjegje rreth potencialeve dhe përgjegjësive të profesionit informatik në kontekstin e shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe njerëzimit;

Mundësitë për punësim

Duke pasur parasysh përhapjen dhe zhvillimin e teknologjisë kompjuterike sot në shoqëri ka shumë mundësi të ndryshme pune për studentët e diplomuar në shkenca kompjuterike.
Disa nga mundësitë e punësimit që programi Bachelor në Shkenca Kompjuterike ofron janë
si vijon:
➢ Analist i sistemeve software, bën të mundur kontrollimin e rrjedhjes së informacionit;
➢ Konsulent i sistemeve software, ndihmon në përpunimin e informacionit;
➢ Inxhinier software, Programues sistemi;
➢ Analist i bazës së të dhënave, harton dhe krijon programe për të mbledhur, ruajtuar dhe analizuar të dhëna nga biznesi, qeveria ose dhe institucione të tjera;
➢ Programues i inteligjencës artificiale;
➢ Operator dhe menaxhues i sistemeve të informacionit;
➢ Admistrator i sistemeve dhe/ose i bazës së të dhënave;
➢ Specialist i sigurisë kompjuterike;
➢ Menaxhues / konsulent IT;
➢ Specialist i telekomunikacionit dhe konsulent rrjetesh;

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Fizikë (6 kredite)
  • Analizë Matematike 1 (6 kredite)
  • Web Programming (6 kredite)
  • Shkrim Akademik (3 kredite)
  • Anglisht (3 kredite)
  • Hyrje në Programim (6 kredite)
Semestri II
  • Analizë Matematike II (6 kredite)
  • Algjebër dhe Gjeometri (6 kredite)
  • Probabilitet dhe Statistikë (6 kredite)
  • Database Design Concepts (6 kredite)
  • Arkitektura e Kompjuterave (6 kredite)
Semestri III
  • Inxhinieri Software (6 kredite)
  • Strukturat e të Dhënave (6 kredite)
  • Analizat e Sistemeve (6 kredite)
  • Hyrje në Telekomunikim dhe Rrjetet Kompjuterike (6 kredite)
  • Sistemet Operative (6 kredite)
Semestri IV
  • Algoritmet dhe Komplekset (6 kredite)
  • Data Science (6 kredite)
  • Gjuhë Programimi – C# (6 kredite)
  • Rrjete Kompjuterike 1 (6 kredite)
  • Multimedia Design (6 kredite)
Semestri V
  • Sipërmarrja dhe Biznesi (6 kredite)
  • Rrjete Kompjuterike 2 (6 kredite)
  • Metodat e Kërkimit Shkencor (6 kredite)
  • Inteligjenca Artificiale/(Data Visualization) (6 kredite)
  • Gjuhë Programimi – Java (6 kredite)
Semestri VI
  • Web Programming 2 (6 kredite)
  • App Programming (6 kredite)
  • Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave (6 kredite)
  • Teza dhe Projekt Diploma (6 kredite)
  • Internship Profesional (6 kredite)