Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi (180 ECTC, 3 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Qëllimi i Programit të Studimit Bachelor në Inxhinieri Ndertimi është që të përgatisë studentët profesionalisht si Inxhiniera Ndërtimi, për të marrë një roli kyç që në fazat e para të projektimit dhe në vijim në bashkërendimin e gjithë proceseve të ndërtimit dhe zbatimit. Në këtë mënyrë, studenti duhet të zotërojë aftësi planifikimi, organizimi, mbikëqyrjeje dhe koordinimi të aktorëve dhe elementëve të nëvojshëm në procesin e ndërtimit si zhvilluesit, nënkontraktorët, konsulentët, projektuesit, zbatuesit, financat, materialet, etj. Për të bërë të mundur këtë nevojitet një edukim i bazuar në një spektër dijesh të gjerë në fushat jo vetëm shkencore e teknologjike por dhe të menaxhimit. Ky program synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm.
Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë: – Sektori privat: sipermarrje projektimi dhe ndërtimi arkitektonik e inxhinierik, firma konsulence, kontraktorë, studio të projektimit inxhinierik dhe arkitektonik. – Sektori i shërbimeve dhe prodhimit industrial në fushën e ndërtimit ( materialet,pajisje, etj.), fushen e zbatimit – Sektori publik: autoritete lokale apo agjencive qeveritare; në nivelet e ndryshme të qeverisjes; duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet;
PROGRAMI MËSIMORË
Semestri I
FizikëLënda, Fizikë I, ofrohet për studentët e inxhinierisë së ndërtimit dhe përfshin studimin e mekanikës dhe termodinamikës. Temat që do të trajtohen përfshijnë idetë njutoniane të hapësirës, kohës dhe lëvizjes, ligjet e ruajtjes në mekanikë, lëkundjet dhe valët, fluidet, teorinë kinetike të gazeve dhe parimet e termodinamikës. Ky kurs synon përvetësimin e koncepteve dhe parimeve bazë si dhe aftësimin e studentëve në zgjidhjen e problemave; motivimin e studentëve përmes shembujve praktikë nga jeta e përditshme që demonstrojnë rolin e fizikës në disiplina të tjera si inxhinieria, matematika, kimia, biologjia dhe informatika; pajisjen e studentëve me një kornizë konceptuale për ristrukturimin e njohurive të tyre, duke pretenduar kalimin e tyre gradualisht nga niveli i njohjes në nivelin e studimit të fizikës. Ky kurs përmbush kërkesat e formimit të përgjithshëm universitar për studentët e inxhinierisë.
CADLënda CAD, konsiston në zhvillimin e njohurive dhe aftësive në përdorimin e programit AutoCAD për dizajn, modelim dhe zhvillim të projekteve në ndërtim dhe inxhinieri. Gjatë programit të lëndës, studentët do të njihen me projekte inxhinierike,komponentët përbërës të tyre dhe do të aftësohen në krijimin e skicave të ndryshme, të planimetrive teknike dhe të vizualizimeve 2D dhe 3D nëpërmjet programit AutoCad. Duke qënë lëndë njohje mbi një program kompjuterik e cila zhvillohet në programin mësimor Inxhinieri Ndërtimi viti 1, është konceptuar e arsyeshme që gjatë procesit të mësimit të programit, aplikimi i njohurive të bëhet mbi skica dhe elemente inxhinierike, në mënyrë që të familiarizohen edhe me simbolikat edhe elementët përbërës të një projekti. Në fund të programit të studimit, studenti është në gjëndje të krijojë dhe të modifikojë objekte të ndryshme ndërtesash dhe infrastrukturash.
Algjebër dhe GjeometriDisiplinat e Algjebrës dhe Gjeometrisë janë nga disiplinat bazë të matematikës. Ato janë disiplina formuese dhe me karakter zbatues. Përvec zbatimeve të shumta në praktikë, përvetësimi i njohurive bazë të tyre është një domosdoshmëri për të gjitha shkencat ekzakte. Inxhinierët e ndjejnë më shumë se kushdo tjetët nevojën e dijeve bazë nga këto disiplina matematike. Lënda është konceptuar si një rritje graduale e njohurive matematike në funksion të kërkesave që shtrohen sot në fushën e inxhinierisë së ndër-timit. Me zhvillimin e vrullshëm të shkencave inxhinerike, duke parë lidhjen e ngushtë të këtyre shkencave me disiplinën e matematikës, është synuar që njohuritë matema-tike që do të jepen, të jenë në funksion të këtij misioni. Temat e përzgjedhura, syno-jnë të jenë në funksion dhe të disiplinave të tjera që zhvillohen në këtë universitet.
KimiKimia është shkenca e atomeve dhe molekulave. Ajo studion efektet e prodhuara nga përzierje të ndryshme natyrore ose artificiale me qëllim përmirësimin dhe njohjen e natyrës. Ajo shtjellon kuptimet, përbërjet dhe marrëdhëniet themelore të atomeve dhe molekulave si vazhdim i zbatimit të ligjeve të fizikës. Kimia hyn më në thellësi të dukurive qe ndodhin në natyrë duke studiuar reaksionet kimike dhe rezultatet që dalin prej tyre. Në pjesën e parë trajtohen elementët kimik, atomet, izotopet, substancat dhe vetitë e tyre. Më tej kalohet në reaksionet kimike dhe stekiometria, lidhjet kimike, ekuilibri kimik, etj. Objektivi i këtij kursi është të formojë studentët me njohuritë bazë të kimisë së përgjithshme inorganike dhe organike. Objekti i studimit të kimisë është atomi dhe lëvizja e tij. Qëllimi kryesor i kësaj lënde është t’ju japim studentëve të inxhinierisë nocionet dhe informacionin e nevojshëm lidhur me përbërjet e ndryshme kimike.
Statika e StrukturaveLënda Statikë e Strukturave trajton studimin dhe përpunimin e metodave të llogaritjeve të konstruksioneve në qëndrueshmëri, ngarkesë statikë dhe në shtangësi. Ajo jep metodat e përcaktimit të forcave të brendshme, ngarkesat që lindin në elementët e ndryshëm të konstruksioneve të cilat ndodhen nën veprimin e forcave të jashtme. Në pjesën e parë përshkruhen tipet e ndryshme të strukturave dhe karakteristikat e secilës prej tyre, avantazhet dhe disavantazhet e secilës si dhe konceptimi teorik i trupave/disqeve. Një pjesë të rëndësishme të programit e mbulojnë faktorët që ndikojnë në një ndërtesë dhe si duhet trajtuar apo si duhen marrë në konsideratë këta faktorë. Më tej kalohet në llogaritjet konkrete strukturore të elementëve të thjeshtë strukturorë si kapriatat, trarët e thjeshtë, strukturat me çerniera, etj. Një hapësirë të konsiderueshme e merr edhe formulimi i postulateve teorike dhe teoremat e momentit rrotullues.
Gjeometri Deskriptive 1Lënda e gjeometrisë deskriptive gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë në realizimin në fushën e projektimit. Ka për detyrë të mësojë metodat e paraqitjeve gjeometrike dhe të konstruksioneve të trajtave të sheshta dhe hapësinore në sipërfaqe të rrafshët. Ky synim realizohet përmes projeksioneve. Kjo shkencë mundëson paraqitjen e një trupi hapësinor tredimensional në fletën e vizatimit me ndihmën e dy projeksioneve, gjë që bën të mundur marrjen e një paraqitjeje të qartë dhe të saktë hapësinore të modelit të projektuar. Objektivi kryesor i lëndës është t’i sigurojë studentit mjetet e duhura grafike në zgjidhjen e problemeve që lidhen drejtpërdrejt dhe tërthorazi me figurën e inxhinierit të ndërtimit. Teknikat dhe metodat që studiohen në lëndën e gjeometrisë deskriptive gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë në realizimin dhe redaktimin grafik të fushës së dizajnit. Në fund të lëndës, studentët janë të aftë të vizatojnë një projekt të caktuar.
Semestri II
Analizë MatematikeLënda e Analizës së Matematikës është konceptuar si një rritje graduale e njohurive matematikore në funksion të kërkesave që shtrohen sot në fushën e inxhinierisë. Lënda do të zhvillohet vetëm gjatë simestrit të dytë. Me zhvillimin e vrullshëm të shkencave, duke parë lidhjen e ngushtë të shkencave inxhinierike me matematikën, është synuar që njohuritë matematikore që do të jepen, të jenë në funksion të këtij misioni. Temat e përzgjedhura, synojnë të jenë në funksion dhe të disiplinave të tjera që zhvillohen në këtë universitet. Për përvetësimin e programit mjafton formim bazë në lëndën e matematikës nga shkolla e mesme.
Fizikë 2Lënda, Fizikë II, ofrohet për studentët e inxhinierisë së ndërtimit dhe përfshin studimin e mekanikës dhe termodinamikës. Temat që do të trajtohen përfshijnë idetë njutoniane të hapësirës, kohës dhe lëvizjes, ligjet e ruajtjes në mekanikë, lëkundjet dhe valët, fluidet, teorinë kinetike të gazeve dhe parimet e termodinamikës. Ky kurs synon përvetësimin e koncepteve dhe parimeve bazë si dhe aftësimin e studentëve në zgjidhjen e problemave; motivimin e studentëve përmes shembujve praktikë nga jeta e përditshme që demonstrojnë rolin e fizikës në disiplina të tjera si inxhinieria, matematika, kimia, biologjia dhe informatika; pajisjen e studentëve me një kornizë konceptuale për ristrukturimin e njohurive të tyre, duke pretenduar kalimin e tyre gradualisht nga niveli i njohjes në nivelin e studimit të fizikës. Ky kurs përmbush kërkesat e formimit të përgjithshëm universitar për studentët e inxhinierisë.
Gjeometri Deskriptive 2Lënda e gjeometrisë deskriptive gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë në realizimin në fushën e projektimit. Ka për detyrë të mësojë metodat e paraqitjeve gjeometrike dhe të konstruksioneve të trajtave të sheshta dhe hapësinore në sipërfaqe të rrafshët. Ky synim realizohet përmes projeksioneve. Kjo shkencë mundëson paraqitjen e një trupi hapësinor tredimensional në fletën e vizatimit me ndihmën e dy projeksioneve, gjë që bën të mundur marrjen e një paraqitjeje të qartë dhe të saktë hapësinore të modelit të projektuar. Objektivi kryesor i lëndës është t’i sigurojë studentit mjetet e duhura grafike në zgjidhjen e problemeve që lidhen drejtpërdrejt dhe tërthorazi me figurën e inxhinierit të ndërtimit. Teknikat dhe metodat që studiohen në lëndën e gjeometrisë deskriptive gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë në realizimin dhe redaktimin grafik të fushës së dizajnit. Në fund të lëndës, studentët janë të aftë të vizatojnë një projekt të caktuar.
Shkrim AkademikShkrimi Akademik është një lëndë plotësuese, e cila u ofron studentëve konceptet bazë si dhe mjetet e nevojshme për të kryer në mënyrë të pavarur punën shkencore, si artikuj shkencorë, ese, strukturën e një disertacioni, një projekt kërkimor, një shkrim si dhe zhvillohet një prezantim akademik. Njohja e saktë e metodave dhe metodologjisë së shkrimit akademik dhe kërkimit shkencor si mjete të nevojshme të kërkimit dhe inovacionit mundëson arritjen e rezultateve dhe njohurive të reja ose korrigjimin e atyre ekzistuese. Lënda kontribuon në aftësimin e studentëve mbi rregullat dhe metodologjinë e hulumtimit gjatë procesit të kërkimit në fushën e inxhinierisë ndërtimit, si dhe aftësinë për të pasur një punë kërkimore origjinale.
Mekanika e StrukturaveLënda Mekanika e Strukturave është vazhdim i lëndës Statika e Strukturave. Ajo trajton studimin dhe përpunimin e metodave të llogaritjeve të konstrukioneve në qëndrueshmëri dhe në shtangësi. Ajo jep metodat e përcaktimit të forcave të brëndshme, që lindin në elementët e ndryshëm të konstruksioneve të cilat ndodhen në veprimin e forcave të jashtme. Lënda Mekanika e Strukturave, shërben për formimin e bazave teorike dhe praktike të llogaritjes së elementëve të thjeshta të konstruksioneve. Në pjesën e parë përshkruhen tipet e ndryshme të strukturave dhe karakteristikat e secilës prej tyre, avantazhet dhe disavantazhet e secilës. Një pjesë të rëndësishme të programit e mbulojnë faktorët që ndikojnë në një ndërtesë dhe si duhet trajtuar apo si duhen marrë në konsideratë këta faktorë. Pjesa praktike përfshin punën e studentëve në hulumtinin e veprave më të rëndësishme inxhinierike dhe në punën në grupe me “mola structures”.
Semestri III
WSHP TAW/TDWWorkshopet e zhvilluara përgjatë “Tirana De si gn Week 2023” kanë një rëndësi të veçantë për studentët e degës së inxhinierisë së ndërtimit, duke ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse dhe pasuruar në ofertën e tyre akademike. Të udhëhequr nga profesionistë të fushës me një përvojë disa vjeçare në studiot e projektimit dhe zbatimit, studentët përfshihen në projekte konkrete, duke fituar njohuri praktike dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre në disiplina specifike të projektimit. Ky workshop prezanton nga këndvështrimi i një inxhinieri ndërtimi disa teknologji dhe aplikime të ndryshme për rifiniturën e ndërtesës. Në këtë workshop trajtohen materiale dhe sisteme të ndryshme me qëllim rritjen e komfortit dhe teknika për prodhimin e këtyre materialeve, duke nisur nga prodhimi e deri te aplikimi i tyre në struktura.
Teknologji Ndërtimi IObjektivi i lëndës është të udhëheqë studentin, gjatë procesit të analizës dhe thellimit të mjeteve, me anë të të cilave inxhinieri administron dhe kontrollon të gjitha fazat e procesit të ndërtimit të ndërtesave, nëpërmjet bashkëveprimit të kompozimit arkitekturorë dhe zgjidhjeve teknike, me anë të cilave ato realizohen në praktikë. Gjithashtu synohet pajisja e studentit me njohuritë mbi raportet midis aktiviteve dhe hapësirave, nga njëra anë, dhe funksioneve të elementeve teknike, nga ana tjetër, nëpërmjet konceptimit dhe projektimit të elementeve teknike kryesore, duke kontrolluar dhe vlerësuar rolin që materialet, prodhimet dhe sistemet konstruktive kanë gjatë hartimit të një projekti të arkitekturës, në funksion të plotësimit të kërkesave funksionale dhe të shfrytëzimit të ndërtesës.
Gjeologji InxhinierikeMe rritjen e kompleksitetit të strukturave si dhe të kushteve të terrenit ku ato mbështeten ka lindur dhe nevoja për studime sa më të detajuara gjeologo-inxhinierike. Lënda hedh dritë mbi aspektet më të rëndësishme gjeologjike që një inxhinier ndërtimi duhet të ketë parasysh. Leksionet e para trajtojnë aspektet e përgjithshme të gjeomorfologjisë dhe të tektonikës së Tokës dhe fokusohen në veçanti në kushtet e Shqipërisë, e cila në këtë këndvështrim ka edhe aspektet e saj të veçanta. Më pas kalohet në përshkrimin e shkëmbinjve përbërës të shtresave tokësore pranë sipërfaqes, si janë formuar këta shkëmbinj, vetitë dhe klasifikimi i tyre sipas prejardhjes dhe sjelljes. Njohja e shtresave gjeologjike, trashësisë dhe përbërjes së tyre, ka një rëndësi të veçantë në zgjedhjen e tipit të themeleve të strukturës.
Materiale NdërtimiKjo lëndë shërben kryesisht për të vlerësuar materialet kundrejt vlerave të tyre të rezistencës dhe durueshmërisë, për të vendosur mbi përdorimin ose jo të tyre në situata të caktuara në ndërtim. Qëllimi i lëndës është të japë njohuri bazë, përpara se të kalohet në një analizë të hollësishme të materialeve. Kapitujt mbi shkencën përfshijnë vetitë mekanike, termike, elektrike dhe transportuese të materialeve dhe diskutojnë teorinë bazë, si dhe rëndësinë për aplikimet në ndërtim. Më pas, lënda vazhdon të shqyrtojë në detaje secilin prej materialeve kryesore, si betoni dhe çeliku, dhe të diskutojë vetitë e tyre, duke iu referuar shkencës bazë nga kapitujt fillestarë. Përmirësimi i materialeve ofron hapësirë të madhe për kursimin e energjisë dhe përfitimet mjedisore. Këto përfitime duhet të merren parasysh në të gjitha fazat e procesit të projektimit dhe specifikimit, kështu që ato diskutohen gjatë gjithë lëndës.
HidraulikëLënda e Hidraulikës zhvillohet përgjatë semestrit të parë të vitit të dytë me studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjatë kësaj lënde studentët kanë një qasje të përgjithshme rreth mekanikës së lëngjeve dhe bazave të hidraulikës. Pjesa e parë e lëndës trajton disa koncepte fillestare, në mënyrë që studentët të marrin disa njohuri të përgjithshme rreth saj. Më tej do të njihen me bazatteorike të hidrostatikës dhe hidrodinamikës, të cilat përfshijnë: presionin hidrostatik dhe vetitë e tij, ekuacionin themelor të hidrostatikës, forca e presionit mbi sipërfaqen e rrafshët dhe të kurbëzuar, ekuacioni i Bernulit etj; humbjet hidraulike, formulat Shezi etj. Bazat teorike rreth këtyre temave janë shumë të rëndësishme pasi në funksion të tyre do t’i jepet zgjidhja dhe detyrës së kursit që do të zhvillohet. Gjatë kësaj lënde studentëve do t’ju jepen njohuri bazë rreth inxhinierisë hidraulike.
Rezistencë MaterialeshRezistenca e materialeve është një shkencë teorike bazë që studion soliditetin, ngurtësinë dhe qëndrueshmërinë e elementëve të veçantë të konstruksioneve. Rezistenca e materialeve hyn më në thellësi të dukurive që ndodhin në trupat kur mbi ta veprojnë ngarkesa duke marrë parasysh deformimet që pësojnë ata. Rezistenca e materialeve gjatë llogaritjeve praktike, studion jo vetëm sigurimin e një pune normale të konstruksionit, por edhe anën ekonomike të tij, dmth konstruksioni të ketë soliditetin, ngurtësinë dhe qëndrueshmërinë e nevojshme me një konsum sa më të vogël të materialit. Objektivi kryesor i rezistencës materiale është zhvillimi tek studenti i aftësisë për të analizuar një problem në mënyrë të thjeshtë dhe logjike dhe për të zbatuar në zgjidhjen e saj disa parime të rëndësishme themelore dhe të mirëkuptuara.
Semestri IV
Gjeodezi InxhinierikeNë përfundim të lëndës, studentët do jenë pajisur me parimet dhe teoritë bazë që janë në themel të studimit sistematik të karakteristikave topografike, aftësitë themelore në analizat e formës së tokës nëpërmjet hartave dhe rilevimeve fushore, nevojës dhe rolit të punimeve Topografike në shërbim të Inxhinierisë së ndërtimit, përgatitjen dhe interpretimin e planeve topografike, metodat, mjetet dhe teknologjia e përdorur në përftimin dhe përgatitjen e informacionit topografik si dhe zhvillimet e fundit në fushën e topografisë dhe informacionit gjeohapësinor. Në përfundim të lëndës, studentët do jenë pajisur me parimet dhe teoritë bazë që janë në themel të studimit sistematik të karakteristikave topografike, aftësitë themelore në analizat e formës së tokës nëpërmjet hartave dhe rilevimeve fushore.
Legjislacion dhe UrbanistikëLënda Ligji dhe Legjislacioni Urban është konceptuar të zhvillohet në semestrin e dytë të vitit të dytë Inxhinieri Ndërtimi – programi Bachelor. Lënda synon që studentët të kenë mundësi për të marrë më tepër njohuri rreth Ligjeve në fuqi, VKM-ve dhe gjithë bazës ligjore/juridike në lidhje me ndërtimin dhe lejet përkatëse që miratojnë punimet e ndryshme të zbatimit të punimeve. Në këtë lëndë informacioni me të cilin pajiset studenti lidhet me “njohuri bazë dhe të zgjeruara të fushës”. Ajo do të përmbajë bazat teorike dhe praktike mbi planifikimin dhe zhvilllimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, si dhe bazën ligjore përkatëse që monitorojnë dhe organizojnë planifikimin e territorit. Pjesa teorike do të fokusohet në shpjegimin se si organizohet niveli i planifikimit dhe kontrollit të territorit në nivele të ndryshme territorit.
Gjeoteknikë I (Mekanikë Dherash)Në lëndën Gjeoteknikë I trajtohen dy aspekte të mekanikës së dherave, të cilët janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Aspekti i parë ka të bëjë më dherat si mbështetje të objekteve të ndryshëm, ndërtesa apo objekte infrastrukturore. Ndërsa aspekti i dytë është përdorimi i dherave si material ndërtimi për realizimin e objekteve të ndryshëm infrastrukturore. Leksionet e para trajtojnë çështjet e njohjes së dherave dhe eksplorimit të tyre. Cilat janë mënyrat e testimit të dherave dhe cilat janë vetitë kryesore inxhinierike të tyre. Kursi synon të plotësojë studentët e inxhinierisë me njohuri sa
më të plota në këtë drejtim duke shërbyer si bazë e fortë për zhvillimin e gjykimit profesional të një inxhinieri. Studenti fiton njohuri teorike si dhe aftësim praktik mbi çështjet lidhur me mënyrën sesi bazamentet sillen nën veprimin e ngarkesave, rëndësinë e investigimit dhe karakterizimit gjeoteknik dhe ndikimin e ujërave nëntokësorë.
Teori StrukturashLënda “Teoria e Strukturave” është vazhdim i moduleve “Statikë” dhe ‘’Rezistencë e materialeve”. Është nga lëndët bazë të formimit inxhinierik të studentëve. Ata marrin njohuri të thelluara për llogaritjen forcave të brendshme dhe të jashtme nën veprimin e ngarkesave statike, në strukturat e varura, strukturat hark, kapriatat, rama, trarë të thjeshtë, trarë të përbërë, sisteme me çerniera, sisteme strukturash statikisht të caktuara SSC, sisteme strukturash statikisht të pacaktuara SSP etj. Objektivi i lëndës “Teori e Strukturave” është ti përgatisë studentët e inxhinierisë së ndërtimit me njohuri sa më të plota mbi metodat klasike në llogaritjet strukturore. Në përfundim të kësaj lënde studentët aftësohen në krijimin dhe kuptimin e skemave statike të konstruksioneve bazë të ndërtesave civile dhe llogaritjen e tyre sipas metodave klasike-empirike.
Teknologji Ndërtimi IIObjektivi i lëndës është të udhëheqë studentin, gjatë procesit të analizës dhe thellimit të mjeteve, me anë të të cilave inxhinieri administron dhe kontrollon të gjitha fazat e procesit të ndërtimit të ndërtesave, nëpërmjet bashkëveprimit të kompozimit arkitekturorë dhe zgjidhjeve teknike, me anë të cilave ato realizohen në praktikë. Gjithashtu synohet pajisja e studentit me njohuritë mbi raportet midis aktiviteve dhe hapësirave, nga njëra anë, dhe funksioneve të elementeve teknike, nga ana tjetër, nëpërmjet konceptimit dhe projektimit të elementeve teknike kryesore, duke kontrolluar dhe vlerësuar rolin që materialet, prodhimet dhe sistemet konstruktive kanë gjatë hartimit të një projekti të arkitekturës, në funksion të plotësimit të kërkesave funksionale dhe të shfrytëzimit të ndërtesës.
Semestri V
Konstruksione B/ALënda Konstruksione Betonarme është konceptuar të zhvillohet në programin bachelor në degën Inxhinieri Ndërtimi. Lënda përmban kuptimet kryesore të konceptimit, modelimit dhe llogaritjes së strukturave prej betoni të armuar. Përvec llogaritjes, kjo lëndë trajton edhe aspektet e materialeve të përdorura në konstruksionet betonarme. Kjo lëndë është mjaft e rëndësishme duke parë që konstruksionet betonarme zënë pjesën më të madhe të konstruksioneve të reja që ndërtohen tashmë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet fqinjë. Betoni i armuar është një material kompozit shumë i përshtatshëm për shumë aplikime të ndryshme, duke filluar nga ndërtesat rezidenciale, në objekte të shërbimit publik si shkolla dhe spitale, deri në objekte infrastrukture të rëndësisë së veçantë si ura dhe diga. Kjo lëndë është e rëndësishme sepse hedh bazat e llogaritjes së konstruksioneve betonarme.
WSHP TAW/TDWWorkshopet e zhvilluara përgjatë “Tirana Architecture Week 2024” kanë një rëndësi të veçantë për studentët, duke ofruar një përvojë të kuruar dhe gjithëpërfshirëse dhe shërbyer si një komponent kryesor si pjesë e rrugëtimit të tyre akademik. Të udhëhequr nga profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e dizajnit, studentët përfshihen në projekte të prekshme, duke fituar njohuri praktike dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre në disiplina specifike të projektimit. Ky workshop prezanton nga këndvështrimi i një inxhinieri ndërtimi disa teknologji dhe aplikime të ndryshme për llojet e ndryshme të fasadave në objektet shumëkatëshe dhe teknologjive inovative referuar rasteve të ndryshme të aplikuara në vendin tonë.
Gjeoteknikë II (Inxhinieri Themelesh)Lënda “Gjeoteknikë 2” (Inxhinieria e themeleve) trajton ndoshta pjesën më komplekse të një strukture, si për strukturat më të thjeshta ashtu dhe për strukturat mjaft komplekse, që janë themelet ose pjesa e nënstrukturës. Bashkëveprimi ndërmjet strukturës dhe themelit të saj është një ndër aspektet më të rëndësishme të projektimit strukturor, në mënyrë të veçantë për kushte sizmike të projektimit. Lënda ndahet në tre pjesë në të cilat përshkruajnë llojet më të rëndësishme të themeleve të përdorura në struktura, karakteristikat e tyre si dhe çfarë duhet patur parasysh në projektim. Në fund të lëndës “Gjeoteknika 2” studentët dalin me njohuritë bazë përsa i përket rradhës së projektimit të themeleve të cekët, të dhënat që ndikojnë ne zgjedhjen e një lloji themeli si dhe rëndësinë e përcaktimit të duhur të nënstrukturës në funksion të rasteve specifike.
Fizikë Teknike dhe ImpianistikëLënda “Fizikë Teknike” & “Impiantistikë”, si dy lëndë plotësuese të njëra tjetrës janë mjaft të rëndësishme për formimin bazë të studentëve të vitit të tretë BSc. Inxhinieri Ndërtimi. Kjo lëndë është e lidhur me studimin e parametrave fizikë që karakterizojnë ambjentet e brendshme të banuara si dhe me përcaktimin e mënyrave, mjeteve dhe sistemeve për sigurimin dhe ruajtjen e tyre. Synimi kryesor i lëndës është të japi njohuri të mjaftueshme mbi llojet e sistemeve të ndryshme që ndodhen në përbërje të një ndërtese, të cilat janë të nevojshme për sigurimin e parametrave të mësipërm fizikë, mbi fushën racionale të përdorimit të tyre, si dhe mbi mënyrën e përdorimit me efiçencë energjitike sa më të lartë me synimin për kursimin sa me të madh të energjisë, gjë e cila është një nga pikat më të rëndësishme në aktualitetin e ndërtimit.
Ekonomi dhe Kantjer NdërtimiLënda Ekonomi dhe Kantier Ndërtimi është konceptuar të zhvillohet në simestrin e parë të vitit të tretë bachelor. Lënda synon që studentët të kenë mundësi për të zhvilluar njohuritë profesionale, për të lehtësuar përparimin e mëtejshëm dhe në të ardhmen të jenë të aftë të përballojnë sfidat që dalin në punë; për të qenë të vetëdijshëm për rolin që mund të luajnë në vendin e punës, të kuptojnë mekanizmat dhe modelet, të orientohen dhe të vlerësojnë shembujt, analizat në fushën e ndërtimit, me të cilat një profesionist mund të ndeshet dhe do ti kërkohen t’i zbatojë. Objektivi kryesor është t’u ofrojë studentëve një kuptim të plotë të parimeve ekonomike dhe aplikimit të tyre në industrinë e ndërtimit. Kjo përfshin vlerësimin e kostos, planifikimin financiar dhe optimizimin e burimeve, duke u mundësuar studentëve të marrin vendime të informuara dhe të kontribuojnë në menaxhimin efikas dhe të qëndrueshëm të projektit të ndërtimit.
Internship ProfesionalUniversiteti POLIS zhvillon bashkëpunim me disa institucione publike dhe private, të konkretizuara nëpërmjet marëveshjeve, në të cilat studentët mund të kryejnë praktikën profesionale. Praktika profesionale do të zhvillohet në institucione sipas profilit të studentëve si në sektorin publik dhe atë privat. Internshipi/praktika mësimore është një pjesë e programit mësimor, e detyrueshme për t’u kryer nga ana e studentit në vitin e fundit të studimeve në të cilin ndodhet. Praktika mësimore është pjesë e pandarë e programit të studimit dhe zhvillohet konkretisht në semestrin e parë të vitit të fundit dhe nënkupton zhvillimin e praktikës pranë një institucioni/kompanie/studio objekti i veprimtarisë së të cilit është i njëjtë apo ngjashëm me programin tuaj të studimit.
Konstruksione Muri dhe GuriLënda Konstruksione Muri dhe Guri është konceptuar të zhvillohet në programin bachelor në degën Inxhinieri ndërtimi. Lënda përmban kuptimet kryesore të konceptimit, modelimit dhe llogaritjes së strukturave prej murature tulle dhe guri. Përvec llogaritjes kjo lëndë trajton edhe aspektet e materialeve të përdorura në muraturë, si dhe vlerësimin e dëmtimeve dhe riparimin e tyre. Kjo lëndë është mjaft e rëndësishme duke parë kulturën e vendit tonë e cila bazohet në ndërtimet e muraturës së tullës dhe të gurit. Këto ndërtime janë një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë tonë kulturore dhe historike. Si të tilla ato kanë nevojë të llogariten dhe të mirëmbahen. Në këtë lëndë studentët do të marrin bazat e llogaritjes të forcave sizmike, dhe kjo është një aftësi e aplikueshme edhe në lloje të tjera konstruksionesh. Gjithashtu në këtë lëndë studentët do të marrin bazat e vlerësimit sizmik dhe verifikimit të konstruksioneve të muraturës.
Introduction to BIMLënda në koncept është njohje dhe aftësim në teknologjinë BIM për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve në përdorimin e teknologjive BIM në fushën e ndërtimit. Në përfundim të lëndës, studenti do të jetë aftësuar për modelimin e informacionit 3D në Revit, mënyrën e koordinimit dhe punës në grup, teknikat e kontrollit dhe të bashkëpunimit të disiplinave të ndryshme në kohë reale në të njëjtin model. Gjithashtu, në mbyllje të fazës së modelimit të informacionit, studenti do të jetë aftësuar në organizimin dhe menaxhimin e informacionit të modeluar, duke u njohur me teknika në efikasitetin e proçesit dhe shfrytëzimin sa më të mirë të modelit të ndërtuar. Pra, në përfundim të lëndës, do të jetë pajisur me dije dhe teknika jo vetëm modelimi por edhe menaxhimi dhe ndërveprimi multidisiplinar.
Semestri VI
ElektroteknikëLënda e Elektroteknikës zhvillohet në semestrin e dytë të vitit të tretë me studentët e BSc. Inxhinieri Ndërtimi. Ndërmjet këtij kursi studentët e inxhinierisë së ndërtimit njihen me njohuritë bazë të principeve dhe metodikave të hartimit të projekteve elektrike, në mënyrë që në të ardhme ai të ketë mundësi të bashkërendojë punën e tij projektuese me inxhinierët projektues elektrik përsa i takon ndriçimit, vendosjes së kuadrove dhe kabinave elektrike, për banesat, repartet industriale, etj. Objektivi kryesor i këtij kursi është të njohë studentët me konceptet bazë të elektroteknikës, të aftësojë ata në leximin e një projekti elektrik dhe të përgatisë në projektimin e impiantit elektrik të një objekti banimi. Në fund të kursit studentët duhet të jenë të aftë të identifikojnë parametrat elektrike të një sistemi elektrik, funksionet e tij; të arrijnë të llogarisin dhe projektojnë një impiant.
Analizë dhe Projektim Strukturor KompjuterikLënda “Analizë dhe Projektim Strukturor Kompjuterik” është planifikuar të zhvillohet në semestrin e dytë të vitit të tretë. Kjo lëndë prezanton, nisur nga këndvështrimi i një inxhinieri, konceptet dhe metodat themelore të përzgjedhjes së tipit të elementeve, së parametrave të materialit, së kushteve kufitare, të skemave të ngarkimit, të procedurave të kontrollit si dhe aspekte të tjera të modelimit, analizës dhe llogaritjes së elementeve me ndihmën e programeve kompjuterike. Në këtë lëndë janë trajtuar mundësitë, limitet dhe të metat e llojeve të analizave dhe modeleve të ndryshme në lidhje me teorinë dhe algoritmet që qëndrojnë në themel të tyre. Deri në fund të lëndës studenti do të jetë i aftë të projektojë një strukturë beton-arme dy katëshe, si dhe të ndërtojë një algoritëm për të automatizuar një pjesë të proceseve.
Konstruksione prej Betoni të ParanderurLënda “Konstruksione prej Betoni te Paranderur“ është konceptuar të zhvillohet në simestrin e dytë të vitit të tretë. Lënda përmban kuptimet kryesore të konceptimit, modelimit dhe llogaritjes së strukturave beton-arme te paranderura. Kjo lëndë trajton aspekte të ndryshme të prodhimit dhe projektimit të elementëve prej betoni të paranderur, sforcimet dhe deformimet në këta elementë. Programi i kursit synon të përgatisë studentët në formimin e tyre me njohuri konstruktive. Studenti duhet të përvetësojë parimet bazë teoriko-praktike të konceptimit, modelimit, llogaritjes dhe realizimit të strukturave të ndryshme prej betonarmeje të paranderur. Qëllimi është të sigurojë bazat e nevojshme për kuptimin dhe vënien në praktikë të këtyre njohurive në struktura të ndryshme.
Konstruksione MetalikeLënda “Konstruksione Metalike” trajton aspektet ndërtimore të një prej tipologjive strukturore më të rëndësishme të veprave inxhinierike qofshin këto të karakterit civil apo infrastrukturor. Përvetësimi i kësaj lënde ka rëndësi të veçantë sepse ka lidhje direkte me një ndër aktivitetet primare që inxhinierët hasin sapo angazhohen në tregun e punës (qoftë ky lokal apo dhe rajonal e më gjerë). Materiali i çelikut është kryesori në realizimin e veprave inxhinierike, përpos beton-armesë, ndaj përvetësimi i dijeve mbi projektimin e strukturave metalike është thelbësor në veçanti për një inxhinier strukturist. Lënda përmbledh njohuri bazë që nisin me njohjen e sjelljes së çelikut strukturor si material dhe zhvillohet më gjerë në aspektet më të rëndësishme lidhur me kërkesat dhe projektimin e strukturave metalike qofshin këto të gjendura në një godinë apo në një urë.
Teza dhe Projekt DiplomaLënda “Teza dhe Projekt Diploma” për studentët e degës së Inxhinierisë së Ndërtimit, ka si qëllim dhe është konceptuar si një studio gjatë së cilës studentët do të përgatiten për provimin i cili do të përmbledhë të gjitha njohuritë e marra gjatë tre viteve të studimit dhe gjithashtu gjatë kësaj studiojë studentët do të kenë mundësi të realizojnë projektin e tyre. Qëllimi kryesor i kësaj studioje është që studentët të kenë mundësi të punojnë dhe të konsultohen gjatë gjithë kohës me pedagogët përkatës për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë që dalin gjatë kohës që përgatiten. Gjatë kësaj lënde studentët do të marrin vëmendje dhe mbështetje individuale për të sqaruar të gjitha pyetjet që lindin. Gjatë këtij moduli studentët do të rishikojnë dhe do të rishpjegohen pjesët kryesore të lëndëve të përzgjedhura dhe gjithashtu do të punohet për projektin e secilit.
Rrjete Teknologjike – Furnizim me UjëLënda e Rrjete Teknologjike-Furnizim me ujë zhvillohet përgjatë semestrit të dytë me studentët e vitit të tretë të Inxhinierisë së Ndërtimit. Pasi studentët kanë marrë njohuritë bazë të Hidraulikës, e cila zhvillohet në vitin e dytë, në këtë kurs njohuritë e tyre thellohen në rrjete teknologjike-furnizim me ujë. Gjatë këtij kursi do të trajtojmë koncepte dhe tematika që kanë lidhje me sistemet e furnizimit me ujë dhe llogaritjes së tubacioneve. Në vazhdimësi të Hidraulikës do të trajtojmë ligjin e Bernulit, zbatime të tij dhe kuptimin e tij energjitik dhe gjeometrik; Regjimet e lëvizjes së lëngjeve; Humbjet Hidraulike; Llogaritjen e një sistemi të thjeshtë tubacionesh dhe Furnizimin me ujë të një objekti banimi. Lënda do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar mes leksioneve, ku do të merren bazat teorike; seminareve, ku do të kemi ushtrime të ndryshme apo shembuj rreth atyre që do të trajtohen në leksione.