Leonora Haxhiu

Asistente Lekotore në Planifikim

LEONORA HAXHIU

Departamenti: 
Planifikim & Mjedis
Kontakt: 
leonora_haxhiu@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Leonora Haxhiu është laborante që asiston procesin mesimor pranë Fakultetit për Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim, Departamenti i Planifikimit dhe Menaxhimit Urban. Ajo ka nje diplome “Bachelor” dhe “Master Profesional” në Inxhinieri Gjeo-Informatike nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Aktualisht po finalizon edukimin MSc në Shkenca Kompjuterike pranë Universitetit POLIS. Leonora asiston ndërkohë procesin mesimor në U-Polis, sidomos pranë laboratorit me programe me fokus sistemet dhe aplikimet GIS. Ajo ka një eksperiencë intensive pune të mëparshme në fushën e sistemeve GIS, si edhe një specializim online për këto sisteme nga Universiteti Davis i Kalifornisë, SHBA. Pas kompletimit të formimit shkencor ajo synon të thellohet në kërkim shkencor dhe doktoral për marrdhëniet e GIS me planifimin e territorit.

Fushat e interesit dhe kërkimit shkencor të saj përfshijne: Teknologjitë gjeo-hapësinore dhe aplikimi i tyre në planifikimin urban / Analizat mjediore nëpërmjet sistemeve GIS / Remote Sensing / Fotogrametri / GIS dhe Shkenca Kompjuterike, etj.