BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

politecnico-di-bari
Mobilitete

BURSË E PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë, të vitit akademik 2022-2023, në Universitetin e Barit, Itali (www.poliba.it)

Afati i aplikimit, deri në datë 10 Shkurt 2023.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Barit, Itali:

  • Forma e Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • Njohuri te gjuhes italiane
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Njohuri baze ne gjuhes italiane
  • Portofoli i projekteve

 

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: anisa_gjini@universitetipolis.edu.al

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:

https://forms.gle/inkaWPpJP5fcsho87 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit POLIS.

Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë vetem studentët e Doktoraturës (PHD).

Shënim:

Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit POLIS dhe Universitetit të Barit.

Për më shumë informacion kontaktoni: flora_krasniqi@universitetipolis.edu.al