Llazar Kumaraku

Doktor Shkencash në Arkitekturë

LLAZAR KUMARAKU

Departamenti: 
Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Manaxhimit Urban
Kontakt: 
llazar_kumaraku@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Llazar Kumaraku është arkitekt dhe planifikues urban. Ai ka përfunduar studimet Master Shkencor dhe ato të doktoraturës në Universitetin Sapienza në Romë. Teza e doktoraturës së tij fokusohet në elementet kompozicionale të hapësirës urbane në qytetet e ndërtuara ex-novo në Lacio midis dy luftërave botërore.
Prej vitit 2015, ai është pjesë e Universitetit POLIS, ku bashkëpunon në lëndët Planifikim Urban dhe Dizajn Urban. Fillimisht ka asistuar dhe më pas ka drejtuar kursin e Laboratorit Urban në Masterin Profesional në Planifikim Territori dhe GIS. Duke filluar nga tetori 2023, ai është Dekan i Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban në Universitetin POLIS.
Llazar Kumaraku ka qenë visiting profesor në TU Graz nga tetori 2019 deri në mars 2020. Ai gjithashtu ka qenë visiting profesor në Universitetin e Molise në Itali dhe U-Minho në Portugali.
Llazar Kumaraku ka botuar për revista kombëtare dhe ndërkombëtare si (H)ortus-Sapienza në Itali, Athens Journal of Architecture në Greqi, Forum AP dhe Polis Press në Shqipëri, dhe U-Minho në Portugali. Në vitin 2019, ai botoi përkthimin nga italishtja në shqip të librit të Franco Purinit “Comporre l’Architettura” dhe në vitin 2024, së bashku me Daniela Kavaja, kanë publikuar përkthimin në shqip të “Teoria e Restaurimit” të Cesare Brandi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

KAVAJA D, KUMARAKU L, (2024). Teoria e Restaurimit, Polis Press: Tirane. (Përshtatje nga italishtja në shqip e librit “Teoria del Restauro” e Cesare Brandi)
KUMARAKU L, PRIFTI J. (2024). Investigating the Formal Relationship between Infrastructure and the Urban Form in Albanian Settlements. Civil Engineering and Architecture, 12(1), 133 – 140. DOI: 10.13189/cea.2024.12011
KUMARAKU L. (2023) Spatial Proposals for The Post Pandemic City. Panacea Planning and Architecture for The Third Millenium Settlement. The Case of Lezha Region. In Scientific journal of the Observatory of Mediterranean Basin. Vol. 7. Tirane: Polis Press. ISSN: 2959-4081. DOI: 10.37199/o41008117
KUMARAKU L. ISTREFAJ M. (2023) Innovative housing models that reflect the needs of contemporary society. (Post-pandemic context) In Scientific journal of the Observatory of Mediterranean Basin. Vol. 7. Tirane: Polis Press. ISSN: 2959-4081. DOI: 10.37199/o41008204
KUMARAKU L. PULA D. (2023) Identity of Architecture: The Case of the National Library of Kosovo. Athens Journal of Architecture. 9 (3) July. Pages 281-298. DOI: 10.30958/aja_v9i3.