Edmond Agolli
2024-11-08 9:22Edmond Agolli
MSc./MND
EDMOND AGOLLI
Departamenti:
Departamenti Mjedisit
Kontakt:
edmond_agolli@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Edmond Agolli është fizikant. Nga data 26 shtator 1971 deri më 16 qershor 2000 ka punuar si fizikant në Departamentin e Radiometrisë, Instituti i Fizikës Bërthamore (INP), Tiranë. Nga data 16 qershor 2000 deri më 29 mars 2010 ka punuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH), në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, si Drejtues Sektori dhe ekspert për programet dhe politikat e kërkimit shkencor në Shqipëri. Gjatë periudhës 30 mars 2010 deri më 11 maj 2015 ka punuar në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), si Drejtor i Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit; Nga data 19 qershor 2015 e në vazhdim është kontraktuar nga Universiteti Polis si pedagog i Fizikës së Përgjithshme dhe ekspert vlerësimi për veprimtari kërkimore në këtë universitet.
AKTIVITETET / PUBLIKIMET E ZGJEDHURA
- Ka organizuar dhe realizuar një numër të madh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në vend;
- Është autor i disa artikujve dhe periodikëve në revista shkencore në Shqipëri dhe jashtë saj.
- (Vetëm legjislacioni dhe politika)
- Drafti i Strategjisë Shqiptare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin për vitet 2016-2020 (2012, bashkautor).
- Raport i Vlerësimit të Jashtëm për “Vlerësimin e Veprimtarisë Kërkimore Shkencore në Universitetin Jopublik “POLIS” për periudhën 2012-2015; 2015, autor.
- Raport i Vlerësimit të Brendshëm “Vlerësimi i Veprimtarisë Kërkimore Shkencore në Universitetin Jopublik “POLIS” për vitin akademik 2015-2016; 2016, autor.
- Raport i Vlerësimit të Brendshëm për “Vlerësimin e Veprimtarisë Kërkimore Shkencore në Universitetin Jopublik “POLIS” për vitin akademik 2016-2017;2017, autor.
- Raport Vlerësimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në FP6 dhe FP7, 2017, autor.
- Raport i Vlerësimit të Brendshëm për “Vlerësimin e Veprimtarisë Kërkimore Shkencore në Universitetin Jopublik” POLIS” për vitet akademike 2017-2018; 2018-2019, 2019-2020; 2020 – 2021; 2021 – 222322; 2023 – 2024 (në vazhdim), autor.