Edmond Agolli

MSc.

EDMOND AGOLLI

Departamenti: 
OMB/UNECE – Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërisë
Kontakt:
edmond_agolli@universitetipolis.edu.al

EDUKIMI

MSC. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës, 1966 – 1970

EKSPERIENCA

Nga data 26 shtator 1971 deri më 16 qershor 2000 ka punuar si fizikan në Departamentin e Radiometrisë, Instituti i Fizikës Bërthamore (INP), Tiranë.
• Nga periudha 16 qershor 2000 deri në 29 mars 2010 ka punuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkensës (MASH), në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, si përgjegjës Sektori dhe ekspert për programet dhe politikat e kërkimit shkencor në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ka administruar Programet Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit dhe Programet Dypalëshe të Bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik me vendet e tjera..
• Ai ka qenë anëtar i disa programeve shkencore në organizata ndërkombëtare si NATO, CEI, COST dhe Programet Kuadër të BE-së.
• Anëtar i disa grupeve të punës për reformat në kërkimin shkencor dhe strategjitë e shkencës dhe inovacionit në Shqipëri;
• Gjatë periudhës 30 mars 2010 deri më 11 maj 2015 ka punuar në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), si Drejtor i Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit;
• Nga data 19 Qershor 2015 e në vijim është kontraktuar nga Universiteti Polis si pedagog i Fizikës së Përgjithshme dhe ekspert vlerësues për veprimtari kërkimore në këtë universitet.

FUSHA E INTERESIT / SUBJEKTET

  • Fizikë 1
  •  Fizikë 2
  •  Fizika e Aplikuar

AKTIVITETET / PUBLIKIMET E ZGJEDHURA

Ka organizuar dhe realizuar një numër të madh konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në vend;
• Është autor i disa artikujve dhe periodikëve në revista shkencore në Shqipëri dhe jashtë vendit.
(Vetëm legjislacioni dhe politika)
1. Drafti i Strategjisë Shqiptare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin për vitet
2016-2020 (2012, bashkautor).
2. Raport i Vlerësimit të Jashtëm për "Vlerësimi i Veprimtarisë Kërkimore Shkencore në
Universitetin Jopublik "POLIS" për periudhën 2012-2015; 2015, autor.
3. Raport i Vlerësimit të Brendshëm “Vlerësimi i Veprimtarisë Kërkimore Shkencore në
Universitetin Jopublik “POLIS” për vitin akademik 2015-2016; 2016, autor.
4. Raport i Vlerësimit të Brendshëm për “Vlerësimin e Veprimtarisë Kërkimore
Shkencore në Universitetin Jopublik “POLIS” për vitin akademik 2016-2017; 2017,
autor.
5. Raport Vlerësimi i pjesëmarrjes së Shqipërisë në FP6 dhe FP7, 2017, autor.
6. Raport i Vlerësimit të Brendshëm për “Vlerësimin e Veprimtarisë Kërkimore
Shkencore në Universitetin Jopublik” POLIS” për vitet akademike 2017-2018; 2018-
2019, 2019-2020; 2020 – 2021; 2021 – 2022; autor.