Programet e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” (BSc) në Universitetin POLIS synojnë pajisjen e studentëve me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe formimin e shprehive të veçanta, në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh. Këto programe realizohen me 180 (njëqind e tetëdhjetë) kredite europiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tre) vite akademike.
Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë “Bachelor” (BSc) lëshohet diplomë universitare “Bachelor” sipas profilit të programit të studimit
Pranimi
Aplikantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet Bachelor të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e Universitetit POLIS.