Axhenda Kërkimore

Axhenda Kërkimore

Axhenda Kërkimore e U_POLIS përfshin:

  1. Programin Ndërkombëtar PhD të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban
  • Në fushën e Arkitekturës dhe Ndertimtarise:
    • Teoritë dhe metodat e projektimi, dhe ndërtimi i qëndrueshëm;
    • Dizajni gjithëpërfshirës dhe për të gjithë, aksesi në hapësira, produkte dhe shërbime, dizajni i qëndrueshëm;
    • Teknologjitë inovative dhe materialet për projektim/ndertim objektesh, strukturor dhe industrial;
    • Materialet dhe teknikat për konservimin e trashëgimisë historike, mirëmbajtjes së ndërtesave, dhe vlerësimin e ciklit të jetës.
    • Trashëgimia kulturore, inovacioni dhe proceset ICT për përdorimin dhe konservimin e trashëgimisë kulturore;
    • “Lëkura” e ndërtimit/arkitektures në epokën dixhitale, strategjitë dhe zgjidhjet inovative për fasadat shumë-funksionale në ndërtimin dixhital.
  • Në fushën e Planifikimit Urban dhe te Qendrueshem:
    • Qyteti i sotëm dhe i së nesërmes, midis përmirësimit mjedisor dhe rehabilitimit të teksturës ekzistuese urbane: kërkesat për konvertim funksional dhe nevojat e reja të shoqërisë për strehim cilësor dhe jetueshmëri urbane;
    • Roli i trashëgimisë historike dhe kulturore për mjedisin e ndërtuar dhe peizazhin në zhvillimet urbane post-industriale, me referencë të veçantë në politikat për zhvillim të qëndrueshëm;
    • Territori, peizazhi dhe rigjenerimi i mjedisit të ndërtuar, ndërhyrjet infrastrukturore, burimet e reja të energjisë, dhe ndryshimet klimaterike;
    • Qeverisja e qytetit/territorit dhe politikat e përshtatshme të zhvillimit përmes menaxhimit të tokës dhe instrumentave ekonomike dhe financiare, etj.
  1. Kërkim prioritar mbi Reziliencën dhe Qytetin Pas-konfliktit / Pas-pandemisë.
  • U_POLIS inkurajon kërkim brenda dhe jashtë tij sidomos përmes veprimtarisë së njesive te medha kerkimore si FKZH / IF.
    • Nisur nga problematikat lokale të Shqipërisë (tërmetet, rreshqitjet, përmbytjet, zjarret, ndotja dhe krizat mjedisore, etj.);
    • Nisur edhe nga problematikat globale (ndryshimet klimatike, pandemia, siguria, terrorizmi, krizat social-ekonomike-financiare, lufta, etj.);
    • Roli i teknologjise dhe dixhitalizimit dhe hapesires virtuale ne situatat e krizave dhe pertej tyre.
  1. Kërkim të Aplikuar dhe Inovacion
  • Kjo nënkupton investim në aksione kërkimore specifike, perfshi ato innovative, aplikative,  sherbime/konsulence dhe projekte me pergjegjesi sociale, ne fushat:
    • Arkitektures dhe Dizjanit Parametrik (FabLab/MetroPolis);
    • Cilësisë së Ujit, Ajrit dhe Tokes (LAMP-Lab/Co-Plan);
    • Eficiencës së Energjisë (Energy-Lab/Co-Plan);
    • Strehimit dhe perballueshmerise (OMB/UNECE);
    • Materialeve dhe teknologjise në projektim, ndërtim, mjedis, ICT, etj (FKZH/IF);
    • Qeverisjes se mire te territorit, burimeve natyrore dhe njerezore, Decentralizimit dhe Rajonalizimit, etj (Co-PLAN);
    • Lidershipit, Efektivitetit, Sipermarrjes kreative dhe Inovacionit (PBS/TiranaInc.).