Program Profesional Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike (120 ECTS, 2 vite akademike)
Profili profesional
Universiteti POLIS, synon të ofrojë një program të ciklit parauniversitar me karakter profesional Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike. Programi ka për qëllim edukimin dhe trajnimin cilësor të studentëve të cilët kërkojnë të specializohen në zhvillimin e njohurive në mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike. Programi Profesional që propozon Universiteti POLIS synon të japë njohuri formuese dhe praktike bazë mbi çështje dhe problematika që lidhen me strukturimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuerike, sistemet e softuereve, me infrastrukturën e networkut si dhe me sistemin e menaxhimit të të dhënave në përgjithësi.
Temat kryesore që trajton ky program studimi:
Programi i studimit përmban 120 kredite. Kreditet janë të llogaritura sipas sistemit ECTS. Një krediti të formimit i korrespondon 25 orë mësimore punë të studentit, përbërë nga orë mësimore për transmetim dijesh në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, etj.) dhe orë mësimore për përgatitje ose punë individuale të tij.
Mundësitë për punësim
Duke qenë një program profesional me fokus të vecantë praktikën profesionale programi në tërësi synon përgatijen teknike profesionale të studentëve mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike si dhe zgjidhjen e problematikave të ndrzshme të cilat kanë të bëjnë me networkun. Ky profesion apo “zanat” është shumë i kërkuar sot në tregun e punës dhe që realisht për këtë nivel studimi nuk është i përhapur në ofertën akademike kombëtare.
PROGRAMI MËSIMOR
Semestri I
Analizë MatematikeObjektivat:Programi synon që t’i pajisë studentët me njohuritë e nevojshme matematike. Gjithashtu, programi synon rritjen e aftësive intuitive të të menduarit.
Përmbatja e kursit:Lënda e matematikës është konceptuar si një rritje graduale e njohurive matematike në funksion të kërkesave që shtrohen sot në fushën e informatikës. Lënda zhvillohet vetëm gjatë semestrit të parë. Me zhvillimin e vrullshëm të shkencave kompjuterike, duke parë lidhjen e ngushtë të këtyre shkencave me disiplinën e matematikës, është synuar që njohuritë matematike të jenë dhënë në funksion të këtij misioni. Temat e përzgjedhura kanë qenë në funksion edhe të disiplinave të tjera që janë zhvilluar në këtë universitet. Në program janë trajtuar probleme të algjebrës lineare, gjeometrisë, si dhe njehsimi diferencial dhe integral për funksionet me një dhe dy ndryshore. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar problemeve të programimit linear dhe teorisë së grafeve.
AnglishtObjektivat:Në përfundim të kursit, studentët kanë përfituar këto kompetenca: aftësi të avancuara në gjuhën angleze dhe në komunikim, për t’u shprehur me rrjedhshmëri, saktësi dhe besim më të madh; koncepte të reja në anglisht, të cilat përfaqësojnë njohuri themelore për fushën e tyre specifike; aftësitë e nevojshme në shkrim, të folur, lexim dhe prezantim me gojë; si dhe aftësinë për të diskutuar dhe për t’iu përgjigjur çështjeve të trajtuara në një artikull ose material të caktuar.Përmbatja e kursit:Ky kurs është kryesisht i bazuar në seminare dhe zhvillohet tërësisht në anglisht. Ai mëson bazat e gjuhës angleze të zbatueshme për çdo fushë specifike studimi në Universitetin POLIS: Shkenca Kompjuterike dhe Mirëmbajtja e Rrjeteve Kompjuterike. Ai fokusohet në përmirësimin e gjuhës angleze duke zhvilluar fjalorin dhe aftësitë e leximit, si dhe metodat e komunikimit. Studentët kanë zbatuar aftësitë dhe njohuritë që zhvillohen nga aktivitetet e leximit dhe analizës së gjuhës dhe kanë ndjekur procesin e shkrimit, rishikimit dhe redaktimit për të prodhuar tekste të sakta që kanë qëllim dhe kuptim të qartë komunikues. Kjo lëndë ka trajtuar tema duke përfshirë punën me numrat, aksesorët kompjuterikë, harduerin kompjuterik, softuerin e shkrimit dhe sistemet operative, etj.
Bazat e Rrjeteve KompjuterikeObjektivat:Objektivat e punës me studentët: Kuptimi logjik i koncepteve bazë të projektimit, dizenjimit, ndërtimit dhe funksionimit të rrjetave. Krahasimi i komunikimit human dhe komunikimit në rrjeta kompjuterike. Njohja me dy modelet kryesore të rrjetave, OSI dhe TCP/IP. Njohja me detajet e shtresave të dy modeleve të rrjetave për të kuptuar funksionet dhe shërbimet e tyre. Njohja me pajisjet e ndryshme të rrjetit dhe tipet e mediave të transmetimit të të dhënave. Kuptimi logjik i skemave të adresimit.Përmbatja e kursit:Kjo lëndë prezanton studentët me konceptet e rrjeteve, konceptet bazë të projektimit dhe funksionimit të rrjetave, modelet kryesore OSI dhe TCP/IP, si dhe kuptimin logjik të skemave të adresimit. Gjatë seancave laboratorike, theksi është vendosur në zbatimin praktik të njohurive të dhëna dhe familjarizimin me aspektet teknologjike të teorisë së rrjetave kompjuterike.
Për këtë janë trajtuar dy modelet kryesore që përdoren për të planifikuar dhe implementuar rrjetat: OSI dhe TCP/IP. Janë trajtuar gjithashtu “shtresëzimi” i rrjetit dhe ekzaminimi në detaje i shtresave të modeleve OSI dhe TCP/IP, për të kuptuar funksionet dhe shërbimet e tyre.
Bazat e Sigurisë ElektrikeObjektivat:Lënda synon t’u japë studentëve njohuri të përgjithshme mbi teknikën e sigurimit, veprimin e rrymës elektrike në trupin e njeriut, mbrojtjen ndaj saj dhe dhënien e ndihmës së parë në rastin e rënies nën tension. Lënda jep njohuri mbi tokëzimin dhe nulëzimin mbrojtës, normat dhe legjislacionin në fuqi. Lënda synon t’i mësojë studentët të punojnë në mënyrë të sigurt në rrjetet dhe impiantet elektrike, të njohin mjetet e punës së sigurt dhe rregulloren e sigurimit teknik.Përmbatja e kursit:Studenti merr njohuri rreth qarkut elektrik, rrymës, tensionit dhe rezistencës. Më tej, ai mëson rreth efektit të kalimit të rrymës elektrike në trupin e njeriut dhe shkaqeve që e bëjnë të mundur këtë. Gjithashtu, trajtohet dhënia e ndihmës së parë të aksidentuarit nga rryma elektrike. Lënda përfshin masat që merren për të shmangur goditjen elektrike, tokëzimin mbrojtës dhe nulëzimin mbrojtës, mënyrat e realizimit të tyre, si dhe matjen e rezistencës së tokëzimit. Jepen njohuri për pajisjet mbrojtëse dhe punën e sigurt, kontrollin e izolacionit dhe pajisjet izoluese. Studenti mëson të jetë i aftë të punojë në mënyrë të sigurt në impiantet elektrike, të përdorë mjetet dhe aparatet matëse të nevojshme për këtë qëllim dhe të japë ndihmën e parë të aksidentuarit nga rryma elektrike.
Semestri II
Elektronika analoge dhe dixhitaleObjektivat:Lënda integron trajnim praktik të aftësive në kurrikulën teknike për të ndihmuar studentët të kenë sukses në përpjekjet e ardhshme arsimore, ndërmarrëse dhe profesionale. Përveç mësimit të koncepteve bazë të projektimit, dizenjimit, ndërtimit dhe funksionimit të qarqeve elektronike, studentët kanë zhvilluar zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik dhe bashkëpunimin, të cilat mund t’i ndihmojnë ata të kenë sukses në vendin global të punës sot.Përmbatja e kursit:Lënda synon të japë njohuritë bazë në analizën e qarqeve të amplifikatorëve BJT. Njohuri bazë mbi gjysmëpërçuesit, dielektrikët, diodat dhe karakteristikat volt-amper të tyre. Karakteristikat e hyrjes dhe të daljes të transistorit bipolar janë çështje të rëndësishme të analizës së Elektronikës Analoge. Në pjesën e Elektronikës Dixhitale analizohen algjebra e Bool-it, projektimi i qarqeve, funksionet e komutimit, qarqet numerike MOS, qarqet me portë logjike CMOS, Flip-flopet, Bistablat, Numëruesit, memoriet RAM, ROM dhe ROM të programueshme. Gjatë seancave laboratorike, theksi vendoset në zbatimin praktik të njohurive të dhëna dhe familjarizimin me aspekte teknologjike të ndërtimit të qarqeve.
Analiza dhe KonfigurimetObjektivat:Objektivi i mësimit të kësaj lënde është prezantimi me nocionet themelore, rëndësinë, mënyrën e funksionimit, aplikimin dhe analizimin e rrjetave dhe komunikimeve kompjuterike, e në kuadër të saj edhe rrjetit të rrjetave, përkatësisht Internetit.Përmbatja e kursit:Nëpërmjet zhvillimit të orëve të leksioneve, seminareve dhe laboratorëve synohet që studentët të marrin njohuritë e nevojshme teorike nga fusha e rrjetave kompjuterike. Rrjetat kompjuterike janë një fushë shumë e gjerë, si pasojë në këtë lëndë janë përfshirë vetëm një pjesë e vogël e këtyre njohurive, pra ato tema bazike që duhet t’i përvetësojë çdo teknik në fushën e informatikës, duke filluar që nga rrjetat e kompjuterëve, rrjetet data dhe rrjetet telefonike VoIP. Gjatë zhvillimit të seminareve, theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra në leksione dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Gjatë seancave laboratorike, theksi vendoset në zbatimin praktik të njohurive të dhëna dhe familjarizimin me aspektet teknologjike.
Administrim ITObjektivat:Përveç mësimit të bazave të pajisjeve kompjuterike, software-ve dhe sistemeve operative, studentët zhvillojnë zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik, bashkëpunimin, komunikimin, negociatat dhe aftësitë sipërmarrëse, të cilat do t’i ndihmojnë ata të kenë sukses në vendin global të punës sot.Përmbatja e kursit:Kjo lëndë prezanton studentët me pajisjet kompjuterike, software-t, sistemet operative, konceptet e rrjeteve, pajisjet mobile, sigurinë e IT-së dhe zgjidhjen e problemeve. Këto njohuri do të ndihmojnë studentin në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të punuar si teknik në fushën e IT-së. Kjo lëndë integron trajnim praktik të aftësive në kurrikulën teknike për të ndihmuar studentët të kenë sukses në përpjekjet e ardhshme arsimore, ndërmarrëse dhe profesionale.
Sistemet SoftwareObjektivat:Programi synon pajisjen e studentëve me njohuritë e nevojshme në Software/UML/Diagramat Use Case/Diagramat Sequence/Diagramat e Aktiviteteve/Diagramat e Gjendjeve/Diagramat e Klasave/Diagramat e Objekteve/Diagramat e Bashkëpunimit/Diagramat e Entiteteve/Diagramat e Shfrytëzimit.Përmbatja e kursit:Lënda Sistemet Software është konceptuar si një formim i njohurive mbi software-t e sistemeve. Software është më shumë se vetëm një kod programi. Një program është një kod i ekzekutueshëm për disa qëllime llogaritëse. Software konsiderohet si një koleksion kodi të ekzekutueshëm, librarish shoqëruese dhe dokumentacioni. Software, kur bëhet për një kërkesë specifike, quhet produkt software-i. Inxhinieria, nga ana tjetër, ka të bëjë me zhvillimin e produktit duke përdorur principe shkencore dhe metoda të përcaktuara mirë. Për këtë arsye, inxhinieria e software-it përcaktohet si një degë që shoqëron zhvillimin e produktit software duke përdorur principe shkencore, metoda dhe procedura. Rezultati i inxhinierisë së software-it është një produkt software-i eficient dhe i besueshëm.
Infrastrukturë RrjetiObjektivat:Në përfundim të lëndës, studenti ka marrë këto njohuri: kuptimi i pajisjeve të rrjetit; përvetësimi i mjeteve dhe mënyrave të transmetimit; njohja e rrjetave SONET dhe implementimi i tyre; kuptimi i stakut të protokolleve TCP/IP; dizenjimi dhe ndërfaqja e qarqeve të integruara VLSI; njohja me konceptin “Time-Division” dhe Multipleksim; dizenjimi i një rrjeti të mirë në të gjitha drejtimet.Përmbatja e kursit:Kjo lëndë i familjarizon studentët me konceptet bazë të infrastrukturës së rrjetit, arkitekturës së elementeve të tij, si edhe implementimit të këtyre elementeve në teknologjitë optike dhe ato VLSI. Ajo ka mbuluar dhe është mbështetur në këto shtylla kyçe: transmetimi optik, protokollet e rrjetit, VLSI, Switching, si edhe dizajni i elementeve të rrjetit.
Mirëmbajtje Rrjeti KompjuterikObjektivat:Kjo lëndë prezanton studentët me mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik, sistemet operative, konceptet e mirëmbajtjes, dallimin e problemeve, riparimin e tyre dhe zgjidhjen e problemeve. Këto njohuri do të ndihmojnë studentin në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të punuar si teknik në fushën e IT-së. Lënda integron trajnim praktik të aftësive në kurrikulën teknike dhe zhvillon zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik, bashkëpunimin, komunikimin, negociatat dhe aftësitë sipërmarrëse.Përmbatja e kursit:Studentët që studiojnë lëndën “Mirëmbajtje e Rrjetave Kompjuterike” fitojnë njohuri që i bëjnë ata të kualifikuar për të menaxhuar, siguruar dhe mirëmbajtur rrjetet kompjuterike. Ata fitojnë njohuri bazë rreth rreziqeve të sigurisë në rrjetet kompjuterike, përfshirë hakerat, viruset, sulmet DDoS dhe rreziqe të tjera. Studentët mësojnë për kapacitetin e rrjetit, performancën dhe metodat për monitorimin e trafikut për të siguruar që rrjeti të funksionojë në nivelin më të lartë të efikasitetit. Ata mësojnë konfigurimin e pajisjeve dhe software-ve, praktikat e mira të menaxhimit të konfigurimit, mjetet e monitorimit të rrjetit dhe teknikat e troubleshooting-ut. Gjithashtu, fitojnë aftësi për monitorimin e performancës dhe zbulimin e anomalive, zbatimin e masave të sigurisë, administrimin e serverëve, optimizimin e performancës dhe ndërveprimin me teknologji të reja si virtualizimi në rrjet dhe cloud computing.
Sistemet Hardware KompjuterikeObjektivat:Lënda ka për qëllim të japë njohuritë bazë mbi parimet e ndërtimit dhe funksionimit të njësive kompjuterike, mbi modelet organizative që përcaktojnë aftësitë, performancën dhe suksesin e sistemeve kompjuterike. Teknologjia moderne e kompjuterave kërkon që të kuptohet hardware dhe software, si dhe bashkëpunimi midis tyre në disa nivele. Ajo fokusohet në funksionimin dhe projektimin e komponentëve të ndryshëm të nevojshëm për të përpunuar informacionin në mënyrë dixhitale.Përmbatja e kursit:Lënda “Sistemet Hardware Kompjuterike” u ka mundësuar studentëve të formohen dhe të thellohen me njohuritë e nevojshme në drejtim të strukturës së kompjuterave dhe analizës së nyjeve përbërëse të strukturës së kompjuterave, si dhe në konceptet e programimit në gjuhën makinë me njohjen e instruksioneve kryesore. Në përfundim të lëndës, studentët kanë marrë njohuritë e nevojshme bazë rreth arkitekturës së kompjuterave, duke u mundësuar atyre gërshetimin e njohurive të fituara në programet vijuese të lëndëve të specialitetit. Aftësitë e përvetësuara përfshijnë strukturën e kompjuterave, analizën e nyjeve përbërëse, konceptet e programimit në gjuhën makinë dhe njohjen e instruksioneve kryesore.
Sistemi i Menaxhimit të të DhënaveObjektivat:Objektivi i këtij kursi është të sigurojë një shpjegim të lehtë për të kuptuar hap pas hapi hartimin dhe ndërtimin e modeleve të bazës së të dhënave relacionale. Ky kurs fokusohet në modelin e bazës së të dhënave relacionale nga një perspektivë fillestare. Një bazë të dhënash, e thënë me fjalë të thjeshta, është një depozitues për informacionin.Përmbatja e kursit:Lënda u ka mundësuar studentëve të mësojnë teorinë e bazave të të dhënave dhe të zotërojnë futjen e të dhënave në PC dhe anasjelltas; të kuptojnë natyrën dhe karakteristikat e databazës; të shqyrtojnë aplikacione për procesimin e databazave; të arrijnë një kuptueshmëri të plotë për tabelat dhe relacionet; të kuptojnë komponentët e sistemeve të databazave dhe funksionimin e tyre; të përshkruajnë komponentët e sistemeve të databazave të klasit enterprise; të përkufizojnë sistemin për menaxhimin e databazave (DBMS) dhe funksionet e tij; të kuptojnë se SQL lejon qasjen në bazën e të dhënave; si dhe të kërkojnë dhe transformojnë të dhënat nga një gjuhë/format në tjetrin.
Semestri III
Sipërmarrja dhe BiznesiObjektivat:Objekti i lëndës është që të prezantojë botën e biznesit te studentët. Në përfundim të kësaj lënde, studenti do të jetë në gjendje të kuptojë, por edhe të krijojë një plan të vërtetë biznesi. Përqendrimi dhe thellimi në të gjitha tipet e bizneseve, në bazë të themelit të krijuar të njohurive bazike, do t’i mundësojë studentit të zhvillojë njohuritë e nevojshme më të avancuara në fushat dhe funksionet e ndryshme të biznesit.Përmbatja e kursit:Lënda ka në përmbajtje katër kapituj kryesorë: vendimet për t’u bërë sipërmarrës; zhvillimi i ideve të suksesshme të biznesit; hapat nga një ide biznesi deri në krijimin e një kompanie të suksesshme; menaxhimi i kompanisë në rritje. Kjo lëndë është menduar që t’i familjarizojë studentët me konceptet bazë lidhur me menaxhimin e biznesit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sipërmarrja, duke filluar që nga procesi i krijimit, gjatë fazës së rritjes dhe menaxhimit të biznesit. Kursi synon t’i aftësojë studentët në identifikimin e tipeve të ndryshme të biznesit, vlerësimin e rëndësisë së tyre, krijimin, zhvillimin dhe pjekurinë e tyre, rolin në ekonominë vendase, barrierat me të cilat përballen dhe mënyrat se si mund të tejkalohen ato. Gjithashtu, studenti krijon një plan biznesi lidhur me një ide sipërmarrëse.
Inteligjenca ArtificialeObjektivat:Kjo lëndë prezanton studentët me disa koncepte themelore lidhur me inteligjencën artificiale dhe teknikat e Machine Learning.Përmbatja e kursit:Në përfundim të këtij kursi, studentët janë të aftë të kuptojnë se çfarë janë sistemet inteligjente dhe aplikimet e inteligjencës artificiale; të kuptojnë se çfarë është një model dhe si trajtohet ai; të kuptojnë se çfarë është një dataset dhe si përpunohen të dhënat; të dallojnë teknika të ndryshme të Machine Learning; dhe të kuptojnë se si funksionojnë teknikat e Deep Learning dhe rrjetat neurale. Nëpërmjet këtij kursi, studentët do të mësojnë aplikacionet që përdoren në Inteligjencën Artificiale, mënyrën e funksionimit të problemave, lojërave dhe zgjidhjen e tyre nëpërmjet funksioneve. Ata do të mësojnë gjithashtu të dallojnë arsyetimin optimal të një platforme kompjuterike përkundrejt asaj humane, si dhe konceptet e paraqitjes së hapësirës së gjendjes, kërkimit shterues, kërkimit heuristik dhe kompleksitetit të kohës dhe hapësirës. Gjithashtu trajtohet identifikimi i problemeve në kushte pasigurie dhe përdorimi i algoritmeve të duhur të mësimit me anë të Machine Learning.
Shkrim AkademikObjektivat:Programi synon t’i pajisë studentët me njohuritë e nevojshme se si të shkruajnë një shkrim akademik, procesin e të shkruarit akademik, metodat e shkrimit akademik, strukturën formale dhe joformale të shkrimit akademik, materialet përparatekstit, përdorimin e shenjave të pikësimit, prezantimin oral të punimit dhe teknikat e të folurit në publik, përdorimin e mjeteve ndihmëse gjatë prezantimit dhe këshilla për komunikim efektiv.Përmbatja e kursit:Kjo lëndë synon të aftësojë studentët për të përgatitur punime shkencore, si artikuj shkencorë, ese, si dhe një punim diplome. Lënda u ka ofruar përgatitjen teorike të studentëve mbi kriteret dhe modelet se si ndërtohet shkrimi akademik, si dhe të krijojë, nëpërmjet shembujve apo edhe praktikës, aftësitë e të shprehurit në mënyrë akademike në punimet e tyre, në përputhje me kërkesat, normat dhe standardet e një punimi shkencor. Lënda është konceptuar në mënyrë të tillë që të ofrojë modele alternative, me qëllim që studenti të krijojë pavarësinë e tij duke u aftësuar të përzgjedhë atë model që i përgjigjet më mirë natyrës së punimeve që do t’i duhet të kryejë në të ardhmen.
Semestri IV
Praktikë LaboratorikeObjektivat:Kjo lëndë aftëson studentët për zbatimin praktik të njohurive të marra gjatë dy viteve të studimit, duke i lidhur të gjitha së bashku në praktikë. Në përfundim të kursit, studentët duhet të dizenjojnë, konfigurojnë dhe testojnë rrjete të llojeve dhe përmasave të ndryshme. Praktika laboratorike integron trajnim praktik të aftësive në kurrikulën teknike për të ndihmuar studentët të kenë sukses në tregun e punës.Përmbatja e kursit:Aftësitë e përvetësuara nga studenti në përfundim të lëndës janë: të zgjedhin mjetet e duhura për të modeluar një rrjet dhe të kuptojnë protokollet e çdo shtrese të modelit OSI; të dizenjojnë dhe diagnostikojnë një rrjet dhe ta simulojnë atë duke përdorur simulatorët e rrjetit; të modelojnë rrjete me konfigurime të ndryshme dhe të analizojnë rezultatet; të menaxhojnë dhe mirëmbajnë rrjetin kompjuterik.
IntershipPërmbatja e kursit:Qëllimi i këtij internship-i është prezantimi me nocionet themelore, rëndësinë, mënyrën e funksionimit, aplikimin dhe sigurinë e infrastrukturës së rrjetave dhe komunikimeve kompjuterike. Gjatë zhvillimit të seancave, theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike dhe, mbi të gjitha, zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Gjatë praktikave laboratorike, theksi vendoset në zbatimin praktik të njohurive të dhëna dhe familjarizimin me aspektet teknologjike.
Projekti FinalObjektivat:Ky modul synon të sintetizojë njohuritë e të gjitha lëndëve përmes një procesi kërkimor-praktik dhe konkretizimi në projekt mbi një temë të caktuar.Përmbatja e kursit:Zgjedhja e temës / Hartimi i programit të propozuar / Zgjedhja e metodologjisë / Studim i literaturës / Raste studimi / Përgatitja e paneleve prezantuese / Dorëzimi i punës finale / Mbrojtja e projektit.