APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale

Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale

Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale (60 ECTC, 1.5 vite akademike, me kohë të zgjatur)
Profili profesional

Programi “Master Profesional i Avancuar në Arkitekturë Dixhitale” synon t’u sigurojë studentëve një njohuri të përmirësuar teorike në zhvillimin urban dhe çështjet arkitektonike dhe aftësinë praktike për të zbatuar këto aftësi, në institucionet publike, firmat private private dhe ndërmarrjet, strukturat e specializuara joqeveritare ose jofitimprurëse ose institucione akademike dhe kërkimore. Programi nuk është thjesht një studim i procesit arkitektonik dhe të dizajnit: vlera e shtuar e gradës së përbashkët është mënyra në të cilën u siguron studentëve një kuptim kritik të mjeteve dixhitale dhe aplikimit te tyre ne praktiken arkitekturore te sotme, duke përfshirë metodat gjenerative të krijimit dhe automatizimit të krijimit të arkitekturës nëpërmjet algoritmeve dhe llogjikës kompjuterike, prodhimin nëpërmjet mjeteve dixhitale prodhuese, analizimin dhe optimizimin e formës dhe lëvozhgës arkitekturore nëpërmjet mjeteve analitike dixhitale dhe mbi të gjitha kuptimin dhe integrimin e këtyre mjeteve dhe metodologjive në praktikën arkitektore të përditshme të studenteve. Në 30 vitet e fundit, arkitektura ka përvetësuar përdorimin e mjeteve dixhitale në krijimin e saj pa ndryshuar proçeset dhe metodat e të bërit të arkitekturës, por thjesht duke ndryshuar metodën aplikative. Mjete të avancuara kompjuterike shkojnë përtej proçesit tradiconal të bërit të arkitekturë, ndaj eksplorimi dhe mësimi i tyre hap mundësi të reja për një arkitekturë që përdor teknologjinë e informacionit dhe mjete dixhitale si një vlerë të shtuar. Kështu, ky master synon të pajisë studentët e nivelit Master me njohuri multidisiplinare dhe aftësinë për të analizuar dhe kuptuar larminë e disiplinave dhe aktorëve të përfshirë në procesin gjithnjë e në ndryshim të zhvillimit urban dhe për ta përkthyer këtë në plane dhe skema.

PROGRAMI MESIMORË

Semestri I
Dizajn Algoritmik 1Kursi ka si qëllim të përgatisë dhe pajise studentët me njohuritë bazë për modelimin e gjoemetrive arkitekturore nëpërmjet projektimit algoritmik me anë të skemave parametrike. Kursi ofron bazat e kuptimit të projektimit algoritmik si dhe bazat e të kuptuarit të gjoemetrive parametrike. Qasjet bashkëkohore në modelimin e gjoemetrive arkitekturore janë gjithmonë me shumë kompjuterike dhe kjo reflektohet në dëshirën e arkitektëve që të kenë më shumë kontroll në parametrat dhe procesin gjenerativ. Kjo në vetvete rrit efficiencën me të cilën mund të eksplorohen variacione të projektit, të analizohen artefaktet dhe të shqyrtohen përfundime të ndryshme. Kompleksiteti në ndërtimin e gjeometrive jo standarde shpesh mund të thjeshtohet duke krijuar sekuenca dhe udhëzime për makineritë prodhuese të cilat lejojnë që gjeometria të ndërtohet nga teknika prodhuese dhe material të caktuara.
Mjedise NdërveprueseElementet natyror komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet proceseve komplekse që mund të inspirojnë praktikat projektuese. Kuptimi më i mirë i këtyre proceseve mund të provokojnë një linjë mendimi dhe metoda dizajni inovative. Kjo bëhet dhe më interesante kur proceset natyrale lidhen nëpërmjet teknologjisë dhe kompjuterit. Fenomene natyrore si drita, era ose uji mund të përdoren si drejtues të dizajnit. Sidomos lëkura e një ndërtese është interesante të eksplorohet pasi ndodhet gjithmonë në kontakt me ambientin dhe ndonjëherë ekspozohet kushteve të vështira. Mundësia për të rimenduar dhe ri-imagjinuar fasadën e një ndërtese si një element funksional dinamik që i përgjigjet mjedisit janë thuajse të pafundme dhe një qëllim kërkimi për shumë arkitektë.
Gjeometri e AvancuarPrania e teknologjisë së informacionit në praktikën bashkëkohore arkitekturore ka sjellë ndryshime të ndryshme, qoftë në nivelin teknik, qoftë në atë fizik. Emërtime të ndryshme si ‘dizajni parametrik’, ‘dizajni ndërveprues’ ose dizajni kompjuterik janë thjesht disa nga fragmentimet që ka sjellë teknologjia e informacionit. Nëse teknologjia e informacionit mund të shikohet si një paradigëm e re (Saggio 2007), për përjetimin e dizajnit, kursi do të eksplorojë mënyra se si teknologjia na lejon të krijojmë dhe prodhojmë forma nëpërmjet mjeteve kompjuterike të avancuara. Brenda kursit, eksplorimi i Arkitekturës-jo-standarde (Oosterhuis 2010), ose më saktë i gjeometrisë jo-standard, e cila u shfaq si një nga rezultatet më të dukshme të pranisë së kompjuterit në arkitekturë. Në këtë kornizë, kursi do të zhvillohet dhe si seri aftësish të reja për studentët, por dhe si një trend i dekadave të fundit të prodhimit dhe gjenerimit të formës arkitektonike.
Teori Dizajni KompjuterikPrania e teknologjisë së informacionit në praktikën bashkëkohore arkitekturore ka sjellë ndryshime të ndryshme, qoftë në nivelin teknik, qoftë në atë fizik. Emërtime të ndryshme si ‘dizajni parametrik’, ‘dizajni ndërveprues’ ose dizajni kompjuterik janë thjesht disa nga fragmentimet që ka sjellë teknologjia e informacionit. Nëse teknologjia e informacionit mund të shikohet si një paradigmë e re (Saggio 2007), për përjetimin e dizajnit, kursi do të eksplorojë mënyra se si teknologjia na lejon të krijojmë dhe prodhojmë forma nëpërmjet mjeteve kompjuterike të avancuara. Brenda kursit, eksplorimi i Arkitekturës-jo-standarde (Oosterhuis 2010), ose më saktë i gjeometrisë jo-standarde, e cila u shfaq si një nga rezultatet më të dukshme të pranisë së kompjuterit në arkitekturë.
Studio në Dizajn KompjuterikKursi i “Studios në Dizajn Kompjuterik” merr si qëllim dhe motiv kryesorë përdorimin e metodave kompjuterike të gjenerimit në krijimin e formës dhe prodhimin e arkitekturës duke ekspanduar më tej mbi implikimin që sjell teknologjia e informacionit jo vetëm në gjenerimin e formës por dhe në funksionalitetin e saj. Kështu aspekte të ndërtesava që lidhen me dizajnin kompjuterik merren si raste studimi për të krijuar dhe veçuar elementë që bëhen pjesë të arkitekturës përgjatë gjithë jetës së saj. Kështu, dizajni kompiuterik shihet si një mjet jo vetëm për të gjeneruar formën arktektonike si artifiakt, por për të gjeneruar jetëgjatësinë dhe funksionet e arkitekturës në kohë.
Semestri II
Dizajn Algoritmik 2Kursi ka si qëllim të përgatisë dhe pajise studentët me njohuritë bazë për modelimin e gjoemetrive arkitekturore nëpërmjet projektimit algoritmik me anë të skemave parametrike. Kursi ofron bazat e kuptimit të projektimit algoritmik si dhe bazat e të kuptuarit të gjoemetrive parametrike. Qasjet bashkëkohore në modelimin e gjoemetrive arkitekturore janë gjithmonë me shumë kompjuterike dhe kjo reflektohet në dëshirën e arkitektëve që të kenë më shumë kontroll në parametrat dhe procesin gjenerativ. Kjo në vetvete rrit efficiencën me të cilën mund të eksplorohen variacione të projektit, të analizohen artefaktet dhe të shqyrtohen përfundime të ndryshme. Kompleksiteti në ndërtimin e gjeometrive jo standarde shpesh mund të thjeshtohet duke krijuar sekuenca dhe udhëzime për makineritë prodhuese të cilat lejojnë që gjeometria të ndërtohet nga teknika prodhuese dhe material të caktuara.
Laboratori i Prodhimit DixhitalKy kurs do të zhvillojë një analizë kritike dhe prezantim praktik mbi prodhimin dixhital dhe teknologjitë e reja në lidhje me arkitekturën. Kjo do të arrihet nëpërmjet një lidhje dhe prezantimi me mjetet e modelimit në raport me parametrat e prodhimit. Kështu, mjetet e prodhimit dixhital si CNC apo prototipizimi i shpejtë si printer 3D do të jenë temat kryesore që do të prezantohen gjatë këtij laboratori. Studentët do të dizajnojnë, prototipizojnë dhe prodhojnë projektet e tyre në shkallë të ndryshme. Kursi do t’i japë atyre mjetet që të kuptojnë tektonikën dixhitale dhe asemblimet. Projektet do të ndiqen nga shembuj studimi të lidhur me punët e studentëve.
Dizajn PerformuesKursi do të zhvillojë dhe prezantojë studentët në mënyrë aktive me potencialin për një dizajn performues në arkitekturë. Performanca mund të kuptohet si përfshirja e parametrave (material, teknika, gjeometri, programatike) që informojnë procesin e dizajnit. Kursi do të ndërtojë mbi njohuritë e fituara nga studentët deri në këtë pikë, në mënyrë që t’i pajisë me aftësi të reja të zhvilluara më tej nëpërmjet mjeteve kompjuterike. Kursi kërkon të japë metoda të reja të menduarit mbi dizajnin dhe prodhimin në arkitekturë si një metodë për t’i aplikuar dhe zhvilluar më tej aftësitë performuese të një ndërtese. Një njohuri më e thellë mbi këto mjete dhe si mund të aplikohen do të forcojë njohuritë dhe kuptimin e studentëve mbi disiplinën e arkitekturës në raport me mjetet dixhitale.
Studio ne Dizajn Arkitektonik te AvancuarNëpërmjet analizimit të disa rasteve studimore të ndërtuara dhe komplekse, studentët në këtë kurs do të prezantohen me metoda gjeneruese të modelimit dhe analizimit. Puna bazohet në krijimin e sistemit të ndërtimit duke kuptuar mirë varësitë gjeometrike. Sfida kthehen në propozimin e përmirësimeve mbi këtë sistem dhe një studim mbi pozitivet dhe negativet kur sistemi i aplikohet një gjeometrie arbitrare. Kjo shoqërohet dhe me studimet e strategjive të gjetjes së formës në arkitekturë për struktura efikiente. Njohuritë e fituara gjatë këtij kursi do të transferohen dhe përdoren në kurset e ardhshme. Studentët do të prezantohen me mjete të reja kompjuterike në krijimin dhe gjetjen e formave arkitektonike, duke i dhënë kështu një repertor të ri kritik të bazuar tek dizajni dixhital me kompjuter. Metoda gjenerative të krijimit të formës dhe analizimit do të jenë qëllimi dhe thelbi i njohurive që do t’i prezantohen studentëve.
Semestri III
Laboratori i integruar i tezës së diplomësLaboratori i integruar i tezës së diplomës është kursi i cili përgatit studentët për fillimin e tezës së tyre, duke u prezantuar me një seri temash të mundshme dhe qasje kritike mbi këto tema. Kështu, studentëve u jepet një panoramë e gjerë e praktikës aktuale dhe aplikimit të metodave dixhitale të projektimit. Studentët kështu mësojnë të sintetizojnë idetë e tyre në një sekuencë veprimesh dhe operacioneh që më pas duhet të përkthehen në instruksione dhe veprime kompjuterike për gjenerim gjatë tezës, të bazuara në mendim kritik dhe logjikë projektimi algoritmike. Kursi ka qëllimin që të lehtësojë procesin e fillimit të tezës së diplomës nga studentët, duke nxitur diskutime dhe qasje alternative ndaj procesit normal të projektimit. Kështu, studentët bëhen të aftë të sintetizojnë ide komplekse në procese më të vogla dhe të inkorporojnë metodat e mësuara gjatë kurseve të ndryshme të programit.
Praktikë ProfesionaleInternshipin/praktikën mësimore është një pjesë e programit mësimor, e detyrueshme për t’u kryer nga ana e studentit në vitin e fundit të studimeve në të cilin ndodhet. Praktika mësimore është pjesë e pandarë e programit tuaj të studimit dhe zhvillohet konkretisht në semestrin e dytë të vitit të fundit dhe nënkupton zhvillimin e praktikës pranë një institucioni/kompanie/studio objekti i veprimtarisë së të cilit është i njëjtë apo ngjashëm me programin tuaj të studimit. Praktika profesionale do të zhvillohet në institucione sipas profilit të studentëve, si në sektorin publik dhe atë privat. Universiteti POLIS zhvillon bashkëpunim me disa institucione publike dhe private, të konkretizuara nëpërmjet marrëveshjeve, në të cilat studentët mund të kryejnë praktikën profesionale.
Teza dhe Projekt DiplomaTeza dhe Projekt Diploma është kursi i cili përgatit studentët për fillimin e tezës së tyre, duke u prezantuar me një seri temash të mundshme dhe qasje kritike mbi këto tema. Kështu, studentëve u jepet një panoramë e gjerë e praktikës aktuale dhe aplikimit të metodave dixhitale të projektimit. Studentët kështu mësojnë të sintetizojnë idetë e tyre në një sekuencë veprimesh dhe operacioneh që më pas duhet të përkthehen në instruksione dhe veprime kompjuterike për gjenerim gjatë tezës, të bazuara në mendim kritik dhe logjikë projektimi algoritmike. Kursi ka qëllimin që të lehtësojë procesin e fillimit të tezës së diplomës nga studentët, duke nxitur diskutime dhe qasje alternative ndaj procesit normal të projektimit. Kështu, studentët bëhen të aftë të sintetizojnë ide komplekse në procese më të vogla dhe të inkorporojnë metodat e mësuara gjatë kurseve të ndryshme të programit.