APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Master i Shkencave në Arkitekture dhe Dizajn Urban

Master i Shkencave në Arkitekture dhe Dizajn Urban

Program i integruar në Arkitekturë dhe Dizajn Urban (300 ECTC, 5 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Ky program studimi ofron një mënyre të re për të menduar Arkitekturën, nisur nga analizimi dhe eksperimentimi i kontekstit që na rrethon si dhe eksperiencat botërore, gjë që krijon mundësinë për t’u shkëputur nga “pozicionimi” standart i edukimit në fushën e arkitekturës. Kjo veçanti buron nga vlerësimi i potencialeve të fjetura dhe transformimi i tyre në burime frymëzimi, duke sjell në arkitekturë një frymë të re që bazohet tek ri-interpretimi i kontekstit aktual dhe transformimi i tij në vlera të reja të arkitekturës dhe shoqërisë në tërësi.

Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i studiove të projektimit arkitektonik apo te kompanive te ndertimit.
– Sektori publik: nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet. Nivelin e qeverisjes qëndrore;
– Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë për fokus kryesor fushën e arkitekturës, ndërtimit dhe dizajnit urban.

PROGRAMI MESIMOR

Semestri I
Analizë Territori dhe Vendbanimi IAnaliza e Territorit dhe Vendbanimeve përfshihet në grupin e lëndëve studio dhe teori. Si e tillë shtron një bazë të rëndësishme për ndërtimin e njohurive të nevojshme për vitet akademike në vazhdim për të analizuar dhe përdorur analizat si pjesë e procesit krijues në dizajnin arkitektonik, urban dhe të peizazhit. Lënda trajton çështje të cilat fillojnë nga principe teorike mbi mënyrën si perceptojmë, vëzhgojmë dhe analizojmë realitetin, mënyrën si kanë ndryshuar këto qasje në raport me botëkuptimet filkozofiko-shkencore; si janë pasqyruar këto botëkuptime në modelet e zhvillimit urban, etj. Këto njohuri zhvillohen më tej duke i ilustruar dhe aplikuar përmes shembujve praktikë. Kombinimi i njohurive të natyrës teorike konceptuale dhe praktike që jepen në kuadrin e Analizës së Territorit dhe Vendbanimeve, ndikojnë në rritjen e shkallës së informacionit mbi kontekstin.
Histori Arkitekture dhe QytetiTema e kursit “Histori Arkitekture dhe Qyteti”, është zhvillimi i rrymave arkitekturore nga periudha neoklasike (1750 rreth.) deri në bashkëkohësinë tonë të afërt. Kjo periudhë e rëndësishme në historinë e arkitekturës dhe të qytetit do të studiohet në tre pjesë. Pjesa e parë përfshin zhvillimin e mendimit dhe projektit arkitektonik deri në fillim të shekullit XX (1750 – 1905). Në qendër të këtij kursi është Lëvizja Moderne në arkitekturë, origjina dhe ndikimet e saj në të ardhmen (1905 – 1940). Pjesa e tretë gjurmon përpjekjet e rindërtimit të qyteteve pas Luftës II Botërore dhe orvatjet e mëtejshme post-moderne (1945 – 2020). Lënda mban një qëndrim kritik dhe teorik ndaj lëvizjeve dhe protagonistëve kryesorë dhe përpiqet të aktualizojë problematikat dhe temat e diskutuara.
Studio dhe Teori Arkitekture 1ANë këtë kurs hidhen hapat e para drejt arkitekturës. Arkitektura e kuptuar si proces i hapur krijues. Këtë proces ne do ta përvetësojmë duke u përqëndruar veçmas me secilën nga hallkat të tij. Vemendja jonë e përqëndruar tek pjesët do i japë atyre rëndësinë e duhur, do na lejojë ti kuptojmë ato nga afër të shkëputura nga mbuloja përgjithësuese e të tërës. Secila hallkë është një ushtrim, një projekt më i vogël brenda projektit të madh, me procese lexuese, analizuese dhe krijuese me vlera vetjake. Me anë të kësaj lënde do të përpiqemi të kuptojmë krijimin arkitektonik përmes elementit bazë formues të saj, hapësirën arkitektonike. Këtë do t’a arrijmë ndërmjet dallimit dhe leximit të saj në shembuj të prekshëm të qytetit të Tiranës dhe shembuj konkrete objektesh arkitektonike të mirënjohuara botërisht për cilësitë e tyre.
Gjeometri Deskriptive INë këtë kurs propozohet studimi i metodave të paraqitjes, parë si mjete të nevojshme për përgatitjen e vizatimeve teknike, nënkuptuar si instrumente për njohjen dhe kuptimin e realitetit si dhe zhvillimin e procesit të projektimit. Do të jepen një sërë njohurish dhe rregullash për ndërtimin dhe paraqitjen e hapësirës, në plotësimin e instrumenteve të nevojshme për hartimin dhe zhvillimin e lëndës dhe të idesë projektuese si dhe paraqitjen e saj grafike, si të vizatuar me dorë po ashtu edhe me mjete kompjuterike (digjitale). Kursi ka si qëllim të stimulojë ndërgjegjen kritike dhe të ofrojë njohjen shkencore të metodave dhe teknikave grafike të cilat mundësojnë kalimin nga kompleksiteti tre-dimensional i hapësirës në paraqitjen e një modeli si grafik dy-dimensional, si në përgatitjen e vizatimeve me dorë ashtu edhe në mënyrë kompjuterike. Në lëndën e gjeometrisë deskriptive do të përcillen një sërë instrumentash të cilat do të bëjnë të mundur analizimin.
MatematikëLënda e matematikës është konceptuar si një rritje graduale e njohurive matematike në funksion të kërkesave që shtrohen sot në fushën e arkitekturës. Lënda do të zhvillohet vetëm gjatë simestrit të dytë. Me zhvillimin e vrullshëm të shkencave kompjuterike, duke parë lidhjen e ngushtë të këtyre shkencave me disiplinën e arkitekturës dhe matematikën, është synuar që njohuritë matematike që do të jepen, të jenë në funksion të këtij misioni. Temat e përzgjedhura, synojnë të jenë në funksion dhe të disiplinave të tjera që zhvillohen në këtë universitet. Në program trajtohen probleme të algjebrës lineare, gjeometrisë si dhe njehësimi diferencial dhe integral për funksionet me një dhe dy ndryshore. Programi synon që ti pajisë studentët me njohuritë e nevojshme matematikë. Gjithashtu programi synon në rritjen e aftësive intuitive të të menduarit.
Semestri II
Gjeometri Deskriptive II dhe Gjuhë PamoreKjo lëndë me karakter teorik dhe praktik mbështetet në ndërthurjen e leksioneve mbi elementet e sintaksës dhe morfologjisë së gjuhës pamore me detyra praktike në atelie, ku studentëve u kërkohet të zbatojnë njohuritë e marra në pjesën teorike. Njëra nga detyrat kryesore të gjuhës pamore është përcaktimi i njësive themelore si rajone topologjike të grupuara në fusha forcash. Perceptimi pamor në këtë sistem gjuhësor shihet si lëvizje, zgjerim dhe përqendrim efektesh dhe shndërrimesh të ndërsjella, të gjitha të përfshira në kontekstin e përgjithshëm të rregullave të ndërveprimit. Kjo gjuhë përpunon rregulla sintaksore për të shpjeguar kumtet pamore të vendosura në hapësirën dy-tripërmasore, si dhe të efekteve të ndërsjella të vendndodhjes apo largësive midis tyre, tashmë të koduara në gjuhën pamore nga sistemet historike të paraqitjes së perspektivës.
Analizë Territori dhe Vendbanimi IIAnaliza e Territorit dhe Vendbanimeve përfshihet në grupin e lëndëve studio dhe teori. Si e tillë shtron një bazë të rëndësishme për ndërtimin e njohurive të nevojshme për vitet akademike në vazhdim për të analizuar dhe përdorur analizat si pjesë e procesit krijues në dizajnin arkitektonik, urban dhe të peizazhit. Lënda trajton çështje të cilat fillojnë nga principe teorike mbi mënyrën si perceptojmë, vëzhgojmë dhe analizojmë realitetin, mënyrën si kanë ndryshuar këto qasje në raport me botëkuptimet filkozofiko-shkencore; si janë pasqyruar këto botëkuptime në modelet e zhvillimit urban, etj. Këto njohuri zhvillohen më tej duke i ilustruar dhe aplikuar përmes shembujve praktikë. Kombinimi i njohurive të natyrës teorike konceptuale dhe praktike që jepen në kuadrin e Analizës së Territorit dhe Vendbanimeve, ndikojnë në rritjen e shkallës së informacionit mbi kontekstin.
Studio dhe Teori Arkitekture 1BNë këtë kurs hidhen hapat e para drejt arkitekturës. Arkitektura e kuptuar si proces i hapur krijues. Këtë proces ne do ta përvetësojmë duke u përqëndruar veçmas me secilën nga hallkat të tij. Vemendja jonë e përqëndruar tek pjesët do i japë atyre rëndësinë e duhur, do na lejojë ti kuptojmë ato nga afër të shkëputura nga mbuloja përgjithësuese e të tërës. Secila hallkë është një ushtrim, një projekt më i vogël brenda projektit të madh, me procese lexuese, analizuese dhe krijuese me vlera vetjake. Me anë të kësaj lënde do të përpiqemi të kuptojmë krijimin arkitektonik përmes elementit bazë formues të saj, hapësirën arkitektonike. Këtë do t’a arrijmë ndërmjet dallimit dhe leximit të saj në shembuj të prekshëm të qytetit të Tiranës dhe shembuj konkrete objektesh arkitektonike të mirënjohuara botërisht për cilësitë e tyre.
Histori Arkitekture dhe Qyteti IITema e kursit “Histori Arkitekture dhe Qyteti”, është zhvillimi i rrymave arkitekturore nga periudha neoklasike (1750 rreth.) deri në bashkëkohësinë tonë të afërt. Kjo periudhë e rëndësishme në historinë e arkitekturës dhe të qytetit do të studiohet në tre pjesë. Pjesa e parë përfshin zhvillimin e mendimit dhe projektit arkitektonik deri në fillim të shekullit XX (1750 – 1905). Në qendër të këtij kursi është Lëvizja Moderne në arkitekturë, origjina dhe ndikimet e saj në të ardhmen (1905 – 1940). Pjesa e tretë gjurmon përpjekjet e rindërtimit të qyteteve pas Luftës II Botërore dhe orvatjet e mëtejshme post-moderne (1945 – 2020). Lënda mban një qëndrim kritik dhe teorik ndaj lëvizjeve dhe protagonistëve kryesorë dhe përpiqet të aktualizojë problematikat dhe temat e diskutuara.
Semestri III
Studio dhe Teori Arkitekture 2AKursi “Studio dhe Teori Arkitekture II” do të trajtojë temën e banesës. Kursi do të zhvillohet i ndarë në dy semestra përgjatë gjithë vitit të dytë ku në semestrin e parë do të trajtohet tema e banesës individuale apo një-familjare dhe në semestrin e dytë tema e banimit kolektiv. Në fokus të studimit do të jetë marrëdhënia e formës së banimit në raport me situatën bashkëkohore në transformim të përhershëm dhe të shpejtë. Lënda do të kontribuojë në pajisjen e studentit me mjetet e nevojshme të projektimit duke ushtruar kontrollin e kalimit nga idea tek vizatimi dhe nga vizatimi tek hapësira. Në fund të kursit studenti duhet të jetë i pajisur me aftësi konceptuale dhe teknike të avancuara që do e përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme aftësinë e tij për t’u përballur me tipologjisë së rezidencës individuale. Rezultati i kursit pritet të jetë formimi intelektual, professional dhe nxitja e të menduarit kritik të studentëve lidhur me tematikën e projektimit dhe kompozimit të formës arkitektonike.
CAAD ILënda fokusohet në formimin e studenteve për përdorimin e programit të projektimit 2-D, pra AUTOCAD, të nevojshëm për paraqitjen grafike në projektimin arkitektonik dhe urban. Siç është tashmë e njohur, programet kompjuterike janë të domosdoshme në garantimin e cilësisë grafike dhe në shkurtimin e ndjeshëm të kohës së projektimit, kësisoj njohja e specifikave teknike është parakusht i domosdoshëm. Kursi nuk do të limitohet vetëm në njohjen e programit të lartpërmendur por do t’u mundësojë gjithashtu studentëve njohjen me njohuritë teorike të rëndësishme në lidhje me: formatet dixhitale të përdorur në paraqitjen grafike; formatet standarde të përdorur në paraqitjen arkitektonike; aspektet e rëndësishme të paraqitjes arkitektonike. Gjithashtu lënda parashikon edhe njohjen me njohuritë bazë të programeve të paraqitjes grafike pjesë e platformës ADOBE PHOTOSHOP/ ILUSTRATOR.
Materiale Ndërtimi dhe Teknika KonstruktiveLënda konsiston me prezantimin e studentëve me materialet e ndërtimit dhe teknikat konstruktive, duke filluar nga ato me bazike e deri tek ato me nje gradë të caktuar kompleksiteti. Materialet do të shikohen në disa plane. Do të analizohen vetitë fiziko-mekaniko- kimike të tyre por edhe karakteristika të veçanta të materialeve të caktuara të rëndësishme në fushën e ndërtimit sic janë: betoni, metalet, xhami apo materialet lidhëse dhe ato smart. Studentët do të jenë të aftë të asimilojne dhe të njihen me materialet e ndërtimit si dhe përdorimin e tyre jo vetëm në praktikë por edhe marrjen në konsideratë të tyre duke filluar që nga faza e hershme e projektimit. Objektivat e lëndës janë të lidhura ngushtë me konceptet themelore të materialeve të ndërtimit. Njohja e thelluar e materialeve bazë të ndërtimit (dhe jo vetëm, përdorimet e tyre në praktikë si dhe përdorimi i tyre që në fazën e hershme të projektim janë disa nga objektivat kryesore të lëndës.
Teknologji Arkitekture ILënda, ka për qëllim të pajisë arkitektët e ardhshëm me dijet bazë ndërtimore dhe aftësinë për të hartuar projektin arkitekturor në nivelin e projekt zbatimit, si dhe të zhvillojë te studentët logjikën ndërtimore dhe konstruktive të realizimit të veprës. Objektivi i kursit të studimit është të udhëheqë studentin, gjatë procesit të analizës dhe thellimit të mjeteve, me anë të të cilave arkitekti administron dhe kontrollon të gjitha fazat e procesit të ndërtimit të ndërtesave, nëpërmjet bashkëveprimit të kompozimit arkitekturorë dhe zgjidhjeve teknike, me anë të cilave ato realizohen në praktikë. Do të tentohet pajisja e studentit me njohuritë mbi raportet midis aktivisteve dhe hapësirave, nga njëra anë, dhe funksioneve të elementeve teknike, nga ana tjetër, nëpërmjet konceptimit dhe projektimit të elementeve teknike kryesore, duke kontrolluar dhe vlerësuar rolin që materialet, prodhimet dhe sistemet konstruktive kanë gjatë hartimit të një projekti të arkitekturës.
Shkenca Konstruksioni ILënda “Shkenca e Konstruksioneve 1” që zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit të dytë, i kushtohet në mënyrë të veçantë studentëve të profilit Arkitekturë. Si i tillë, ky modul me background inxhinierik trajton njohuritë themelore për llogaritjet statike të strukturave ndërtimore dhe arkitektonike. Ky modul teorik i shtrirë përgjatë semestrit të parë, vijohet në semestrat në vazhdim me 2-module të tjerë specifik mbi projektimin e ndërtesave. Objektivi i kësaj lënde është të përgatisë dhe të aftësojë studentin e arkitekturës me principet bazë të projektimit të strukturës dhe konstruksioneve të thjeshtë, të arrijë të projektojë një konfigurim strukturor për tipologji ndërtesash civile, industriale dhe më gjerë. Gjithashtu, të arrijë të lexojë projektet konstrukitve me gjithë aspektet teknike. Modulet trajtohen në mënyrë specifike për këtë kurs arkitekture duke kombinuar teorinë me praktikën dhe projektet e zbatimit.
WSHP TAW/TDWWorkshopet e zhvilluara përgjatë “Tirana Design Week” kanë një rëndësi të veçantë për studentët, duke ofruar një përvojë të kuruar dhe gjithëpërfshirëse dhe shërbyer si një komponent kryesor si pjesë e rrugëtimit të tyre akademik. Të udhëhequr nga profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e dizajnit, studentët përfshihen në projekte të prekshme, duke fituar njohuri praktike dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre në disiplina specifike të projektimit. Workshopet janë projektuar duke i inkurajuar studentët të aftësojnë njohuritë kryesore të marra, duke përvetësuar aftesitë teknike dhe gjithashtu nxitur bashkëpunimin, të menduarit kritik dhe të kuptuarit e praktikave bashkëkohore të projektimit. Me pjesëmarrjen e tyre në Workshopin e “Tirana Design Week”, studentët thellojnë lidhjen e tyre me ekosistemin lokal të dizajnit, duke siguruar një urë të vlefshme midis studimeve të tyre akademike dhe fushës dinamike në zhvillim të dizajnit në Tiranë.
Semestri IV
TopografiLënda topografi është konceptuar si një proces gjithëpërfshirës për një semestër, i teorisë dhe praktikës mbi njohjen dhe përdorimin e të dhënave topografike, të cilat në të ardhmen do të jenë materiali bazë mbi të cilin do të realizohen studimet dhe projekte të ndryshme arkitekturore, urban, planifikuese si dhe studimet mjedisore. Kompleksiteti në rritje i kushteve urban dhe i ndryshmit të thellë të shoqërisë, kërkon krijimin e koncepteve për hartat topografike, llojet e hartave topografike, teknikat topografike, shkallët e hartave topografike, sistemet koordinatave të tyre, orientimin në hartë, matjen e distancës, llogaritjen e pjerrësisë, ndërtimin e profileve, rilevimin topografik të ndërtimeve, rrugëve, etj, në shërbim të arkitekturës, planifikimit urban, studimeve mjedisore dhe zhvillimit urban.
Rilevim ArkitektureLënda “Rilevim Arkitektonik, Arkitekture 2” që zhvillohet gjatë simestrit të dytë të vitit të dytë, i kushtohet në mënyrë të veçantë studentëve të profilit arkitekturë. Si i tillë ky modul trajton njohuritë themelore për rilevimin e objekteve arkitektonike. Programi i lëndës përfshin temat kryesore të Rilevimi i drejtpërdrejtë, rilevimi me metodën e trekëndëshave, rilevimi me teodolit, rilevimi me anë të dronit, shkenca këto themelore në formimin bazë të një arkitekti. Lënda Rilevim Arkitekture është e konceptuar e tillë që të njohë studentët me arkitekturën tradicionale apo bashkëkohore dhe teknikat që e karakterizojne atë. Studentët njihen me arkitekturën si profesion dhe me arkitekturën si çdo gjë që na rrethon, njihen me hapësirën arkitektonike dhe elementët që e konturojnë atë, njihen me modulin, me proporcionin në arkitekturë dhe me materializimin e objekteve të interierit apo eksterierit.
CAAD IILënda fokusohet në formimin e studenteve për përdorimin e programit të projektimit 2-D, pra AUTOCAD, të nevojshëm për paraqitjen grafike në projektimin arkitektonik dhe urban. Siç është tashmë e njohur, programet kompjuterike janë të domosdoshme në garantimin e cilësisë grafike dhe në shkurtimin e ndjeshëm të kohës së projektimit, kësisoj njohja e specifikave teknike është parakusht i domosdoshëm. Kursi nuk do të limitohet vetëm në njohjen e programit të lartpërmendur por do t’u mundësojë gjithashtu studentëve njohjen me njohuritë teorike të rëndësishme në lidhje me: formatet dixhitale të përdorur në paraqitjen grafike; formatet standarde të përdorur në paraqitjen arkitektonike; aspektet e rëndësishme të paraqitjes arkitektonike. Gjithashtu lënda parashikon edhe njohjen me njohuritë bazë të programeve të paraqitjes grafike pjesë e platformës ADOBE PHOTOSHOP/ ILUSTRATOR.
Studio dhe Teori Arkitekture 2BKursi “Studio dhe Teori Arkitekture II” do të trajtojë temën e banesës. Kursi do të zhvillohet i ndarë në dy semestra përgjatë gjithë vitit të dytë ku në semestrin e parë do të trajtohet tema e banesës individuale apo një-familjare dhe në semestrin e dytë tema e banimit kolektiv. Në fokus të studimit do të jetë marrëdhënia e formës së banimit në raport me situatën bashkëkohore në transformim të përhershëm dhe të shpejtë. Lënda do të kontribuojë në pajisjen e studentit me mjetet e nevojshme të projektimit duke ushtruar kontrollin e kalimit nga idea tek vizatimi dhe nga vizatimi tek hapësira. Në fund të kursit studenti duhet të jetë i pajisur me aftësi konceptuale dhe teknike të avancuara që do e përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme aftësinë e tij për t’u përballur me tipologjisë së rezidencës individuale. Rezultati i kursit pritet të jetë formimi intelektual, professional dhe nxitja e të menduarit kritik të studentëve lidhur me tematikën e projektimit dhe kompozimit të formës arkitektonike.
Teknologji Arkitekture IILënda, ka për qëllim të pajisë arkitektët e ardhshëm me dijet bazë ndërtimore dhe aftësinë për të hartuar projektin arkitekturor në nivelin e projekt zbatimit, si dhe të zhvillojë te studentët logjikën ndërtimore dhe konstruktive të realizimit të veprës. Objektivi i kursit të studimit është të udhëheqë studentin, gjatë procesit të analizës dhe thellimit të mjeteve, me anë të të cilave arkitekti administron dhe kontrollon të gjitha fazat e procesit të ndërtimit të ndërtesave, nëpërmjet bashkëveprimit të kompozimit arkitekturorë dhe zgjidhjeve teknike, me anë të cilave ato realizohen në praktikë. Do të tentohet pajisja e studentit me njohuritë mbi raportet midis aktivisteve dhe hapësirave, nga njëra anë, dhe funksioneve të elementeve teknike, nga ana tjetër, nëpërmjet konceptimit dhe projektimit të elementeve teknike kryesore, duke kontrolluar dhe vlerësuar rolin që materialet, prodhimet dhe sistemet konstruktive kanë gjatë hartimit të një projekti të arkitekturës.
Shkenca Konstruksioni IILënda “Shkenca e Konstruksioneve 1” që zhvillohet gjatë semestrit të parë të vitit të dytë, i kushtohet në mënyrë të veçantë studentëve të profilit Arkitekturë. Si i tillë, ky modul me background inxhinierik trajton njohuritë themelore për llogaritjet statike të strukturave ndërtimore dhe arkitektonike. Ky modul teorik i shtrirë përgjatë semestrit të parë, vijohet në semestrat në vazhdim me 2-module të tjerë specifik mbi projektimin e ndërtesave. Objektivi i kësaj lënde është të përgatisë dhe të aftësojë studentin e arkitekturës me principet bazë të projektimit të strukturës dhe konstruksioneve të thjeshtë, të arrijë të projektojë një konfigurim strukturor për tipologji ndërtesash civile, industriale dhe më gjerë. Gjithashtu, të arrijë të lexojë projektet konstrukitve me gjithë aspektet teknike. Modulet trajtohen në mënyrë specifike për këtë kurs arkitekture duke kombinuar teorinë me praktikën dhe projektet e zbatimit.
Semestri V







CAAD IIIQëllimi i kësaj lënde është informimi dhe paisja e studentëve të vitit të tretë të arkitekturës
me njohuri e metodologji komplekse modelimi të cilat mbartin në vetvete
agregate sistemesh të thjeshta logjike. Duke marrë në konsideratë shumëllojshmërinë
e softwarëve të modelimit dhe vizatimit dixhital në treg si dhe prezantimin hyrës me
metodologjinë BIM të CAD II në vitin paraardhës, është zgjedhur për aplikim software-i
Rhinoceros 7 (nga McNeel & Associates), i cili mbart në vetvete 3 metodologjitë modeluese
freeform nga më te përdorurat sot në arkitekturë apo dizajn të shkallëve të
ndryshme: 1) NURBS Modelling & 2D Drafting, 2) Sculpting with SubD dhe 3) Modelim
algoritmik i integruar nëpërmjet Grasshopper 3D. Nisur nga qasja teorike e zbërthimit
të konceptit të formës në Formë & Dallgë, kuptojmë nivelet e ndryshme hierarkike ku
ekzistojnë këto dy koncepte lidhur me shkallën e leximit dhe interpretimit.
Studio Planifikimi UrbanStudio Planifikimi Urban përfshihet në grupin e lëndëve të studiove në përgjithësi, dhe
ato të planifikimit dhe dizajnit urban në mënyrë specifike. Kjo lëndë integron njohuri
ndërdisiplinore të fituara në lëndët e studiove të arkitekturës, dhe të urbanistikës e mjedisit
(zhvillimit të qëndrueshëm) të zhvilluara gjatë viteve të mëparshme dhe sidomos
të analizës së territorit dhe të vendbanimeve. Lënda përmban disa linja logjike kryesore
të cilat kombinojnë çështje të natyrës teorike, konceptuale dhe praktike të dizajnit dhe
planifikimit urban që bazohen kryesisht në analizën kritike të lëvizjeve të planifikimit me
fokus qendror eksperiencën amerikane, duke e ballafaquar atë me përvojën Evropiane
dhe shqiptare. Kjo lëndë përpiqet të bëjë edhe një çmitizimi të konceptit “Healthy/Resilient
City” rreth gjëndjes dhe planifikimit të vendbanimeve sidomos pas krizave pandemike
dhe sanitare të fundit, apo çdo lloj destabilizimi si: tërmetet, përmbytjet, zjarret.
Fizikë Teknike dhe ImpianistikëLënda “Fizikë Teknike” & “Impiantistikë”, si dy lëndë plotësuese të njëra tjetrës janë
mjaft të rëndësishme për formimin bazë të studentëve të vitit të tretë të Arkitekturës.
Kjo lëndë është e lidhur me studimin e parametrave fizikë që karakterizojnë ambjentet
e brendshme të banuara si dhe me përcaktimin e mënyrave, mjeteve dhe sistemeve për
sigurimin dhe ruajtjen e tyre. Elementë të tillë të cilësisë së ambjenteve të brendshme
të banuara, si komforti termik, cilësia e ajrit, komforti visual, si dhe komforti akustik
janë studiuar mbi bazën e ligjeve dhe parametrave të fizikës teknike dhe mbi këtë bazë
janë studiuar edhe mjetet apo sistemet energjitike që janë në përbërje të banesës, të
cilët bëjnë të mundur sigurimin dhe ruajtjen e këtyre parametrave, të tillë si sistemet e
vetilimit natyral dhe mekanik, sistemet e ftohjes dhe pompat e nxehtësisë, sistemet e
ndriçimit, si dhe sistemet akustike.
Ekonomi dhe Kantjer NdërtimiLënda “Ekonomi dhe kantier ndërtimi” është konceptuar të zhvillohet në semestrin e
parë të vitit të tretë të arkitekturës. Objektivi kryesor i lëndës ”Ekonomi Ndërtimi/Kantier
Ndërtimi” është të pajisë studentët e vitit përkatës të Universitetit POLIS me njohuritë
kryesore mbi ekonominë dhe të prezantojë konceptet bazë dhe të tjera në drejtim
të njohjes dhe kuptimit të fenomeneve ekonomike në fushën e ndërtimit, të aplikimit të
tyre në aspektin teknik, ligjor dhe ekonomiko – financiar, në jetën e përditshme, aplikimet
e të cilave teorikisht dhe praktikisht i kemi prezent në zbatim, në kantieret e ndërtimit,
menaxhim dhe investime në fushën e ndërtimit. Studentët marrin njohuri mbi
preventivët në ndërtim, aplikimin për leje ndërtimi, sigurinë dhe shëndetin në kantier,
përdorimin e BIM për të nxjerrë librezat e masave etj. Lënda synon që studentët të kenë
mundësi për të zhvilluar njohuritë profesionale.
Studio dhe Teori Arkitekture 3AKjo studio synon të parashtrojë zgjidhje arkitektonike që adresojnë tipologjinë e
banesës kolektive në qytet, ndërsa e trajton strukturën të vendosur në kontekstit
urban social-kulturor dhe në harmoni me hapësirat publike dhe karakteristikat e
përdorimit të tyre. Duke projektuar me dhe për grupet e ndryshme të interesit,
studentët nxiten të zbulo-jnë zgjidhje të qarta dhe pioniere, të cilat e pasurojnë të
jetuarit në komunitet me shër-bime të tjera civile. Studio Arkitekture III do të
nënvizojë rëndësinë e qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe mirëqenies së individit dhe
shoqërisë si një e tërë. Studentët do të për-piqen të projektojnë zgjidhje të cilat
reflektojnë ambicjen dhe vizionin e kohës, por të besueshme dhe teknikisht te
realizueshme. Studenti lidh kompetencën dhe angazhimin e tij profesional me çështje
të rëndësishme politike dhe shoqërore.
Studio Dizajni AmbientalQëlimi dhe konceptet themelore të lëndës i kanë rrënjet te sistemet pasive të cilat
do të jenë pjesë kryesore e lëndës. Implementimi i tyre në projekt është thelbesore.
Gjithashtu elemente të tjerë të rëndesishëm që do i shoqërojnë ato do të jenë: analiza
urbane,kushtet klimaterologjike, grafiku i konfortit termik, analiza SWOT, vegjetacioni,
skenarët potenciale, diellëzimi, hijëzimi, skemat e ventilimit dhe freskimit, kurthet termike
përgjatë stinës së ftohtë etj. Lënda ka si qëllim kryesor të aftësojë studentët për
të zgjidhur problematikat ambjentale, për të minimizuar konsumin e energjisë deri në
zero, për të projektuar godina të pavarura nga rrjeti elektrik (vete-efikase, për të krijuar
ndjeshmëri kundrejt problematikave të riciklimit, për të krijuar një konform termik
optimal brenda në godinë, përgjatë verës dhe dimrit, për të minimizuar kostot ngrohjeftohje
në banesë nëpërmjet sistemeve pasive apo nëpërmjet termoizolimit.
WSHP TAW/TDWWorkshopet e Javës së Arkitekturës në Tiranë ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse
dhe pasuruese duke integruar udhëtimin akademik me komunitetin aktiv të
dizajnereve apo arkitektëve. Të përshtatura për t’u lidhur me aftësitë e tyre
avancuese, këto workshope u ofrojnë studentëve një mundësi unike për të eksploruar
ndërthurjen e artit dhe arkitekturës. Të udhëhequr nga profesionistë dhe arkitektë,
studentë angazhohen në projekte praktike që sfidojnë të menduarit e tyre të
projektimit dhe aftësisë krijuese për zgjidhjen e problemeve. Këto seminare, të
menduara në kuadër të Javës së Arkitekturës së Tiranës, jo vetëm rrisin të kuptuarit e
studentit rreth parimeve arkitekturore dhe projektimit, por edhe i ekspozon ndaj
diskursit të dizajnit arkitektonik bashkëkohor në Tiranë. Gjatë Workshop-it përmes përpjekjeve bashkëpunuese dhe ndërveprimit të
drejtpërdrejtë me profesionistët, studentët fitojnë njohuri praktike, duke përmirësuar
aftësinë e tyre për t’iu qasur sfidave arkitekturore me kreativitet dhe inovacion.
Semestri VI




Urbanistikë Teknike dhe Ligj dhe Legjislacion UrbanKy kurs ofron njohuri mbi standartet, normat dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin
rregullator, urbanistikën dhe zhvillimin e territorit. Me njohuritë e fituara studentët do
të jenë në gjendje jo vetëm të hartojne një projekt/ plan të detajuar vendor sipas standarteve
dhe normave të përcaktuara me ligj apo me rregullore vendore, por edhe të kuptojnë
sesi kryehet bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes institucioneve (kush,çfarë,si)
në raste të veçanta të projektimit apo zhvillimit të territorit. Lënda do të ofroje njohuri
mbi ndryshimet dhe evolucionin e normave dhe standarteve në legjislacionin e planifikimit
dhe zhvillimit të tokës në Shqipëri. Në fund të kursit, studentët do të kenë marrë
njohuri bazë për planifikimin rregullator, procesin dhe aktorët, instrumentet, si edhe
standartet dhe normat e projektimit sipas legjislacionit në fuqi.
Rrjete Elektrike dhe TeknologjikeKursi i “Rrjete elektrike dhe teknologjike” zhvillohet në semestrin e dytë të vitit të tretë
me studentët e programit të MSc. i Integruar në Arkitekturë dhe Dizajn Urban. Ndërmjet
këtij kursi studentët e Arkitekturës njihen me njohuritë bazë të principeve dhe metodikave
të hartimit të projekteve të sistemeve elektrike, sistemit të furnizimit me ujë,
sistemeve të ajrit të kondicionuar dhe sistemeve të tjera pjesë përbërëse të ndërtesës
në mënyrë që në të ardhme ai të ketë mundësi të bashkërendojë punën e tij projektuese
me inxhinierët projektues elektrik përsa i takon ndriçimit, vendosjes së kuadrove dhe
kabinave elektrike, për banesat, repartet industriale, etj; si dhe me inxhinierët hidraulik
për vendosjen e pajisjeve hidrosanitare; kolonave të furnizimit me ujë dhe ato të shkarkimit
të ujërave të ndotura. Objektivi kryesor i këtij kursi është t’i njoh studentët me
konceptet bazë të elektroteknikës dhe t’i aftësoj ata në leximin e një projekti elektrik.
Studio dhe Teori Arkitekture 3BKjo studio synon të parashtrojë zgjidhje arkitektonike që adresojnë tipologjinë e
banesës kolektive në qytet, ndërsa e trajton strukturën të vendosur në kontekstit
urban social-kulturor dhe në harmoni me hapësirat publike dhe karakteristikat e
përdorimit të tyre. Duke projektuar me dhe për grupet e ndryshme të interesit,
studentët nxiten të zbulo-jnë zgjidhje të qarta dhe pioniere, të cilat e pasurojnë të
jetuarit në komunitet me shër-bime të tjera civile. Studio Arkitekture III do të
nënvizojë rëndësinë e qëndrueshmërisë, elasticitetit dhe mirëqenies së individit dhe
shoqërisë si një e tërë. Studentët do të për-piqen të projektojnë zgjidhje të cilat
reflektojnë ambicjen dhe vizionin e kohës, por të besueshme dhe teknikisht te
realizueshme. Studenti lidh kompetencën dhe angazhimin e tij profesional me çështje
të rëndësishme politike dhe shoqërore.
Studio dhe Teori Dizajni UrbanKjo lëndë integron njohuri të fituara në lëndët e studiove të arkitekturës të zhvilluara
gjatë viteve të mëparshme dhe sidomos të analizës së territorit dhe të vendbanimeve.
Lënda përmban disa linja logjike kryesore të cilat kombinojnë çështje të natyrës teorike,
konceptuale dhe praktike të dizajnit urban që bazohen kryesisht në kritikën teorike të
autorëve të periudhës pas moderne, si edhe asaj bashkëkohore. Blloku teorik synon të
ekspozojë studentët edhe në raportet që ka dizajni urban me planifikimin e qytetit në
tërësi si edhe influencën që ushtrojnë disiplina të tjera si shkencat, filozofia, sociologjia,
mjedisi, artet, etj. të gjitha këto do të ilustrohen me raste studimore që do të tregojnë
histori suksesi apo dështimi. Kontekstit shqiptar dhe pozicionimit të disiplinës së dizajnit
dhe planifikimit urban në situatën aktuale do t’i kushtohet vëmendje përgjatë gjithë
kursit. Kështu lënda synon të nxisë studentët për një eksplorim alternativ të procesit.
Analizë e Tipologjisë dhe Morfologjisë ArkitektonikeKursi “Analizë e Tipologjisë dhe Morfologjisë Arkitektonike” kërkon të hetojë karakteristikat
e përbashkëta që përbëjnë veprën arkitektonike. Për vepër arkitektonike nënkuptohet
gjithë ajo trashëgimi e lënë nga e kaluara, qoftë edhe nga ajo e afërt. Ky kurs
nuk do të jetë thjeshtë një kurs analitik por nëpërmjet analizës së disa veprave kyçe në
historinë e arkitekturës do të kërkojë të zbardhë një sistem me instrumente projektuese
dhe kompozitive që do jenë në dobishmëri të arkitektëve të ardhshëm. Zgjedhja e veprave
për t’u analizuar do i përkasë arkitekturave të ndërtuara në kontekstin shqiptar
dhe kryesisht ato me karakter banimi. Subjekte të analizave do të jenë komplekset e
banimit të ndërtuara në Shqipëri në 50 vitet e fundit. Qëllimi është hetimi i bazave
epistemologjike të arkitekturës të cilat formojmë parimet që qeverisin metodat e kommpozimit
dhe projektimit arkitektonik, i parë ky si procedim racional dhe shkencor.
Semestri VII






Restaurimi i Trashëgimisë KulturoreLënda e Restaurimit të Monumenteve të kulturës dhe Ndërtesave me vlera
Arkitektoni-ke është një fushë multidisiplinore dhe e zgjeruar. Shfrytëzimi i aseteve të
trashëgimisë kulturore të ndërtuar, arkitektonike, arkeologjike, inxhinierike apo
artistike duke i dhënë një imazh tërheqës (me focus ndertesat dhe territorin), bëjnë
të mundur rritjen e vler-ave dhe konkurrencën në nivel global. Aktualisht është e
nevojshme t’i bashkangjitemi tradicionales dhe vlerave autentike të qyteteve, asaj që
ekziston dhe është e ndërtuar në territor. Normativa që rregullon ndërhyrjen në një
vepër arkitektonike (e cila ndry-shon nga një shtet në një shtet tjetër, madje dhe
brenda shtetit ndryshon nga një vend në një vend tjetër), mund të ndryshojë në
varësi të çdo kategorie të veprës nëse ajo siguron një procedurë më korrekte të
ndërhyrjes restauruese. Objektiv kryesor i lëndës të aftësojë studentin e arkitekturës
me bazën teorike dhe principet e restaurimit.
Dizajn Grafik dhe IndustrialLënda ka si qëllim mësimin e praktikave dhe principeve mbi dizajnin grafik, si dhe projektimin
e një marke të një kompanie dhe ambalazhit për një nga produktet e saj të
supozuara. Studentët do të përvetësojnë procesin e të projektuarit, duke filluar nga
kërkimet dhe skicat e studimeve mbi idenë, realizimin e tij me anë të programeve digjitale,
për të konkluduar me prezantimin dhe finalizimin për shtyp apo publikim digjital.
Metodologjia e ndjekur do jetë bashkimi i teorisë me praktikën për të patur një rezultat
sa më koherent dhe praktik, por gjithmonë me një mendim analitik dhe duke iu referuar
koncepteve bazë të dizajnit grafik dhe dizajnit të paketimit. Leksionet janë të dedikuara
mbi teorinë e dizajnit grafik, si nga ana e principeve dhe elementëve të dizajnit të cilat
do shtjellohen gjatë javëve, edhe nga ai i case studies dhe evolucionit të dizajnit të paketimit.
Qëllimi është që studentët të dizenjojnë në mënyrë analitike.
Advanced Studio in Architecture and ITKursi i Studio e Avancuar në Arkitekturë dhe IT synon të prezantojë studentët me mjete
të avancuara të projektimit kompjuterik. Ky kurs synon të njohë studentët me nevojën
për të avancuar më tej produktin e procesit krijues, domethënë projektin arkitektonik,
nëpërmjet njohjes dhe përdorimit të programeve, teknikave dhe metodave të
avancuara. Studentët do të mësojnë sesi programet parametrike të projektimit arkitektonik
krijojnë mundësinë e veprimit sipas një paradigme të re kompjuterike. Procesi i
projektimit dhe vetë produkti tashmë kanë një horizont të gjerë mundësish. Pikërisht
në këtë horizont të ri mundësish, në lëndën Advanced Studio in Architecture eksplorohet
përmes projektit arkitektonik bashkëkohor temat e të jetuarit dhe ndërveprimit
me ekosistemin. Tema e dizajnit fokusohen ende në zonat përgjatë brigjeve të lumit
Lana. Janë pikërisht këto zona të braktisura në zhvillimin natyror të ekosistemit.
Rigjenerim Urban dhe Projekte me KomunitetinKursi i Rigjenerimit Urban merr në analizë zona urbane te degraduara dhe synon rikualifikimin
e tyre me anë të ndërhyrjeve projektuale. Rigjenerimi urban, në vetëvete,
trajton çështje që kanë të bëjnë me proceset evolutive dhe transformuese të vendbanimeve
urbane, të cilat janë procese të ndikuara dhe/ose diktuara nga faktorë ekonomik,
social, mjedisor e klimaterik. Lënda kombinon trajtimi teorik me atë praktik në shkallë
të ndryshme të ndërhyrjeve në qytet. Nëpërmjet studimit të problematikave specifike,
kuadrit teorik mbi evolucionin e rigjenerimit urban dhe shembujve virtuoze bashkëkohore
do të trasmetohet një metodologji ndërhyrjeje që parashikon ruajtjen dhe integrimin
e pjesëve të ndërtuara të qytetit. Ne qendër të diskutimit do të vendoset sfera
publike, si në aspektin fizik ashtu dhe në aspektin vendimarrës. Përmes këtij trajtimi,
lënda synon të plotësojë dhe thellojë më tej dijet e studentit në fushën e planifikimit.
Studio dhe Teori Arkitekture 4ALënda “Studio dhe Teori Arkitekture 4A synon të hedhë e bazat e para të mirëfillta projektuese
me anë të zhvillimit të projekteve, ku kursi synohet të trajtohet si një punishte
e punës, të mësimit, të diskutimit dhe të ushtrimit të aftësive, mjeteve dhe metodave
të projektimit. Kjo gjë do të mbështetet edhe nga pjesa teorike si dhe detyrat e shkurtra
semestrale dhe seminaret e diskutimet mbi çështje të veçanta të projektimit. Ky kurs
do të mbajë parasysh gjithmonë rëndësinë e vizatimit në perceptimin e materializimin
e ideve si dhe më vonë në paraqitjen e projektit duke ju përmbajtur gjithmonë idesë”
se e para ishte skica”. Ky vit do të bëjë të mundur që studenti të arrijë një pjekuri të tillë
poetike formale ku ndjenja të mund të transportohet në një arkitekturë, të jetë ajo që
do të frymëzojë projektin arkitektonik por dhe do ta simbolizojë atë.
WSHP TAW/TDWWorkshopet e zhvilluara përgjatë “Tirana Design Week” kanë një rëndësi të veçantë për
studentët, duke ofruar një përvojë të kuruar dhe gjithëpërfshirëse dhe shërbyer si një
komponent kryesor si pjesë e rrugëtimit të tyre akademik. Të udhëhequr nga
profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e dizajnit, studentët përfshihen në
projekte të prekshme, duke fituar njohuri praktike dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre
në disiplina specifike të projektimit. Workshopet janë projektuar duke i inkurajuar
studentët të aftësojnë njohuritë kryesore të marra, duke përvetësuar aftesitë teknike
dhe gjithashtu nxitur bashkëpunimin, të menduarit kritik dhe të kuptuarit e praktikave
bashkëkohore të projektimit. Me pjesëmarrjen e tyre në Workshopin e “Tirana Design Week”, studentët
thellojnë lidhjen e tyre me ekosistemin lokal të dizajnit, duke siguruar një urë të
vlefshme midis studimeve të tyre akademike dhe fushës dinamike në zhvillim të dizajnit
në Tiranë.
Semestri VIII





Studio dhe Teori Arkitekture 4BLënda “Studio dhe Teori Arkitekture 4A synon të hedhë e bazat e para të mirëfillta projektuese
me anë të zhvillimit të projekteve, ku kursi synohet të trajtohet si një punishte
e punës, të mësimit, të diskutimit dhe të ushtrimit të aftësive, mjeteve dhe metodave
të projektimit. Kjo gjë do të mbështetet edhe nga pjesa teorike si dhe detyrat e shkurtra
semestrale dhe seminaret e diskutimet mbi çështje të veçanta të projektimit. Ky kurs
do të mbajë parasysh gjithmonë rëndësinë e vizatimit në perceptimin e materializimin
e ideve si dhe më vonë në paraqitjen e projektit duke ju përmbajtur gjithmonë idesë”
se e para ishte skica”. Ky vit do të bëjë të mundur që studenti të arrijë një pjekuri të tillë
poetike formale ku ndjenja të mund të transportohet në një arkitekturë, të jetë ajo që
do të frymëzojë projektin arkitektonik por dhe do ta simbolizojë atë.
Projekt ZbatimiLënda “Projekt Zbatimi “ është konceptuar si një proces gjithëpërfshirës me “Workshop
“ dhe shtrihet në një periudhë 1 semestrale, duke bashkuar teorinë dhe praktikën e projektimit.
Kompleksiteti në rritje i kushteve bashkëkohore urbane të Tiranës dhe ndryshimet
e thella të shoqërisë thekson rëndësinë e hetimeve të bazuara jo vetëm në metodat
tradicionalisht të njohura të projektimit arkitektonik, por edhe me integrimin e mjeteve
dhe metodologjive të ndryshme teorike që lidhen me disiplina të shumta. si planifikimi
urban, sociologjia urbane, gjeografia urbane, ekonomia urbane etj. Lënda do të kontribuojë
në formimin e një kulture të projektimit nëpërmjet përvojave të mësimdhënies
që synojnë rritjen e mjeteve analitike, metodave dhe përpunimit të temave operacionale
të projektimit që do të zhvillohen nga formimi i një ndërgjegjeje kritike, të lidhur
ngushtë me një kontekst të veçantë. arkitektura e transportit hekurudhor.
Studio dhe Teori Arkitekture InterieriLënda do të përfshijë të gjitha fazat e kreativitetit të dizajnit të brëndisë duke u fokusuar
në punë kërkimore, analizë dhe konteks, inspirime, plane, prerje, pamje, modelime në
maket apo 3d, krahasime dhe referenca të ngjashme, teori dhe koncepte artistike, materiale
dhe teknologji. Projekti do të zhvillohet në mënyrë individuale. Struktura gjuhësore
e dizajnit që ka filluar të eksplorohet gjatë viteve do të vazhdojë të eksplorohet edhe
gjatë këtij semestri. Një rol të rëndësishëm do të ketë edhe puna kërkimore personale
e cila do të shërbejnë si reference për këtë eksperiencë praktike. Procesi i ideimit dhe
projektimit do të përmbajë disa faza me përmbajtje dhe afate kohore të përcaktuara
si më poshtë. Qëllimi i këtij projekti është të zgjojë dhe të eksplorojë idetë kreative të
studentëve. Kombinimi i teorisë me idetë e mundshme synon krijimin e formës dhe
zgjidhjen funksionale.
Prefabrikim Dixhital dhe PrototipizimLënda Prefabrikim Dixhital dhe Prototipizim ka si qëllim të njohë studentët me instrumente
të avancuar të prototipizimie e të prefabrikimit dixhital. Kjo lëndë synon që nëpërmjet
njohjes dhe përdorimit të programeve dhe të mjeteve teknologjike e laboratorike
ti japë studentëve mundësi që projektet e tyre t’i provojnë në kushtet reale të ndërtimit
dhe prodhimit arkitektonik. Në këtë lëndë studentët njihen me metodat e prodhimit
nëpërmjet shtimit të materialit, e njohur ndryshe si primtim 3D, me metodat e heqjes
së materialit si CNC dhe laser cut si dhe metoda hibride të parafabrikimit dixhital si
formimi i shablloneve të avancuara për derdhjen e betonit apo të polimereve. Studentët
zgjedhin një pjesë apo element të zhvilluar gjatë Studios së Avancuar në Arkitekturë dhe
IT, e gjatë lëndës e zhvillojnë elementin dera sa e kthejnë në një komponent teknologjik
të projektueshëm dhe prodhueshëm nëpërmjet pajisjeve laboratorike si krehë robotik.
Dizajn PeizazhiKy kurs përfshin studime në analizën dhe projektimin e sistemeve arkitekturore, urbane
dhe të hapësirës së hapur. Studimet do të përfshijnë metoda dhe mjete të analizës
së strukturës urbane, të kuptuarit e formës së qytetit si rezultat i proceseve historike,
kulturore dhe sociale, të krijuara me kalimin e kohës dhe të vendosura përballë
një siti fizik specifik. Kursi do të ofrohet përmes një serie leksionesh dhe diskutimesh
seminaresh të leximeve të përzgjedhura, paralelisht me punën e drejtuar në studio.
Fazat kryesore të punës do të jenë: Leximi dhe analiza e hapësirës së hapur përmes vëzhgimit
vizual dhe përmes përcaktimit të imazhit. Leximi dhe analiza e ndërlidhjes midis
morfologjisë natyrore dhe urbane, tipologjisë arkitekturore dhe marrëdhënies së tyre me
procesin. Njohuritë e aplikuara, përfundimet dhe ilustrimet e temave kryesore të lëndës.
Semestri IX






Metoda te Kërkimit ShkencorLënda Metoda të Kërkimit Shkencor i pajis studentët e arkitekturës me teknika
metodologjike bazë për të kryer kërkim shkencor në disiplinën e dizajnit dhe
arkitekturës, dhe në veçanti për të përgatitur diplomën e arkitekturës. Specifika e kësaj
lënde është kërkimi nëpërmjet dizajnit (research by design). Gjetja e objektit të studimit
në arkitekturë, ndërtimi i argumentit kryesor, formulimi i pyetjes, zhvillimi i hipotezës,
si dhe dokumentimi dhe paraqitja e tezës ose produktit final janë objektivi i kësaj lënde.
Si shkruhet rreth këtij objekti? Si vizatohet ky objekt? Si kombinohet vizatimi me shkrimin
akademik, imazhi me tekstin? Si shërbejnë vizatimi, gjeometria, dhe instrumentet
analoge dixhitale në artikulimin dhe zhvillimin e kërkimit? Jo gjithmonë janë bërë këto
pyetje; ato kanë histori dhe teori. Kur janë bërë, ndryshe janë shtruar nga arkitektë të
ndryshëm dhe ndryshe nga historianë apo teoricienë të arkitekturës.
Studio Profesionale në ArkitekturëKjo lëndë, “Studio Profesionale në Arkitekturë” e vitit të V-të do të hedh vështrimin në
problematikën dhe aspektet më të afërta të zanatit të arkitektit, si ato praktike ashtu
edhe ato teorike. Njëkohësisht duke marrë parasysh edhe pjekurinë e studentëvë kjo
lëndë do të synojë të prekë dhe diskutojë problematikat të lidhura me projekt zbatimin,
si ato të paraqitjes së projektit, por edhe në tërësi të kërkesave që ka vepra arkitekturore
në procesin e saj të zbatimit. Kjo lëndë do të synojë që të vështrojë arkitekturën
si një proces të tërë dhë të pandarë, që nga idea dhe deri në përfundimin e saj të plotë
dhe duke e parë rolin e arkitektit si një udheheqës, mediator dhe ekzekutor të saj. Lënda
do të synojë në rritjen e mëtejshme të përgjegjshmërisë të arkitektit ndaj mjedisit ku ai
projekton e ndërton, respektin për atë që është ndërtuar, për atë që është përreth dhe
për rëndësinë e vendimeve që merren në arkitekturë që në fazat e para të saj.
Sipërmarrja dhe BiznesiQëllimi i lëndës është t’u japë nxënësve aftësinë dhe aftësitë për të punuar dhe menduar
në mënyrë reale. Situatën, problematikat reale dhe nevojat reale të komunitetit.
Kombinimi i aftësive të arkitekturës dhe sipërmarrja, i jep studentit mjetet për të zhvilluar
konceptet e arkitekturës në projekte të realizueshme. Si të përgjigjemi në një situatë
specifike kur hapësira publike dhe objektet publike janë shumë në nevojë, por pronat
publike të disponueshme mungojnë ose janë tashmë në përdorim. Si mund të (ri)zhvillojmë
një pronë publike që mund të ketë një funksion të dyfishtë ose më shumë gjatë 24
orëve. Si mund të kenë një jetë më pas objektet publike ekzistuese orët e punës, çfarë
lloj programi nevojitet dhe si mund t’i hartojmë ato. Si të identifikoni dhe përfshirja e
palëve të interesuara në proces. Si të aplikoni për financim.
Studio Finale Arkitekturë 5Kjo lëndë mundëson konceptimin, zhvillimin dhe realizimin e temës e diplomës. Diploma
përbëhet nga një projekt, që është produkt i kësaj lënde dhe një materiali të
shkruar, që zhvillohet në lëndën e Kërkimit dhe Metodave. Në këtë lëndë studentët
zhvillojnë më tej konceptet ligjëruese dhe kompozitive si dhe teknikat e projektimit që
kanë për-vetësuar në lëndët e mëparshme. E veçanta e kësaj lënde është sintetizimi i
këtyre kon-cepteve dhe teknikave drejt një projekt diplome. Ky projekt diplome duhet
të plotësojë pritshmëritë profesionale mbi një produkt arkitektonik bashkëkohor.
Projekti duhet të dëshmojë aftësitë e studentit për konceptimin, zhvillimin,
detajimin, dhe paraqitjen e projektit, në marrëdhënie me kontekstin ligjërues mbi të
cilin është konceptuar projekti ashtu edhe me atë kultural, mjedisor, apo gjeografik
në të cilin ndodhet projekti. Ky projekt diplome duhet të dëshmojë aftësitë e
studentit për të gjykuar dhe interpretuar.
Thellim TeorikLënda do të prek çështjet teorike të disiplinës së arkitekturës. Trajtimi i tyre do bëhet në
formë filologjike duke nisur nga çështjet e para teorike të trajtuara në traktatet arkitektonike
dhe duke përfunduar me teoritë bashkohore të arkitekturës. Dobishmëria e teorisë
në periudhën aktualë konsiston në rezistencën që ajo shfaq për mos tu eleminuar
tërësisht pas disfatave që pësoi shekullin e shkuar në favor të një pragmatizmi absolut i
shtyrë dhe i mbështetur mbi teorinë heideggeriane të “arsyetimit instrumental”. Aktualisht
teoria duket e anashkaluar dhe e lënë në periferitë e “dhomave akademike” për tu
zëvendësuar me qasje më empirike që shohin arkitektët bashkohorë të transformohen
dhe të manifestojnë më tepër sjellje “zanatçiu” sesa profesionisti. Lënda do kërkojë të
trajtojë dhe sjellë për të gjithë auditorin një seri me tematika, personazhe dhe traktate
që kanë trajtuar problematikat e kompozimit, projektimit dhe ndërtimit në arkitekturë.
WSHP TAW/TDWWorkshopet e Javës së Arkitekturës në Tiranë ofrojnë një përvojë gjithëpërfshirëse
dhe pasuruese duke integruar udhëtimin akademik me komunitetin aktiv të
dizajnereve apo arkitektëve. Të përshtatura për t’u lidhur me aftësitë e tyre
avancuese, këto workshope u ofrojnë studentëve një mundësi unike për të eksploruar
ndërthurjen e artit dhe arkitekturës. Të udhëhequr nga profesionistë dhe arkitektë,
studentë angazhohen në projekte praktike që sfidojnë të menduarit e tyre të
projektimit dhe aftësisë krijuese për zgjidhjen e problemeve. Këto seminare, të
menduara në kuadër të Javës së Arkitekturës së Tiranës, jo vetëm rrisin të kuptuarit e
studentit rreth parimeve arkitekturore dhe projektimit, por edhe i ekspozon ndaj
diskursit të dizajnit arkitektonik bashkëkohor në Tiranë. Gjatë Workshop-it përmes përpjekjeve bashkëpunuese dhe ndërveprimit
të drejtpërdrejtë me profesionistët, studentët fitojnë njohuri praktike, duke
përmirësuar aftësinë e tyre për t’iu qasur sfidave arkitekturore me kreativitet dhe
inovacion.
Semestri X



Studio Finale Arkitekturë 6Kjo lëndë mundëson konceptimin, zhvillimin dhe realizimin e temës e diplomës. Diploma
përbëhet nga një projekt, që është produkt i kësaj lënde dhe një materiali të
shkruar, që zhvillohet në lëndën e Kërkimit dhe Metodave. Në këtë lëndë studentët
zhvillojnë më tej konceptet ligjëruese dhe kompozitive si dhe teknikat e projektimit që
kanë për-vetësuar në lëndët e mëparshme. E veçanta e kësaj lënde është sintetizimi i
këtyre kon-cepteve dhe teknikave drejt një projekt diplome. Ky projekt diplome duhet
të plotësojë pritshmëritë profesionale mbi një produkt arkitektonik bashkëkohor.
Projekti duhet të dëshmojë aftësitë e studentit për konceptimin, zhvillimin,
detajimin, dhe paraqitjen e projektit, në marrëdhënie me kontekstin ligjërues mbi të
cilin është konceptuar projekti ashtu edhe me atë kultural, mjedisor, apo gjeografik
në të cilin ndodhet projekti. Ky projekt diplome duhet të dëshmojë aftësitë e
studentit për të gjykuar dhe interpretuar.
Teza dhe Projekt Diploma Qëllimi i kësaj lënde është të ndihmojë studentët e vitit të pestë të konceptojnë dhe
zhvillojnë temën e diplomës. Ndonëse kjo lëndë do të zhvillohet në formatin e studios,
nuk është thjesht një studio si e viteve të mëparshme për dy arsye: e para, zgjedhja dhe
zhvillimi i temës dhe projektit të diplomës është individuale dhe e pavarur. Roli jonë si
pedagogë është të udhëheqim dhe lehtësojme këtë proces. E dyta, ky nuk është thjesht
një projekt por një tezë diplome që materializohet nëpërmjet një projekti si dhe një materiali
të shkruar (i cili do të zhvillohet paralelisht në lëndën e Kërkimit dhe Metodave.
Si i tillë, ndërsa projekti duhet të plotësojë pritshmëritë profesionale mbi një produkt
arkitektonik bashkëkohor, duhet të jetë në të njëjtën kohë diçka më tepër, duhet të jetë
një zbulim, një tezë që hap një debat në lidhje me të tashmen dhe një hapësirë per t’u
investiguar dhe eksploruar më tej në të ardhmen.
Internship profesionalNë punim