Erilda Muka

Phd.C

ERILDA MUKA

Departamenti: 
Kerkimit te Aplikuar
Kontakt:
erilda_muka@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

PhDc. Erilda Muka është asistente lektore në Universitetin Polis dhe koordinatore e shkollës profesionale “Mirëmbajtje e Rrjetave Kompjuterike”. Ajo ka përfunduar me rezultate të larta studimet e ciklit master në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Dixhital” në Universitetin Epoka, ku ka filluar karrierën e saj akademike në vitin 2019 si asistente mësimdhënëse në laborator, duke u specializuar në fushën e pajisjeve elektronike.

Në vitin 2023, Erilda është angazhuar në studimet doktorale në Universitetin Teknik të Sofies, Bullgari, nën udhëheqjen e Prof. Galia Marinova, në fushën e pajisjeve inteligjente Internet of Things. Interesat e saj kërkimore përfshijnë pajisjet Internet of Things dhe Digital Twins, me një theks të veçantë në zhvillimin e prototipeve të ndryshme për studime teorike dhe industriale që transformojnë kampuset universitare në kampuse inteligjente dhe eficiente.

Erilda tashmë prej pesë vitesh është e angazhuar në mësimdhënie pranë institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private. Ajo jep mësim për lëndët me fokus në rrjete kompjuterike, sigurinë kibernetike, sigurinë e rrjeteve, arkitekturën kompjuterike dhe pajisjet elektronike. Në kuadër të zhvillimit të këtyre lëndëve dhe vijimit të studimeve doktorale, Erilda ka marrë pjesë në disa trajtime, workshop-e, projekte dhe konferenca kombëtare e ndërkombëtare, duke i ofruar fushës së kërkimit shkencor dhe mësimdhënies inovacione dhe ide-aplikime të reja industriale.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Digital Twins to Monitor IoT Devices for Green Transformation of University Campus
Autore  Erilda Muka, Galia Marinova Data e publikimit 9/072024
Konferenc 2024 International Conference on Broadband Communications for Next Generation Networks and Multimedia Applications (CoBCom)
Publikues  IEEE

Design and Implementation of a Smart Home Automation System based on remote control from Home Kit and Android
Autore Erilda Muka, Elvis Avdyli, Gerti Mecaj
Data e publikimit 15/12/2023
Journal ICITEE23: International Conference on Information Technologies and Educational Engineering
Issue ISBN 978-9928-805-28-7
Publikues Enti Botues “Gjergj Fishta”

Influence of Artificial Intelligence on Educational Inequalities and Perils Confronting Women in Albania
Autore Erilda Muka, Dhurata Shehu, Gerti Mecaj
Data e publikimit 2023/10
Reviste INTERDISCIPLINARY JOURNAL OF ARCHITECTURE AND BUILT ENVIRONMENT

Cognitive Health Reflection to Keto Diet Attitude with Machine Learning Clustering
Autore Gent Imeraj, Erilda Muka, Maaruf Ali, Ali Osman Topal, Mevlida Zenuni, Kristjan Marçinaj
Data e publikimit 2021/12/9
Konference 2021 International Conference on Computing, Networking, Telecommunications & Engineering Sciences Applications (CoNTESA)
Publikues  IEEE

AI Lights and Shadows: Revolutionizing the World
Autore Arber Malaj Erilda Muka
Revista Journal of Public Transportation 
Publikues POLIS University Press Page 2 FORUM A+ P 27 84 OCTOBER 2023 Scientific Research Papers
Data e publikimit 2023/10