UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

politecnico-di-bari
Njoftime

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë, të vitit akademik 2023-2024, në Universitetin Politeknik të Barit, Itali (http://www.poliba.it/)

Afati i aplikimit, deri në datë 30 Qershor 2023.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Politeknik të Barit, Itali:

  • Forma e Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • Njohuri te gjuhes italiane
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Njohuri bazë të gjuhës italiane
  • Portofoli i projekteve

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: anisa_gjini@universitetipolis.edu.al

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:

https://forms.gle/LEUPuKQSi3s17W8t9 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit POLIS.

Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Urban.

Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit POLIS dhe Universitetit Politeknik të Barit.

Për më shumë informacion kontaktoni: flora_krasniqi@universitetipolis.edu.al