Tradita e Solidaritetit Vazhdon: Sesioni i Dhurimit të Gjakut në Universitetin POLIS
2026-04-28 15:12Tradita e Solidaritetit Vazhdon: Sesioni i Dhurimit të Gjakut në Universitetin POLIS
Një mision që shpëton jetë
Universiteti POLIS, në bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq Shqiptar, si çdo vit organizoi sesionin e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut. Ky është një mision human me përgjegjësi sociale që tejkalon auditoret; në një kohë kur nevojat për emergjenca mjekësore janë të vazhdueshme, kontributi i secilit prej nesh është një shpresë e re për jetën.
Si gjithmonë, studentët, stafi akademik dhe ai administrativ iu bashkuan kësaj nisme humane. Një akt sado i vogël në dukje, është një mundësi e madhe për t’i shpëtuar jetën dikujt tjetër.
Data: 27 – 30 Prill 2026
Vendi: Galeria MAD Center, POLIS
Faleminderit komunitetit POLIS që edhe një herë tregoi forcën e solidaritetit POLIS-ian. Bashkë, ndërtojmë jo vetëm mjedise, por edhe shpresë.
Shenim:
“Përveç dhurimit, ky bashkëpunim vijoi edhe me sesione trajnimi/keshillimi për stafin tonë mbi menaxhimin e situatave të urgjencës, duke rritur sigurinë dhe ndërgjegjësimin në komunitetin tonë.”