APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Ceremonia e Diplomimit 2026 | Universiteti POLIS

Ceremonia e Diplomimit 2026
DiplomimiNjoftime

Ceremonia e Diplomimit 2026 | Universiteti POLIS

Të nderuar diplomantë,

Universiteti POLIS njofton se Ceremonia e Diplomimit 2026 do të zhvillohet më 10, 11 dhe 12 nëntor 2026, në orën 17:00, në hollin e katit të parë të universitetit. Data e ceremonisë suaj përcaktohet sipas programit të studimit.

Për të marrë pjesë, duhet të konfirmoni pjesëmarrjen nëpërmjet formularit përkatës deri më 6 nëntor 2026.

Datat
10, 11, 12 nëntor 2026

Ora
17:00

Vendi
Holli, kati i parë

Afati i konfirmimit
6 nëntor 2026

Programi i ceremonive

Gjeni programin tuaj të studimit dhe konfirmoni pjesëmarrjen te formulari i datës përkatëse.

E martë, 10 nëntor 2026 · 17:00

Konfirmo pjesëmarrjen →

  • MSc Planifikim dhe Menaxhim Urban
  • MSc Arkitekturë dhe Dizajn Urban
  • MSc Menaxhim Mjedisor Urban
  • MP Planifikim Territori dhe GIS
  • MP Arkitekturë Dixhitale

E mërkurë, 11 nëntor 2026 · 17:00

Konfirmo pjesëmarrjen →

  • BSc Administrim Biznesi
  • MSc Administrim Biznesi
  • BSc Shkenca Kompjuterike
  • MSc Shkenca Kompjuterike
  • Restaurim
  • Shkolla Profesionale – Mirëmbajtje Rrjetesh Kompjuterike
  • Shkolla Profesionale – Eficiencë Energjetike

E enjte, 12 nëntor 2026 · 17:00

Konfirmo pjesëmarrjen →

  • BSc Art Dizajn
  • BSc Inxhinieri Ndërtimi
  • MSc Dizajn i Aplikuar
  • MSc Inxhinieri Ndërtimi

E rëndësishme:
Konfirmimi nëpërmjet formularit është i detyrueshëm. Diplomantët që nuk e plotësojnë formularin deri më 6 nëntor 2026 do të konsiderohen jo pjesëmarrës dhe emri i tyre nuk do të përfshihet në listën e diplomantëve që thirren gjatë ceremonisë.

Udhëzime për pjesëmarrjen

  • Vendi: Holli i katit të parë, Universiteti POLIS.
  • Paraqitja: Jo më vonë se ora 16:00, një orë para fillimit të ceremonisë.
  • Kodi i veshjes: Veshje formale, në ngjyrë të bardhë dhe të zezë.
  • Të ftuarit: Çdo diplomant mund të ftojë 1–2 familjarë ose të afërm.

Tërheqja e dokumentacionit të diplomimit

Dosja me dokumentacionin e diplomimit (Diplomë, Suplement Diplome, Listë Notash dhe Kurs Katalog) tërhiqet pranë Zyrës së Sekretarisë Mësimore, duke filluar nga 10 nëntori 2026, në orarin 09:00–15:00.

Ju lutemi të respektoni këtë orar. Për shkak të organizimit të ceremonive, jashtë tij tërheqja e dokumentacionit nuk do të jetë e mundur.

Informacion dhe kontakt

Për çdo paqartësi, kontaktoni Sekretarinë Mësimore të Universitetit POLIS:

+355 69 408 8250 / +355 69 408 8111

Ju mirëpresim për të festuar së bashku arritjen tuaj akademike!

Me respekt,
Sekretaria Mësimore
Universiteti POLIS