APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

thirrje erasmus format (4)
MobiliteteNjoftime

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 në Universitetin e Bergamos (Università degli Studi di Bergamo), Itali. Ja si të aplikoni, hap pas hapi.

1

Kontrolloni nëse mund të aplikoni

Thirrja është e hapur për studentët e regjistruar në Bachelor dhe Master në programet:

Shkenca KompjuterikeInxhinieri Software & AI
2

Përgatitni dokumentet

✓Formulari i aplikimit
✓Vërtetim studenti
✓Listë notash
✓Dëshmi e anglishtes, niveli B1
✓CV në gjuhën angleze
✓Fotokopje e pasaportës
3

Aplikoni

Plotësoni formularin e regjistrimit online.

Dërgoni të gjitha dokumentet e aplikimit me email në [email protected].

4

Përzgjedhja

Kriteret kryesore të përzgjedhjes janë:

Nota mesatare e studimevePortofoli i projekteve

Studentët përfitues përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit POLIS dhe Universitetit të Bergamos.

Afati i aplikimit
10 nëntor 2026
Për më shumë informacion, kontaktoni:
[email protected]