Shkolla Verore

Shkolla Verore

Prej një dekade, Universiteti POLIS organizon për çdo vit (PSS – POLIS_Summer School), qё zakonisht bazohet tek eventet bienale TAW_Tirana Architecture Weeks dhe TDW_Tirana Design Weeks, dhe ndodhin nё periudhën Shtator – Tetor.

Shkolla zakonisht ka disa Workshope Ndërkombëtare të hapura përtej komunitetit studentor, akademik dhe kërkimor të POLIS. Njё pjesё e mirё e tyre janё tё hapura pёr publikun dhe tё interesuarit jashtё POLIS, brenda dhe jashtё vendit.  Nё tё kaluarёn “Shkolla Verore e POLIS”, ka patur bashkёpunime ndёrkombёtare me Shkollat e Arkitekturёs nё Universitetet: Bauhaus/ AnhaltDarmstadtKarlsruheMainzCottbus (Gjermani); TU-Vienna (Austria), Trieste University (Itali); NTUA (Greqi); Laurench Tech Detroit (USA); etj.

Shkolla Verore e POLIS, krahas workshopeve, organizon zakonisht edhe një Konferencë Ndërkombetare me tema shkencore të interesit të ditës. Më tej “Shkolla Verore” shoqëroret me një kalendar të pasur Eventesh Sociale në qytet, Leksione dhe Forume të Hapura, projeksione filmash etj. Shkolla ka një rrjet të pasur partnerësh lokale e ndërkombëtare, ndër të cilat veçojmë: Bashkinë Tiranë, Ministrinë e Kulturës, si dhe Rrjetin Europian Future Architecture Platform”.

 

 

APLIKO KËTU

 Një tjetër shkollë verore në POLIS dhe me karakter ndërkombëtar është Prej vitit 2016, ka nisur te zhvillohet kjo Shkollë, e cila organizohet nën lidershipin e “Energy Community Vienna” përmes “Fondit të Hapur Rajonal për Europën Juglindore – Efiçenca Energjetike” (FHR-EE), financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (BZHE) dhe e implementuar nga Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ). U-POLIS është partneri kryesor akademik i këtij programi trajnimi ndërkombëtar veror, që qarkullon çdo vit në një qytet europian, dhe deri tani është zhvilluar në Shqipëri, Maqedoni, Kroaci, Poloni, Austri, etj. 
 
Shkolla Verore e Komunitetit të Energjisë është një program trajnimi multi-disiplinor i fokusuar në sektorët e energjisë në tranzicion dhe drejtohet nga profesionistët dhe akademikët më të mirë në nivel europian. Në këtë program marrin zakonisht pjesë 40-50 pjesëmarrës nga 35 vende të Evropës dhe me gjerë, kryesisht studentë pasuniversitarë ne programet PhD, kërkues nga të gjitha disiplinat e lidhura me energjinë, profesionistë të rinj ose ne karrierë të mesme nga institucionet politikë-bërëse dhe vendim-marrëse, nga kompanitë private, think-tank dhe organizata jo-qeveritare, etj. Shkolla ka një impakt në nivelin europian, dhe shikohet si një nga instrumentat për integrimin e sektorit të energjise të Ballkanit Perëndimor në BE. 
 
Synimi i këtij programi është t’i mundesojë atyre të kuptojnë kompleksitetin e plotë të sektorëve të energjisë, por edhe t’i japë atyre një platformë për shkëmbim dhe kontribut ndaj diskutimeve rreth energjisë.
Për më shumë informacione rreth Shkollës Verore shiko www.energy-community.org