NJOFTIM PËR POZICION VAKANT – Asistent i Projekteve pranë Njësisë së Projekteve
2024-09-10 8:57NJOFTIM PËR POZICION VAKANT – Asistent i Projekteve pranë Njësisë së Projekteve
Përshkrimi i përgjithshëm i punës;
Asistenti i Projekteve është personi kryesor i kontaktit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Njësinë e Projekteve pranë Universitetit Polis. Asistentja e Projekteve gjithashtu shërben si ndërlidhje me drejtuesin e Njësisë së Projekteve si dhe me ekipe të tjera të menaxhimit. Organizon dhe koordinon projektet me partnerë të huaj apo vendas.
Detyrat kryesore;
- Ndjek zbatimin e kontratave dhe marrëveshjeve të projekteve që institucioni ka me palë të treta në të gjithë komponentët e përfshirë në këto projekte.
- Merr pjesë aktive në përgatitjen e dokumentacionit për aplikime për projekte të reja.
- Monitoron dhe raporton në mënyrë periodike mbi progresin dhe implementimin e projekteve.
- Merr pjesë në organizimin e trajnimeve dhe eventeve të lidhura me projektet dhe është personi i kontaktit me partnerët e huaj apo vendas për projektet.
ASISTENT I PROJEKTEVE
KUALIFIKIMET / KËRKESAT:
– Arsim i Lartë;
-Eksperiencë të mëparshme në ndjekjen dhe zbatimin e projekteve të ndryshme;
-Njohje shumë e mire e gjuhës angleze;
-Aftesi të mira bashkëpunuese dhe punë në grup;
-Aftësi të mira organizative.
DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Cv (Curriculum Vitae)
Letër intersi
Diploma/Certifikata, (të skanuara)
Kualifikime të tjera, (të skanuara)
LLOJI I POZICIONIT TË PUNËS
Me kohë të plotë
APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN E MËPOSHTME
E-mail: burime_njerezore@universitetipolis.edu.al
Aplikimi është i hapur deri më datën 30.09.2024, ora 16:30.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.