APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike

Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike

Master në Shkenca Kompjuterike (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Qëllimi i Programit

Qëllimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike synon të rrisë, zgjerojë dhe forcojë njohuritë dhe aftësitë e fituara në ciklin e parë, si dhe të zotërojë njohuritë të përparuara praktike dhe teorike në fushën e shkencave kompjuterike. Programi mbështet përparimin e shpejtë teknologjik dhe ofron bazat e të mësuarit gjatë gjithë jetës, suksesin në karrierë si në mjedisin vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Programi ofron dije te specializuar teorike dhe praktike ne fushen e shkencave kompjuterike dhe mundeson inovacion ne industry si dhe inovacion kerkimor origjinal ne institucionet e arsimit te larte. Programi ofron gjithashtu ekspertize mbi zgjidhjen e problemeve ne kerkim dhe inovacion dhe per perftimin e njohurive te reja nderdisiplinare. Programi i pajis studentet me aftesi per te konceptuar strategji pune ne grup qe ndihmojne ne avancimin e njohurive profesionale dhe ne vleresimin e kesaj pune.

Objektivat dhe rezultatet formuese të programit të studimit:

Programi Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike përgatit studentët për të arritur karrierën dhe arritjet profesionale të mëposhtme brenda viteve të diplomimit.

Niveli i pare: Njohja dhe kuptimi
Studenti do te jete i afte të:
– njohë dhe aplikojë parimet me te avancuara algoritmike dhe teorinë e shkencave kompjuterike në modelimin, projektimin dhe dizajnimin e sistemeve kompjuterike
– ne projektimin e strukturave te të dhënave, ne algoritmet paralele, kodet hash të supozimeve algoritmike, programimin heuristic, ne sigurine e informacionit, ne dizenjimin e sistemeve multimediale dhe lojërave të ndryshme, si dhe ne inteligjencen artificale dhe machine learning per te zgjidhur probleme komplekse ne industri ose ne kontekste kerkimore shkencore
– njohë pajisjet hyrëse-dalëse dhe periferike, të gjithë përbërësit e lidhur me pajisjet kompjuterike, ndërfaqet e rrjetit dhe driver-at

Niveli i dyte: Rritja e kapaciteteve per te zbatuar ne praktike njohurite teorike
Studenti do te pervetesoje keto kapacitete:
– kryejnë karrierë të suksesshme në disiplinat e shkencave kompjuterike dhe / ose ndjekja e studimeve master/doktorale në këtë fushë ose të ngjashme me të;
– të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe përshtatja me tregjet dhe teknologjitë në zhvillim;

Niveli i trete: Aftesite profesionale
Studenti do te marre ekspertize dhe aftesi per:
– të marre pozicione drejtuese me qëllim përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë dhe gjithashtu të iniciojnë biznese që ofrojnë zgjidhje inovative, dhe për të bashkëpunuar në grup me qëllim realizimin e një projekti final, të pëbashkët;
– të veprojë me ndërgjegje rreth potencialeve dhe përgjegjësive të profesionit informatik në kontekstin e shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe njerëzimit.

Mundësitë për punësim

Duke pasur parasysh përhapjen dhe zhvillimin e teknologjisë kompjuterike sot në shoqëri ka shumë mundësi të ndryshme pune për studentët e diplomuar në shkenca kompjuterike. Disa nga mundësitë e punësimit që programi Programi Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike ofron janë si vijon:

  • Inxhinier Software, i cili harton programe kompjuterike si dhe aplikon konceptet e shkencave
  • kompjuterike për të zgjidhur probleme praktike;
  • Analist i bazës së të dhënave, i cili harton dhe zhvillon programe për të mbledhur, ruajtuar dhe
  • analizuar të dhëna të natyrave të ndryshme;
  • Admistrator i sistemeve dhe/ose i bazës së të dhënave;
  • Menaxher i sistemeve të informacionit;
  • Specialist i sigurisë së informacionit dhe asaj kompjuterike;
  • Menaxher apo konsulent projekti IT;
  • Programues Web-i;
  • Game Developer;
  • Speciliast rrjetesh kompjuterike;

PROGRAMI MESIMOR

Semestri I
Programim i Avancuar (Python)Objektivat:Lënda ka si objektiv themelor që të aftësojë studentin që të kuptojë parime të avancuara të programimit në Python dhe përdorimin e tij për të zhvilluar aplikacione të avancuara Web duke përdorur Django, librarinë Flask dhe AI, TensorFlow dhe librari të tjera të përshtatshme. Lënda është e ndarë në disa nivele si: librarite Django dhe Flask, librarite asinkrone, zhvillimi i aplikacioneve përmes Inteligjencës Artificiale dhe Data Science, zhvillimi i TensorFlow, testimi automatik dhe mjetet e tjera të zhvillimit. Studentët do të fitojnë ekspertizë në hartimin e API-ve RESTful, zbatimin e mekanizmave të vërtetimit dhe autorizimit dhe përdorimin e koncepteve ORM për ndërveprimet e bazës së të dhënave si në Flask ashtu edhe në Django. Për më tepër, kursi thekson praktikat e automatizuara të testimit, duke u siguruar që studentët të zhvillojnë aftësi në krijimin e testeve të njësive, testeve të integrimit dhe testeve nga fundi në fund për të ruajtur besueshmërinë dhe funksionalitetin e kodit.Përmbajtja e kursit:Python është një gjuhë programimi e nivelit të lartë e cila shërben për të krijuar programe të ndryshme. Kjo gjuhë programimi përdoret për të krijuar faqe web, për të zhvilluar testime automatike, për analizë të dhënash përmes algoritmeve të Machine Learning etj. Python lejon programuesit që të kryejnë testime automatike përmes skripteve të cilat detektojnë problemet në kohë, rrisin besueshmërinë dhe eficiencën e një sistemi/programi dhe gjithashtu ndihmojnë në procesin e dokumentimit.
Computer Aided Analyses and DesignObjektivat:Lënda ka si qëllim kryesor dhënien e njohurive në lidhje me mjetet metodologjike, dizajnin “Vector and Sketching”, skicimin, modelimin solid dhe analizën e bazuar në CAD. Studentët do të aftësohen në metodologjitë e projektimit të produktit, procesin e projektimit, të menduarit e dizajnit, mjetet krijuese, prototipet, përdorimin e sistemeve të avancuara CAD etj.Përmbajtja e kursit:Lënda “Computer Aided Analysis and Design” është ndërdisiplinore dhe studentët do të fitojnë njohuri dhe kompetenca në dizajnin e bazuar në CAD. Dizajni “Vector and Sketching” kombinohet me mjetet metodologjike, kështu që studentët do të jenë në gjendje të kombinojnë të gjitha mjetet dhe të kryejnë një analizë të plotë. Aftësitë dhe njohuritë e fituara do t’u ofrojnë studentëve mundësinë për të demonstruar inovacion në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.
Sistemet e ShpërndaraObjektivat:Objektivi kryesor i lëndës së Sistemeve të Shpërndara në programin Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike është të japë njohuri gjithëpërfshirëse rreth projektimit, zbatimit dhe menaxhimit të sistemeve të shpërndara kompjuterike. Studentët do të eksplorojnë koncepte themelore si protokollet e komunikimit, algoritmet e shpërndara dhe arkitekturat e sistemit për të kuptuar sfidat dhe mundësitë e qenësishme në mjediset e shpërndara. Kursi synon t’i pajisë studentët me aftësi për të zhvilluar sisteme të shpërndara të shkallëzuara dhe fleksibël, duke nxitur të kuptuarit e parimeve thelbësore për ndërtimin e aplikacioneve të shpërndara moderne, efikase dhe të besueshme.Përmbajtja e kursit:Sistemet e Shpërndara synojnë të plotësojnë zgjidhjen e problemeve duke ofruar izolime të hapësirave të adresimit, kapacitete përpunimi të larta dhe shmangie të kërkesës për kontakte fizike. Këto sisteme i vënë në dispozicion përdoruesit të dhëna dhe kapacitet që ndodhen gjeografikisht larg. Në këtë lëndë trajtohen gjerësisht protokollet e komunikimit, modeli TCP/IP, programimi me socket etj. Ndër temat kryesore në të cilat lënda fokusohet janë projektimi i sistemeve të shpërndara dhe trajtimi i problemeve dhe vështirësive që mund të hasen në projektim.
Algoritmet e Avancuara dhe Strukturat e të DhënaveObjektivat:Qëllimi i këtij kursi është avancimi i njohurive të studentit rreth Algoritmeve, gjykimi rreth efikasitetit të tyre si dhe strukturave të të dhënave mbështetëse të këtyre algoritmeve. Studenti do të njihet me algoritme që aplikohen në procese kërkimi, renditje, optimizimi të distancave, mënyrën e analizës që i bëjmë një algoritmi për të përcaktuar efikasitetin e tij dhe do të ketë mundësi të gjykojë më mirë në zgjedhje alternativash për zgjidhje problemesh të ndryshme. Gjithashtu, ai do të fitojë eksperiencë në të kuptuarit dhe zgjidhjen e problemeve që janë pjesë e fushave të studimit si Inteligjenca Artificiale. Projekti që studenti do të mbrojë në fund të kursit do të jetë hapi i parë ku ai do të tregojë përgjegjshmërinë dhe pavarësinë për të zbatuar njohuritë e fituara.Përmbajtja e kursit:Lënda është e fokusuar në analizën e algoritmeve dhe synon të pajisë studentët me njohuri më të thelluara mbi algoritmet në lidhje të ngushtë me strukturat e të dhënave që u përshtaten këtyre algoritmeve. Metodat e avancuara që do të përdoren në grafe, renditje, tabelat hash të shpërndara, teknikën përça e sundo, programimin dinamik përmes gjuhës së programimit Java, algoritmat Greedy etj., aftësojnë studentët në zgjidhjen optimale dhe eficiente (duke prioritizuar kohën e ekzekutimit dhe procesimit, kompleksitetin e algoritmeve të përdorur, burimet e përdorura, hapësirën e nevojshme në memorie etj.) të problemeve të ndryshme që lidhen me programimin dhe Shkencat Kompjuterike në tërësi.
Lëndë me zgjedhje

Studenti zgjedh një (1) nga lëndët e mëposhtme:

Krijimtaria Laboratorike Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Menaxhimi i Projektit Objektivat: Qëllimet e lëndës janë që studentët të marrin njohuri për t’u bërë menaxherë efektivë të projektit, si dhe teknika praktike për të menaxhuar projektet, dhe njëkohësisht duke punuar individualisht dhe si ekip të zhvillojnë një projekt të tyre. Më konkretisht, lënda synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi praktike të nevojshme për të menaxhuar projektet duke analizuar një sërë teknikash të mirëpërcaktuara të menaxhimit të projektit, nga “tradicionale” në moderne; të sigurojë një lidhje me shkencën kompjuterike “në botën reale”, duke ndarë përvoja të projekteve në implementim e sipër. Përmbajtja e kursit: Menaxhimi i projektit është procesi i planifikimit, organizimit dhe mbikëqyrjes së ekzekutimit të përgjithshëm të një projekti nga fillimi deri në fund të tij. Roli i përgjithshëm i një menaxheri projekti është të përcaktojë qëllimet e një projekti, të krijojë një plan projekti të zbatueshëm, të shpërndajë burimet thelbësore dhe të menaxhojë ekipin e projektit në tërësi. Menaxhimi efektiv i projektit kërkon aftësi të forta komunikimi, vëmendje ndaj detajeve dhe përshtatje ndaj rrethanave gjithnjë në ndryshim. Është kritik në shumë industri, duke përfshirë ndërtimin, inxhinierinë, zhvillimin e softuerit dhe marketingun etj. Në të njëjtën kohë pothuajse gjithçka në fushën e shkencave kompjuterike është e paketuar në një “projekt”, shpesh plot rrezik dhe pasiguri, megjithatë ajo që pritet nga ekspertët e shkencave kompjuterike është të planifikojnë dhe të parashikojnë për të ofruar produkte me cilësi të lartë, me karakteristika të plota, në kohë dhe brenda buxhetit.
Sistemet e Informacionit të Biznesit Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Semestri II
Machine LearningObjektivat: Objektivi kryesor është që studentët të njihen me konceptet e nevojshme matematike si edhe me programet më të fundit që përdoren në krijimin e algoritmeve të inteligjencës artificiale. Në këtë mënyrë, ata do jenë të pregatitur për të analizuar dhe krijuar algoritme të ndryshme të inteligjencës artificiale. Studentet do te njihen me qasjen statistikore ndaj inteligjencës artificiale, dhe do jenë të aftë të interpretojnë rezultatet e marra. Së fundmi, studentët do implementojnë algoritmet më të njohur të inteligjencës artificiale, dhe do testojnë performancën e tyre në databaza të ndryshme.Përmbajtja e kursit: Në këtë lëndë, nëpërmjet zhvillimit të orëve të leksioneve, seminareve dhe laboratoreve, të cilat janë të fokusuara në aspekte që lidhen me kodimin, synohet që studentët të njihen me konceptet themelore të inteligjencës artificiale. Qëllimi është që studentët të pajisen me dijet e nevojshme për të kontribuar në fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, si edhe në industri. Lënda i prezanton studentët me konceptet themelore të algjebrës lineare, optimizimit, probabilitetit dhe statistikës, të cilat ndihmojnë ata të fitojnë pjekurinë e nevojshme matematike për të pasur sukses në mjedise të orientuara drejt kërkimit shkencor. Për më tepër, gjatë kursit studentëve iu kërkohet të kodojnë disa nga algoritmet më të njohur të inteligjencës artificiale duke përdorur librari të ndryshme të gjuhës Python. Këto njohuri pajisin studentët me aftësitë dhe kompetencat që iu duhen për të pasur sukses në industri të ndryshme.
Inxhinieri Software (Metodat Moderne të Zhvillimit të Programeve)Objektivat: Moduli i Inxhinierisë Software ka si qëllim që studenti: të kuptojë inxhinierinë softuerike si një disiplinë e dedikuar për të ndërtuar sisteme të besueshme; të reflektojë analizën teknike të zgjidhjes në shembuj praktikë; të kuptojë thelbin e tools dhe proceseve që duhen përdorur për implementimin e sistemeve që kërkojnë teknikalitet më inovativ.Përmbajtja e kursit: Moduli i Inxhinierisë Software shfaq ciklin e plotë të zhvillimit të një softueri, duke filluar që nga dizenjimi deri në fazën e implementimit. Gjatë këtij moduli, studentët do të mësojnë principet, teknikat, metodat dhe tools që nevojiten për të suportuar zhvillimin e aplikacioneve. Fokusi i veçantë i modulit të Inxhinierisë Software qëndron në disiplinën e zhvillimit dhe të menaxhimit të sistemeve të mëdha dhe komplekse. Temat e trajtuara gjatë këtij moduli udhëzojnë studentët, nëpërmjet shembujve praktikë, të përmbushin kërkesat e hartuara në fillim nëpërmjet zhvillimit korrekt të softuerit si një produkt që përmbush nevojat e biznesit.
Siguria e InformacionitObjektivat: Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është të kuptohen konceptet brenda sigurisë së informacionit, njohuritë e përgjithshme të kornizës dhe praktikave për menaxhimin e sigurisë së informacionit, njohja e mjeteve dhe metodave për monitorimin dhe reagimin ndaj incidenteve të sigurisë së informacionit, si dhe projektimi i masave të përshtatshme të sigurisë për aplikacione të thjeshta. Studentët do të pajisen me aftësitë më të mira të identifikimit, analizës dhe aplikimit të metodologjive më të avancuara të mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike.Përmbajtja e kursit: Kjo lëndë ofron një trajtim të gjerë të sigurisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike, si bazë për të kuptuar, vlerësuar dhe zbatuar masa të ndryshme në nivel teknik dhe organizativ që mund të sigurojnë mbrojtjen e duhur të burimeve të informacionit kundër dëmtimit. Siguria kibernetike ka të bëjë gjithashtu me mbrojtjen e sistemeve fizike kundër dëmtimit si rezultat i sulmeve përmes internetit. Lënda përbën bazën për marrjen e lëndëve të tjera të sigurisë në nivelin master.
Lëndë me zgjedhje

Studenti zgjedh një (1) nga lëndët e mëposhtme:

Programim i Avancuar (Python) Objektivat: Lënda ka si objektiv themelor që të aftësojë studentin që të kuptojë parime të avancuara të programimit në Python dhe përdorimin e tij për të zhvilluar aplikacione të avancuara Web duke përdorur Django, librarinë Flask dhe AI, TensorFlow dhe librari të tjera të përshtatshme. Lënda është e ndarë në disa nivele si: librarite Django dhe Flask, librarite asinkrone, zhvillimi i aplikacioneve përmes Inteligjencës Artificiale dhe Data Science, zhvillimi i TensorFlow, testimi automatik dhe mjetet e tjera të zhvillimit. Studentët do të fitojnë ekspertizë në hartimin e API-ve RESTful, zbatimin e mekanizmave të vërtetimit dhe autorizimit dhe përdorimin e koncepteve ORM për ndërveprimet e bazës së të dhënave si në Flask ashtu edhe në Django. Për më tepër, kursi thekson praktikat e automatizuara të testimit, duke u siguruar që studentët të zhvillojnë aftësi në krijimin e testeve të njësive, testeve të integrimit dhe testeve nga fundi në fund për të ruajtur besueshmërinë dhe funksionalitetin e kodit. Përmbajtja e kursit: Python është një gjuhë programimi e nivelit të lartë e cila shërben për të krijuar programe të ndryshme. Kjo gjuhë programimi përdoret për të krijuar faqe web, për të zhvilluar testime automatike, për analizë të dhënash përmes algoritmeve të Machine Learning etj. Python lejon programuesit që të kryejnë testime automatike përmes skripteve të cilat detektojnë problemet në kohë, rrisin besueshmërinë dhe eficiencën e një sistemi/programi dhe gjithashtu ndihmojnë në procesin e dokumentimit.
Sisteme në kohë reale Objektivat: Qëllimi është që studentët të njohin aspekte të veçanta të sistemeve në kohë reale; të kuptojnë problemet kryesore të projektimit të sistemeve në kohë reale dhe të njohin disa zgjidhje; të jenë në gjendje të përdorin arsyetimin formal për sistemet në kohë reale. Përmbajtja e kursit: Sistemet në kohë reale janë sisteme operimi specifike të cilat performojnë detyra dhe funksionalitete që u përgjigjen eventeve të ndryshme brenda kufizimeve të përcaktuara kohore. Në këtë lëndë studentët prezantohen me problemet themelore, konceptet dhe qasjet në hartimin dhe analizën e sistemeve në kohë reale. Studiohen çështje që lidhen me hartimin dhe analizën e sistemeve me kufizime në kohë reale.
Data Structure Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Lëndë me zgjedhje

Studenti zgjedh një (1) nga lëndët e mëposhtme:

Zhvillimi i Lojërave Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Big Data Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Sisteme Inteligjente Multimediale Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Semestri III
Rrjete dhe Teknologji të Avancuara KompjuterikeObjektivat: Objektivi kryesor i kësaj lënde është të përgatisë studentët për karriere në inxhinierinë e rrjetave, administratën e sistemeve, sigurinë e informacionit dhe fusha të ngjashme. Studentët në përfundim me sukses të lëndës do të kenë një bazë të fortë në teknologjinë e rrjetit dhe teknologjitë moderne të tyre. Njohuritë dhe teknikat e përftuara në lëndën “Rrjete dhe Teknologji të Avancuara Kompjuterike” mundësojnë analizë të thelluar dhe përgatitjen e propozimeve për zgjidhje dhe përmirësime në praktika dhe procedura në projektimin, realizimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike.Përmbajtja e kursit: Kjo lëndë synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi të nevojshme për projektimin, sigurimin, menaxhimin, dhe përshtatjen e rrjeteve të kompjuterëve në një mjedis teknologjik që zhvillohet shpejt. Në përfundim të kësaj lënde studenti do të marrë këto njohuri: analizimi dhe aplikimi i protokolleve të rrjetit, projektimi i personalizuar i topologjive të rrjetit, konfigurimi dhe menaxhimi i pajisjeve të rrjetit, optimizimi i performancës së rrjetit etj.
Metodat e Hulumtimit dhe Inovacionit në Shkencën KompjuterikeObjektivat: Moduli i Metodave Kërkimore ofron për studentët mundësinë që të mësojnë të gjitha aspektet e procesit të kërkimit dhe konceptin e pyetjes kërkimore të përshtatur në mënyrën e duhur për kërkimin e tyre. Në fund të kursit synohet që studentët të aplikojnë teknika specifike si: krijimin e një skeme fillestare të kërkimit, mbledhjen e të dhënave, analizën, shkrimin akademik dhe prezantimin e tyre.Përmbajtja e kursit: Moduli është i konceptuar në formatin e një ore të hapur duke thelluar diskutimin drejt perspektivave teorike dhe praktike të një kërkimi shkencor. Nëpërmjet këtij moduli studentët do të njihen me teknikat dhe proceset e nevojshme për të realizuar një kërkim shkencor cilësor në shkencat kompjuterike dhe më gjerë. Intervali i temave të mbuluara gjatë këtij kursi do të aplikohen në një rast specifik me metodologjinë respektive që identifikon mënyrën se si të adresohet problemi, të arrijë qëllimin dhe t’i përgjigjet pyetjes kërkimore dhe/ose vërtetimit të hipotezës.
Laborator i Integruar në Shkencat KompjuterikeObjektivat: Objektivi kryesor i këtij kursi është t’i aftësojë studentët me një qasje më të avancuar të zhvillimit të faqeve web duke mbuluar konceptet kyçe në teknologjitë e fundit. Studentët do të fitojnë aftësi në mjete të tilla si React, GitHub dhe CLI, duke i lejuar ata të krijojnë, strukturojnë dhe testojnë aplikacione të fuqishme web. Për më tepër, kursi synon të futë praktikat më të mira në DevOps, duke theksuar ndërtimin, vendosjen dhe menaxhimin e aplikacioneve.Përmbajtja e kursit: Ky kurs është krijuar për t’u ofruar studentëve një kuptim gjithëpërfshirës të zhvillimit të webit. Planprogrami mbulon praktikat thelbësore të DevOps dhe kontrollin e versionit duke përdorur GitHub. Lënda synon t’i pajisë studentët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të zhvilluar dhe vendosur me sukses aplikacionet në internet.
Lëndë me zgjedhje

Studenti zgjedh një (1) nga lëndët e mëposhtme:

Shërbimi i Orientuar Kompjuterik Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Bashkëveprimi Njeri-Kompjuter Objektivat: Në fund të kursit, synohet që studenti: të kuptojë dhe zbatojë metodologjitë më të rëndësishme dhe moderne të ndërveprimit; të jetë në gjendje t’i zbatojë ato në HMI gjenerike, SCADA HMI dhe në AI; të jetë në gjendje të dizajnojë duke përdorur një qasje pjesëmarrëse etj. Përmbajtja e kursit: Kjo lëndë është ndërdisiplinare dhe fokusohet në dizenjimin dhe vlerësimin e sistemeve kompjuterike dhe teknologjive me të cilat përdoruesi ndërvepron. Kursi synon të ndihmojë studentin të mësojë dhe të kuptojë parimet e Dizajnit të Ndërveprimit njeri-kompjuter. Lënda ndahet në tre nivele: 1) Mësime teorike; 2) Ushtrime, raste studimore dhe shembuj; 3) Puna e projektit e zhvilluar nga studentët në ekipe. Teoria e lëndës mund të ndahet në katër pjesë: 1) parimet e dizajnit pjesëmarrës; 2) parimi i projektimit të ndërveprimit; 3) Përvoja e përdoruesit dhe dizajni i ndërfaqes së përdoruesit; 4) Mjetet dhe gjuhët.
Teknologjitë Virtuale Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Lëndë me zgjedhje

Studenti zgjedh një (1) nga lëndët e mëposhtme:

Inteligjenca e Biznesit Objektivat: Në fund të kursit, synohet që studenti të kuptojë modelet më të përhapura të biznesit dixhital dhe mundësitë dhe rreziqet e teknologjive të reja përçarëse. Studenti duhet të jetë në gjendje t’i zbatojë ato në modelet tradicionale të biznesit për të ofruar modele inovative, t’i zbatojë ato në organizata të çdo madhësie dhe të jetë në gjendje të përcaktojë rrugën e fillimit për një ndërmarrje të re duke përdorur biznesin dixhital. Përmbajtja e kursit: Inteligjenca e Biznesit ka të bëjë me krijimin, transformimin dhe përdorimin e të dhënave për të bërë që njësitë e biznesit dhe organizata në tërësi të funksionojnë më mirë. Lënda synon t’i lërë studentit të mësojë dhe të kuptojë parimet e Biznesit Dixhital dhe Inteligjencës së Biznesit, si mbi teknologjitë korrente edhe ato në zhvillim. Kjo lëndë strukturohet në tre nivele: mësime teorike; ushtrime, raste studimore dhe shembuj; puna e projektit e zhvilluar nga studentët në ekipe. Teoria e seminarit mund të ndahet në disa pjesë si: bazat e biznesit dixhital; teknologjitë përçarëse; parimet e inteligjencës së biznesit; mjetet dhe gjuhët.
Bio-Informatika Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Programim në Python Objektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës. Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Semestri IV
InternshipObjektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës.Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.
Shkenca Kompjuterike në ShoqëriObjektivat: Qëllimi i mësimit të kësaj lënde është të kuptohen ndikimet që kanë shkencat kompjuterike në zhvillimin e fushave të jetës siç janë zhvillimet në çdo fushë të shkencës, në edukim, në komunikim, në inxhinierim apo prodhim, në fushat financiare, në shëndetësi si dhe në biznese dhe industri të ndryshme. Gjithashtu do të pasqyrohet edhe ndikimi i kësaj shkence mbi teknologjitë në zhvillim siç janë Inteligjenca Artificiale (AI), Interneti i Gjërave (IoT), kompjuterat kuantikë, siguria kibernetike dhe analizimi i të dhënave të mëdha.Përmbajtja e kursit: Nëpërmjet zhvillimit të orëve të leksioneve synohet që studentët të përfitojnë njohuritë e plota në lidhje me ndikimet e shkencave kompjuterike në të gjitha fushat e jetës dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me shoqërinë. Kjo lëndë ofron një trajtim të gjerë të ndikimit të shkencave kompjuterike në dy aspekte kryesore: në atë të fushave ku përdoret, apo mbi teknologjitë në zhvillim. Tashmë dihet se ne jetojmë në epokën e kompjuterave dhe shumica e njerëzve po përdorin një pajisje që realizon përpunim të dhënash, si për shembull kompjuter personal apo një pajisje inteligjente si telefoni inteligjent, ora inteligjente apo syzet inteligjente. Zhvillimi kompjuterik është një nga arritjet më të mëdha shkencore të shekullit të 20-të dhe që po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe zhvillimet e shekullit 21.
Teza e DiplomësObjektivat: Shkruaj këtu objektivat e lëndës.Përmbajtja e kursit: Shkruaj këtu përmbajtjen e kursit.