APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Master i Shkencave në Planifikim dhe Menaxhim Urban

Master i Shkencave në Planifikim dhe Menaxhim Urban

Master i integruar në Planifikim dhe Menaxhim Urban  (300 ECTC, 5 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Planifikimi Urban fokusohet në të mësuarit rreth zhvillimit të qyteteve ose vëndbanimeve. Studentët mësojnë se si të jenë përgjegjës për zhvillimin e zonave të reja të ndërtesave, si dhe gjetjen e përdorimeve të reja për ato të braktisura. Ata mbledhin dhe interpretojnë të dhëna dhe i përdorin ato për të dalë me sugjerime, plane dhe zgjidhje të mundshme.

Programi i Masterit të integruar për Planifikim dhe Menaxhim urban synon te përgatisë planifikuesit e ardhshem të cilët do duhet të perballen me pabarazitë në rritje midis njerëzve dhe vendeve, si dhe zhvillimi i paqëndrueshëm gjithnjë e më prezentë. Ky program ofron një balancë midis njohurive teorike dhe praktike në disa aspekte si: planifikimi në nivele të ndryshme; dizajni urban; zhvillimi ekonomik, aspektet mjedisore e sociale; instrumentat e planifikimi dhe zhvillimit, por mbi të gjitha ofron integrimin e këtyre njohurive në një qasje holistike ndaj sfidave me të cilat planifikuesit përballen vazhdimishtë.

Shoqëria, Qëndrueshmëria dhe Planifikimi promovon një kuptim të ri se si të transformohet mjedisi i ndërtuar në bashkëpunim me qytetarët. Ky program i kushtojnë vëmendje mjedisit social, kulturor, politik dhe ekonomik në të cilin zhvillohet vendimmarrja për ndërhyrjet hapësinore.

Ju mësoni të analizoni, zhvilloni dhe negocioni dizajne inovative institucionale dhe zgjidhje politikash për të mbështetur dhe udhëhequr transformime komplekse në dritën e qëndrueshmërisë ndërkombëtare dhe debateve të planifikimit. Thelbi i fokusit tonë në faktorin njerëzor në shoqëri, qëndrueshmërinë dhe planifikimin është përdorimi i rasteve të jetës reale dhe puna ne laboratorë.

Modulet kryesore të trajtuara përgjatë studimeve të këtij programi:
a. Formim i përgjithshëm
Topografi, Shkenca toke, Matematike, Histori dhe Mendim i Planifikimit, Analize Territori dhe vendbanimesh etj.

b. Formim baze karakterizues
Laboratorë planifikimi të disa niveleve (urban; rregullator; rajonal); Teknologji dhe Infrastrukturë qyteti; Sisteme Planifikimi; Studio dhe teori dizajn urban; Planifikim Mjedisor; Dizajn Peizazhi; Plan Veprimi dhe Strategjik

c. Formim integrues
Ligj dhe legjislacion urban; Ekonomi Urbane; Qeverisje Vendore dhe Financa lokale.

Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i kompanive apo studiove të konsulences e projektimit në fushën e Planifikimit urban, dhe urbanistikes për të kryer punë të       asistuar.
– Sektori publik: nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet. Nivelin e qeverisjes qëndrore;
– Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë për fokus kryesor fushën e mjedisit.
–Konsulente dhe profesioniste te lire te cilet ofrojne eksperitzen e tyre prane organizmave dhe organizatave nderkombetare dhe lokale. 

PROGRAMI MESIMORE

Semestri I
Analizë Territori dhe Vendbanimi IObjektivat: Lënda synon të pajisë studentët me njohuritë bazë për: të “lexuar”, analizuar dhe intepretuar sistemet e territorit me fokus vendbanimet si pjesë përbërëse e tij; të rrisë ndjeshmërinë e studentëve lidhur me kontekstet territoriale dhe të vendbanimeve; të aplikojë në situata konkrete njohuritë teorike. Fjalë Kyç: Forma dhe proçesi, Mc Harg / qyteti si një “artefact” / Sistemi natyral dhe artikulimet territoriale / Koncepti “Territor”/ Instrumentat e Leximit / Leximi morfologjik i qytetit, A. Rossi.
Histori Arkitekture dhe Qyteti IObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti ka marrë njohuri mbi historinë e zhvillimit të qytetit, arkitekturës dhe artit dhe në periudhën nga Parahistoria deri tek shekulli i XX, nëpërmjet studimit të shumë objekteve arkitektonike, urbane dhe të artit. Fjalë Kyç: Kulturat parahistorike ne travat shqiptare / Periudha paradinastike / Prejardhja e qytetërimit Grek / Krijimi i stilit të arkitekturës / Qytetërimi Ilir.
Histori dhe Mendim i Planifikimit IObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti ka marrë njohuri mbi: a) origjinën dhe strukturën e qytetit si dhe konceptet e instrumentat bazë për analizën dhe interpretimin e transformimeve kryesore në qytet. b) Teoritë bazë për planifi kimin dhe transformimin e qytetit. c) Instrumentat praktik për njohjen e qytetit në aspekte të shumëfishtë urbanistik, arkitektonik, artistik, social, historik, ekonomik, mjedisor me qëllim hedhjen e hapave të parë për analizimin dhe zhvillimin e një qëndrimi kritik ndaj ndërhyrjeve që ndodhin në qytet apo territor. Fjalë Kyç: Figura e planifikuesit / Urbanistika e qyteteve Greke e Helene / Urbanistika e qyteteve Romake / Urbanistika e qyteteve Mesjetare / Urbanistika gjatë periudhës së Rilindjes / Urbanistika dhe planifikimi gjatë periudhës baroke dhe periudhës së iluminizmit XVII-XVIII
MatematikëObjektivat: Programi synon që ti pajisë studentët me njohuritë e nevojshme matematike me te nevojshme ne fushat e Arkitekturës, Planifikimit dhe Studimeve mjedisore. Gjithashtu programi synon në rritjen e aftësive intuitive të të menduarit dhe zbatimit te metodave matematikore. Fjalë Kyç: Vargu numerik/ Konvergjenca e vargut/ Algjebra lineare/ Gjeometria analitike ne plan/ Ekuacione diferenciale.
TopografiObjektivat: Të pajisë studentët me parimet dhe teoritë bazë që janë në themel të studimit sistematik të karakteristikave topografike, aftësitë themelore në analizat e formës së tokës nëpërmjet hartave dhe rilevimeve fushore, nevojës dhe rolit të punimeve Topografike në shërbim të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban, përgatitjen dhe interpretimin e planeve topografike, metodat, mjetet dhe teknologjia e përdorur në përftimin dhe përgatitjen e informacionit topografik si dhe zhvillimet e fundit në fushën e topografisë dhe informacionit gjeohapësinor. Fjalë Kyç: Harta topografike dhe nomenklatura / Shkalla / Simbolet e hartës treguese / Koordinatat e pikës / Llogaritja e pjerrësisë.
Semestri II
Analizë Territori dhe Vendbanimi IIObjektivat: Lënda synon të pajisë studentët me njohuritë bazë për: të “lexuar”, analizuar dhe intepretuar sistemet e territorit me fokus vendbanimet si pjesë përbërëse e tij; të rrisë ndjeshmërinë e studentëve lidhur me kontekstet territoriale dhe të vendbanimeve; të aplikojë në situata konkrete njohuritë teorike. Fjalë Kyç: Forma dhe proçesi, Mc Harg / qyteti si një “artefact” / Sistemi natyral dhe artikulimet territoriale / Koncepti “Territor”/ Instrumentat e Leximit / Leximi morfologjik i qytetit, A. Rossi.
Histori Arkitekture dhe Qyteti IIObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti ka marrë njohuri mbi historinë e zhvillimit të qytetit, arkitekturës dhe artit dhe në periudhën nga Parahistoria deri tek shekulli i XX, nëpërmjet studimit të shumë objekteve arkitektonike, urbane dhe të artit. Fjalë Kyç: Kulturat parahistorike ne travat shqiptare / Periudha paradinastike / Prejardhja e qytetërimit Grek / Krijimi i stilit të arkitekturës / Qytetërimi Ilir.
Histori dhe Mendim i Planifikimit IIObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti ka marrë njohuri mbi: a) origjinën dhe strukturën e qytetit si dhe konceptet e instrumentat bazë për analizën dhe interpretimin e transformimeve kryesore në qytet. b) Teoritë bazë për planifi kimin dhe transformimin e qytetit. c) Instrumentat praktik për njohjen e qytetit në aspekte të shumëfishtë urbanistik, arkitektonik, artistik, social, historik, ekonomik, mjedisor me qëllim hedhjen e hapave të parë për analizimin dhe zhvillimin e një qëndrimi kritik ndaj ndërhyrjeve që ndodhin në qytet apo territor. Fjalë Kyç: Figura e planifikuesit / Urbanistika e qyteteve Greke e Helene / Urbanistika e qyteteve Romake / Urbanistika e qyteteve Mesjetare / Urbanistika gjatë periudhës së Rilindjes / Urbanistika dhe planifikimi gjatë periudhës baroke dhe periudhës së iluminizmit XVII-XVIII
Shkenca e tokësObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri mbi strukturat gjeologjike, si dhe ti pajisë me njohuri praktike për mënyrat e grumbullimit, sistemimit dhe përpunimit të informacionit gjeografik. Fjalë Kyç: Aspektet e gjeomorfologjisë dhe aplikimi i tyre / Shkëmbinjtë dhe burimet minerale / Energjia e diellit / Lëndët djegëse fosile / Lëndët djegëse bio, energjia hidrike dhe ajo gjeotermike / Gjeomorfologjia dhe zhvillimi i dherave.
CADObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është i aftë të njohë dhe të përdorë teknikat e projektimit me ndihmën e kompjuterit dhe programeve aplikateve 2 dhe 3 dimensionale. Fjalë Kyç: CAD hardware and software / Koncepte bazë të skicimit / Layering / Grouping / Blloqet dhe strukturat hierarkike / Teknika për avancimin e procesit të skicimit.
Gjeometri dhe Dokumentim GrafikObjektivat: Kursi ka si qëllim të stimulojë ndërgjegjen kritike dhe të ofrojë njohjen shkencore të metodave dhe teknikave grafike të cilat mundësojnë kalimin nga kompleksiteti tredimensional i hapësirës në paraqitjen e një modeli si grafik dy-dimensional, si në përgatitjen e vizatimeve me dorë ashtu edhe në mënyrë kompjuterike. Fjalë Kyç: Linjat dhe mjetet e vizatimit / projeksionet ortogonale /projeksioni i pikës / projeksioni i figurave / projeksionet e trupave / projeksionet në 2 dhe 3 rrafshe.
KlimatologjiaNë punim
Semestri III





Teknologji dhe infrastrukturë qyteti IObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri mbi elementët infrastrukturorë që kushtëzojnë hapësirën urbane dhe modelimin e saj. Lënda trajton konceptet e përgjithshme mbi rrjetet inxhinierike dhe rrjetet e klasifi kuara ndërkombëtare apo rajonale-kombëtare. Fjalë Kyç: Koncepti i rrjeteve / Klasifikimi i rrjeteve ndërkombëtare, rajonale, lokale etj / Rrjetet teknologjike dhe jo-teknologjike / Rrjetet kryesore të qytetit / Sistemi Energjitik / Rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.
Sistemet Gjeografike të informacionitNë punim
Sistemet e PlanifikimitObjektiva: Në përfundim të këtij kursi, studentët do të kuptojnë format, qasjet dhe nivelet e planifi kimit, në mënyrë që të përshtaten në realitete të ndryshme të administrimit dhe vendimmarrjes mbi politikat e zhvillimit urban. Fjalë Kyç: Konceptet Bazë të Planifikimit Urban / Nivelet e Planifikimit / Planifikimi i përgjithshëm hapësinor / Planifikimi rajonal / Planifikimi lokal / Planifikimi komunitar.
EkonomiksObjektivat: Objektivi kryesor i kursit është të ndihmojë studentët, në përvetësimin e njohurive themelore të ekonomisë së tregut. Njohuritë mbi konceptet mikro dhe lidhja e tyre logjike me konceptet makro do t‘u mundësojnë studentëve zhvillimin e kompetencave profesionale. Fjalë Kyç: Kërkesa / Oferta / Ekuilibri i tregut / Mikroekonomia / Makroekonomia / Produkti marginal.
Laboratore  Urbanistike INë punim
Semestri IV






Teknologji dhe infrastrukturë qyteti IIObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri mbi elementët infrastrukturorë që kushtëzojnë hapësirën urbane dhe modelimin e saj. Lënda trajton konceptet e përgjithshme mbi rrjetet inxhinierike dhe rrjetet e klasifi kuara ndërkombëtare apo rajonale-kombëtare. Fjalë Kyç: Koncepti i rrjeteve / Klasifikimi i rrjeteve ndërkombëtare, rajonale, lokale etj / Rrjetet teknologjike dhe jo-teknologjike / Rrjetet kryesore të qytetit / Sistemi Energjitik / Rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike.
Ekonomi UrbaneObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri mbi forcat kryesore të ekonomise rajonale dhe lokale, me teoritë alokuese të agjentëve ekonomikë dhe parimet e ekonomisë urbane të nevojshme për hartimin e politikave të qëndrueshme urbane. Fjalë Kyç: Forcat e tregut në zhvillimin e qyteteve / Avantazhi Krahasues / Ekonomitë e shkallës / Teoritë e vendosjes për firmat transferuese / Firmat e orientuara drejt burimeve / Firmat e orientuara drejt tregut.
StatistikëObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti do të marrë njohuritë bazë për treguesit bazë statistikor, përdorimin e tyre në analiza përshkruese për situatat në nivel mikro të ndërmarrjeve por edhe në nivel makro për një sektor të caktuar. Fjalë Kyç: Programi kombëtar statistikor / Mesatarja / Moda / Mediana / Varianca/ Dispersion.
Gjeografi urbaneObjektivat: Studentët do të njihen me shumëllojshmërinë e hartave, modelet e përdorimit të tokës dhe morfologjia urbane, modelet e vendbanimeve, tipet e vendbanimeve, proçeset e rritjes fizike të zonave urbane. Qendrueshmëria (sustainability) Fjalë Kyç: Gjeografia Sociale / Gjeografia Ekonomike / Flukset Ekonomike / Investimet e huaja / Transformimi dhe Rigjenerimi Urban / Gjeografia Politike.
BE dhe politikat territorialeObjektiva: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri mbi BE, institucionet që e drejtojnë, politikat e saj për zhvillimin territorial si dhe impaktin që kjo ka në iniciativat planifikuese kombëtare dhe lokale. Fjalë Kyç: Çfarë është Bashkimi Evropian (BE / Ideja e Evropës dhe identiteti evropian/ Nga Komuniteti i Qymyrit dhe i Çelikut deri në Traktati n e Maastrihtit / “Tri Shtyllat e BE” / Shtetësia e BE / Institucionet e BE.
Laboratore Urbanistike IINë punim
Semestri V







Studio Planifikimi UrbanObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me ndjeshmërinë e lartë ndaj pasurisë së kontekstit urban-mjedisor. Kjo do të arrihet përmes ekspozimit me gjerësinë problemore dhe tematike që përmban disiplina e artit te aplikuar, dizajnit urban/outdor. Fjalë Kyç: Planifikimi urban dhe pejzazhist / Shqipëria, Balkkani, Europa dhe Amerika e Veriut / Përvoja e SHBA siaps Institutit Amerikan të Planifikimit / Krahasimi dhe dallimi midis dizajnit, arkitekturës, dizajnit urban, “landscaping”, planifi kimit urban, planifi kimit rajonal, planifi kimit hapësinor / Format e planifi kimit: rregullues, strategjik dhe veprimi / Autorë dhe mendimtarë bashkëkohorë të dizajnit urban, pejzazhit, arkitekturës.
Politika transporti dhe menaxhim trafikuObjektivat: Në përfundim të këtij kursi, studentët do të kenë përfituar një kuptim më të mirë të planifikimit të infrastrukturës së transportit, të menaxhimit të trafikut, si dhe me aftësinë për t’iiaplikuar këto njohuri në projektimin e strukturave të ndërkëmbimit të transportit. Gjatë këtij moduli studentët do të përfi ojnë njohuri teknike, teorike dhe praktike për hartimin e politikave, strategjive dhe projekteve për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, turistike dhe portuale. Fjalë Kyç: Zhvillimet aktuale në transportin publik / Ndërkombëtar / Rajonal / Kombëtar / Zhvillimet aktuale në transportin urban/ si shërbim publik dhe si shërbim i ofruar nga sektori privat.
DemografiObjektivat: Objektivi kryesor i kursit është të ndihmojë studentët, në përvetësimin e njohurive themelore të shkencës së demografi së lidhur me treguesit e saj si dhe metodat kërkuese që zbatohen nga shkenca e demografi së për kryerjen e analizave të domosdoshme gjatë ndërtimit/përmirësimit të planeve të zhvillimit të territorit për zona të caktuara gjeografike. Fjalë Kyç: Popullsia / Censusi / Vrojtimet statistikore / Lindshmëria / Migracioni / Shkalla e varësisë.
Vlerësimi i Pasurisë së PaluajtshmeObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studentët do të jenë pajisur me njohuri mbi legjislacionin dhe ekonominë urbane dhe 5 metodat e ndryshme mbi vlerësimin e pronave të paluajtshme. Fjalë Kyç: Toka dhe administrimi i saj / Kadastra dhe regjistrimi i tokës / Menaxhimi dhe reformat / Sistemi I administrimit të tokës / Kuadri ligjor i tokës dhe pasurive të paluajtshme / Ekonomia urbane.
Menaxhimi i trashëgimisë kulturoreNë punim
Dizajn PeizazhiObjektivat: Në këtë lëndë studenti trajton peizazhin si subjekt, tipologjitë e ndryshme të peizazhit, si dhe mënyrat e ruajtjes dhe transformimit të qëndrueshëm të tij si pjesë e vlerave kulturore dhe proceseve që kanë formuar një vend; projekt konkret përgjatë lumit Lana në pjesën lindore të tij. Fjalë Kyç: Vëzhgimi dhe imazhi / “Leximi“ i peizazhit / Imazhi i qytetit / Raporti i qytetit me peizazhin / Potencialet që paraqet peizazhi / Hapësira boshe.
Workshop “Resilient cities”Në punim
Semestri VI
Studio dhe Teori Dizajni UrbanObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studentët do të jenë pajisur me bazat për rritjen e kapacitetetit kreativ dhe mendimin analitik duke theksuar zhvillimin e koncepteve urbane. Gjithashtu me rëndësi është edukimi tek studentët i ndjeshmërisë së lartë ndaj pasurisë së kontekstit urban-mjedisor dhe i nxitjes se kapërcimit te mënyrës reduktiviste tradicionale të përdorur deri më tani në Shqipëri. Fjalë kyç: Strehimi / Leximi i kontekstit urban / Pëlhura urbane / Tipologjia / Fluiditeti hapësirës / Vendi.
Plan Veprimi/StrategjikObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri mbi konceptet e Planifikimit Strategjik, Planit të Veprimit dhe Manaxhimit të Ciklit të Projektit – MCP si dhe diferencat mes tyre; teknikat kryesore për të përkthyer idetë dhe planet urbane në veprime konkrete; mekanizmat qeverisës në nivel vendor, aktorët e përfshirë dhe parimet bazë të qeverisjes së mire. Fjalë Kyç: Marrëdhënia: Plan Veprimi – MCP – Plan Strategjik / Plani i Veprimit / Rëndësia e MCP, ti pare të “projektit” / Analiza / Identifikimi i Problemit / Identifikimi i Aktorëve të përfshirë.
Urbanistikë teknikeObjektivat: Në fund të kursit, studentët do të kenë marrë njohuri bazë për planifikimin rregullator, procesin dhe aktorët, instrumentet, si edhe standartet dhe normat e projektimit sipas legjislacionit në fuqi. Fjalë Kyç: Planifikimi Rregullator / Standartet dhe Normat e Projektimit në botë dhe Shqipëri / Treguesit e zhvillimit dhe Distancat / Legjislacioni shqiptar për planifikimin dhe zhvillimin e territorit / Plani i Detajuar Vendor / Kërkesa për zhvillim, leja e ndërtimit dhe deklarimi paraprak.
Planifikim MjedisorObjektivat: Objektivi i kursit është t’i japi studentëve njohuri bazë mbi teorinë dhe teknikat e menaxhimit mjedisor në nivel lokal, menaxhimin e zonave të mbrojtura, përgatitjen dhe rishikimin e planeve të veprimit dhe menaxhimit të mjedisit. Fjalë kyç: Bazat e menaxhimit mjedisor / Sistemet e menaxhimit mjedisor / Kontrolli dhe monitorimi i elementëve të mjedisit / Planet e veprimit në mjedis / Menaxhimi i zonave të mbrojtura / Përcaktimi dhe historiku i menaxhimit mjedisor.
Strehim dhe Projekte me KomunitetinObjektivat: Në përfundim të këtij kursi, studentët do të jenë të aftë të kuptojnë: strehimin si proëes që konkludon me produktin banesë, i cili angazhon shumë fusha të tjera; lidhjen e elementeve të tokës, infrastrukturës dhe shërbimeve publike me planifi kimin urban; qëllimin e vendosjes së rregullave mbi përdorimin e tokës dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve. Fjalë kyç: Strehimi si pjesë e shërbimit publik dhe zgjedhje individuale / Taksat dhe subvencionet / Si financohet strehimi? / Aspekti ekonomik i strehimit / Aspeti social i strehimit / Nevojat e grupeve të pafavorizuara të shoqërisë.
Sistemet Gjeografike të informacionit te avancuara IINë punim
Semestri VII
Lab. Planifikimi Rregullator IObjektivat: Në fund të kursit, studentët do të kenë marrë njohuri bazë për planifikimin e territorit në nivele të ndryshme, procesin dhe aktorët, instrumentet, bazën ligjore, si edhe instrumentet për të manxhuar tokën me qëllim zbatimin e planit dhe një zhvillim të qëndrueshëm të territorit. Fjalë kyç: Histori mbi instrumentet e planifikimit / Planifi kimi i përgjithshëm (comprehensive) i territorit / Plani i përgjithshëm i territorit sipas legjislacionit shqiptar / Instrumentet për zbatimin e një plani të përgjithshëm të territorit / Instrumentet e menaxhimit të tokës / Planet pjesore dhe studimet e fizibilitetit për zhvillimin e tokës.
Shërbimet publike dhe Financat LokaleObjektivat: Ky modul synon të rrisë njohuritë, aftësitë në menaxhimin e mbetjeve. Zhvillon një kuptim të gjenerimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjet bashkiake, industriale dhe bujqësore. Studentët do të jenë në gjendje: të kuptojnë rëndësinë e minimizimit të përdorimit të burimeve dhe minimizimin e mbeturinave; të shpjegojnë dhe zbatojnë konceptet kryesore në lidhje me prodhimin e mbeturinave, burimet & përbërjen e mbeturinave dhe ndarjen e burimit; të shpjegojnë teknologjitë e ndryshme të trajtimit të mbeturinave përfshirë teknologjitë e riciklimit.Në përfundim të këtij kursi studentët do të jenë pajisur me njohuri mbi organizimin dhe funksionimin e qeverive vendore dhe financat publike. Kursi ofron një kornizë informati ve dhe analitike për të njohur dhe kuptuar decentralizimin fiskal: shpërndarjen e funksioneve dhe përgjegjësive dhe marrëdhëniet fiskale mes qeverive qendrore, rajonale dhe vendore (lokale). Fjalë kyç: Shërbimet publike/ planifikimi i shërbimeve të mbetjeve/ manaxhimi i mbetjeve urbane/ trajtimi dhe asgjësimi i mbetjeve / Decentralizimi fiskal / Sfondi ligjor i decentralizimit / Karta e Vetë-Qeverisjes Vendore / Principi i subsidiaritetit
Plan BiznesiObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studentët do të jenë pajisur me njohuri mbi planin strategjik dhe planin e biznesit, elementët e Planit të Biznesit dhe përgatitjet që duhen bërë për të hartuar atë. Fjalë kyç: Qeverisja dhe struktura e korporatave në sektorin publik / Format fitimprurëse dhe jofitimprurëse të shërbimeve publike / Struktura e korporatave / Ndërmarrjeve dhe qeverisja në përmirësimin e shërbimeve / Roli rregullator në shërbimet publike / Struktura institucionale dhe rregullatore e sektorit të ujësjellësit në Shqipëri.
Politika MjedisoreObjektivat: Objektivi i kursit është t’u japë studentëve njohuri bazë mbi mjedisin, elementet përberës të tij, faktorët që ndikojnë në mjedisin lokal dhe global, politikat në mbrojtje të mjedisit, institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare në mbrojtje të mjedisit, lëvizjet mjedisore dhe pjesëmarrja publike në vendimmarrjen që ndikon në mjedis apo pjesëmarrja publike në mbrojtje të mjedisit Fjalë kyç: Legjislacioni mjedisor dhe politikat mjedisore / Drejtësia mjedisore – lëvizjet mjedisore / Politikat mjedisore globale – nevoja për bashkëpunimi / Organizmat mjedisore globale / Qeveria, bizneset dhe mjedisi / Mbrojtja e natyrës dhe zhvillimi.
Semestri VIII
Lab. Planifikimi Rregullator IIObjektivat: Në fund të kursit, studentët do të kenë marrë njohuri bazë për planifikimin e territorit në nivele të ndryshme, procesin dhe aktorët, instrumentet, bazën ligjore, si edhe instrumentet për të manxhuar tokën me qëllim zbatimin e planit dhe një zhvillim të qëndrueshëm të territorit. Fjalë kyç: Histori mbi instrumentet e planifikimit / Planifi kimi i përgjithshëm (comprehensive) i territorit / Plani i përgjithshëm i territorit sipas legjislacionit shqiptar / Instrumentet për zbatimin e një plani të përgjithshëm të territorit / Instrumentet e menaxhimit të tokës / Planet pjesore dhe studimet e fizibilitetit për zhvillimin e tokës.
Zhvillim Rural dhe AgrarObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studenti është pajisur me njohuri lidhur me aspektet teorike dhe konceptet bazë të zhvillimit të qëndrueshëm rural e bujqësor si dhe teoritë dhe paradigmën e re të zhvillimit rural në ditët e sotme. Fjalë kyç: Teoritë dhe paradigma e re e zhvillimit rural në ditët e sotme / Konceptet dhe evolucioni “i zhvillimit të qëndrueshëm rural e bujqësor” / Politikat e përbashkëta të (BE) për zhvillimin e qëndrueshëm rural / Përmirësimi i konkurrencës në bujqësi dhe pyje / Zhvillimi i kapaciteteve për të planifikuar, menaxhuar dhe bashkërenduar aktivitetet në mbështetje të zhvillimit.
Menaxhim i zonës bregdetareObjektivat: Në fund të kursit, studentët do të kenë marrë njohuri bazë për ujërat detare, pranë detare dhe territoriale, procesin dhe aktorët, instrumentet, si edhe standardet dhe normat specifi ke sipas legjislacionit në fuqi. Fjalë kyç: Legjislacioni shqiptar, standartet dhe normat e mbrojtjes së ujërave dhe zonave detare e pranëdetare në botë dhe Shqipëri / Metodologjitë e përdorura për studimin teorik dhe praktik të hapësirave detare / Strategjitë kombëtare dhe sektoriale lidhur me ujërat detare / Politikat dhe autoritetet vendimmarrëse dhe zbatuese në Shqipëri / Planet e detajuara kombëtare dhe vendore.
Rigjenerim Urban dhe Projekte me KomunitetinObjektivat: Lënda synon të plotësojë dhe thellojë më tej dijet e studentit në fushën e planifikimit dhe dizajnit urban dhe aftësitë e tij për t’u adaptuar në situate komplekse të menaxhimit të territorit të ndërtuar. Në mbarim të kursit, studentët: Do të jenë në gjendje të dëshmojnë aftësitë e tyre të fituara/përforcuara në drejtim të përzgjedhjes, kombinimit, prezantimit, analizimit dhe interpretimit të të dhënave lidhur me projekte a programe të rigjenerimit urban; ti përgjigjen me politika aspekteve specifike të rigjenerimit urban; të analizojë në mënyrë kritike një situatë ekzistuese urbane dhe dhe të propozojë zgjidhje. Fjalë kyç: Përshkrimi i planit / politikat apo instrumentat e ndërhyrjeve të tjera në zonë / Zhvillimi urban / Përcaktimin e projekteve individuale dhe arsyet e përzgjedhjes së këtyre projekteve / zhvillimi rajonal / urban-rural
Vlerësim Strategjik MjedisorObjektivat: Kjo lëndë do të japë informacion të përgjithshëm por të domosdoshëm mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM). Do të shpjegojë evolucionin e konceptit të VSMsë, lindjen e këtij koncepti në Bashkimin Europian dhe zbatimin e deritanishëm; fushat e zbatimit sikundër aplikimin në Shqipëri (evoluimi i konceptit në dy dekadat e fundit, rastet studimore etj). Fjalë kyç: Cfarë kuptojmë me VSM / Historia e zhvillimit të konceptit të VSM-së / Direktiva Europiane e VSM-së / VSM në Shqipëri , kuadri institucional dhe ligjor / Hapat kryesorë në hartimin e VSM-së / Përputhshmëria me kuadrin ligjor në Shqipëri.
Semestri IX
Planifikim Rajonal IObjektivat: Në përfundim të këtij kursi, studentët do të kenë përftuar njohuri mbi qasjet dhe sistemet e planifi kimit rajonal, si dhe aspektet kryesore të hartimit të një plani rajonal. Fjalë kyç: Koncepte të planifi kimit hapësinor dhe rajonal / Metoda të planifi kimit rajonal / Praktika të planifi kimit rajonal / Rastii Italisë dhe Hollandës / Rasti i Shqipërisë / Procesi i planifikimit hapësinor dhe tradita e planifi kimit rajonal.
Metoda të Kërkimit ShkencorObjektivat: Objektivi kryesor I kursit është furnizimi I studentëve me një seri çështjesh dh problematikash teorike që prekin fushën e arkitekturës dhe Planifikimit. Qellimi kryesor I këtyre temave është që të formojë studentët me një bagazh teorik I tillë që të jetë në gjendje ti ndihmojë ata në përballjen me profesionin e arkitektit dhe Planifikuesit. E parë nën këtë lente lënda do tëntojë të bashkojë në një kanal studimor çështjet teorike me praktikën profesionale duke trajtuar kështu tema dhe problematika që kanë shoqeruar përherë fushën e arkitekturës dhe planifikimit. Fjalë kyç: Kërkimi shkencor dhe i aplikuar / Metodat dhe format e kërkimit shkencor / Etimologjia e kërkimit / Hapat e kërkimit shkencor / Metoda historike – kronologjike / Kërkimi parësor dhe dytësor.
Studio finale planifikimiNë punim
Vlerësimi i ndikimit në mjedisObjektivat: Objektivi kryesor i lëndës është që t’i japë studentëve njohuritë bazë mbi teknikat e zhvillimit, përgatitjes dhe rishikimit të vlerësimeve të ndikimit në mjedis (VNM-ve). Përmes njohurive të fituara, në fund të kursit, studentët do të mund: Të kuptojnë dhe tregojnë aftësi në përdorimin e teknikave dhe metodave të ndryshme për identifikimin dhe zbutjen e ndikimeve mjedisore që mund të ketë zhvillimi i një projekti të caktuar në ajër, tokë, ujë, biodiversitet dhe trashëgiminë kulturore; të kuptojnë rolin e palëve të ndryshme të interesit në zhvillimin e një VNM; të identifikojnë kërkesat ligjore dhe rregullatore që nevojiten për zhvillimin e një VNM. Fjalë kyç: Mjedisi / Zhvillimi i qëndrueshëm / Vlerësimi i ndikimit në mjedis (VNM) / Termat e Referencës / Konsultimi me publikun / Përzgjedhja e projekteve.
Semestri X
Planifikim Rajonal IIObjektivat: Në përfundim të këtij kursi, studentët do të kenë përftuar njohuri mbi qasjet dhe sistemet e planifi kimit rajonal, si dhe aspektet kryesore të hartimit të një plani rajonal. Fjalë kyç: Koncepte të planifi kimit hapësinor dhe rajonal / Metoda të planifi kimit rajonal / Praktika të planifi kimit rajonal / Rastii Italisë dhe Hollandës / Rasti i Shqipërisë / Procesi i planifikimit hapësinor dhe tradita e planifi kimit rajonal.
Teza dhe Projekt DiplomaObjektivat: Objektivat e modulit, janë vendosur në përputhje me objektivat e rregullores së programit të studimit, duke patur si qëllim përdorimin në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme të njohurive të thelluara në funksion të të zhvillimit të koncepteve, politikave dhe strategjive urbane që promovojnë zhvillimin urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Objektivi kryesor i studios së planifikimit është të ndihmojë studentët, në përgatitjen e diplomës, nëpërmjet aplikimit të metodave të kërkimit shkencor dhe njohurive themelore teorike e praktike të përftuara gjatë studimeve pesë vjeçare. Studentët në përfundim të modulit, do të jenë të pajisur me teknikat, teorinë dhe metodat e nevojshmë për të ndërtuar një projekt propozim i cili do të jetë baza për të zhvilluar projektin e diplomës. Fjalë kyç: Zgjedhja e temës / Hartimi i programit të propozuar / Zgjedhja e metodologjisë / Fillimi i punës kërkimore/ Studim i literaturës/ Raste studimi.
Internship profesionalObjektivat: Ky modul vendos në qendër praktikën profesionale, pasi është pjesë e aplikimit të njohurive teorike në kontekstin praktik. Studentët përgjatë kohës së praktikës duhet të jenë të angazhuar nën tutoriatin e drejtuesit në aktivtete që sfidojnë njohuritë e përfituara përgjatë studimeve të tyre. Fjalë kyç: Praktika mësimore / Aplikimi i njohurive teorike / Ngritja e kapaciteteve / Njohuri horizontale
Marketim QytetiNë punim
Sipërmarrje dhe BiznesObjektivat: Në përfundim të këtij kursi studentët do të jenë pajisur me njohuri mbi tregun e punës duke paraqitur koncepte teorike nga fushat ekonomike dhe ligjore si edhe koncepte praktike të mënyrës se si një biznes operon. Lënda do të fokusohet në hallkat e drejtimit tënjë biznesi dhe mënyra e mirëmenaxhimit për një rritje të mëtejshme, me fokus studio projektimi/ zhvillimi / konsulence. Fjalë kyç: Ambienti i biznesit / Ekonomia / Sektorët kryesorë të tregëtisë dhe të investimit / Struktura ligjore / Rregullat e biznesit / Banka.