MAD+

MAD+

Galeria & Qendra_MAD ёshtё njё nga 3 njёsitё e FAD_Fakulteti i Arkitekturёs dhe Dizajnit, pranё Universitetit POLIS. Kjo qendёr synon tё kontribuojё nё 2 drejtime kryesore: zhvillimin e mёtejshёm tё metodologjive tё proçesit mёsimor nё kёtё fakultet; si dhe promovimin e formёs sё integruar tё kёrkimit dhe mёsimdhёnies drejt produkteve eksperimentale dhe inovative. Kjo Qendёr koordinon me Fakultetet dhe me IKZH pёr kёtё qellim. MAD ёshtё njё shkurtim i fushave tё interesit: Multimedia, Art dhe Dizajn.

Nga pikёpamja strukturore MAD pёrfshin:

Galerinё e Artit Bashkёkohor dhe Alternativ ( MAD_Gallery ) ku ekspozojnё artistё tё mirёnjohur ose artistё tё rinj me koncepte alternative;

Iniciativё e re nё ndёrtim, qё synon tё stimulojё kёrkimin e avancuar pёr ndёrtimin dhe patentimin e prototipeve nё dizajn tё aplikuar.

MAD organizon gjithashtu, nё kooperim me IKZH dhe Polis_PRESS botimin e periodikut tё specializuar MAD_Magazine dhe bёn kёrkim tё specializuar nё ceshtjet e artit tё aplikuar dhe dizajnit.