Gëzuar 7 – 8 Marsin

8 Mars 2025
Njoftime

Gëzuar 7 – 8 Marsin

Të nderuar kolegë të stafit akademik @ Universiteti Polis,

Të nderuar pedagogë të brendshëm e të jashtëm, si dhe ju në Institutin Co-Plan e Studio Metropolis

Gëzuar 7 Marsin, festën e arsimit dhe dijes në Shqipëri!

Ju falënderojmë nga zemra për kontributin tuaj të palodhur, që e jepni ndër vite apo aktualisht. Falë përkushtimit tuaj dhe punës së përbashkët, ja kemi arritur të ndërtojmë një institucion model në vend, edhe pse në kushte mjaft komplekse për shkak të një mjedisi të vështirë. Sot, Universiteti Polis është konfirmuar si një institucion cilësor që kontribuon realisht për dijen, arsimin dhe shkencën në vend.

Me këtë rast, një urim të veçantë për të gjitha vajzat dhe gratë që kontribuojnë e studiojnë në Universitetin Polis, si dhe në institucionet e tjera simotra brenda kampusit tonë! Meqenëse data 8 Mars sivjet bie në fundjavë, ju urojmë paraprakisht: mbarësi, shëndet dhe gëzuar 8 Marsin. Urojmë t’ia kaloni sa më bukur nesër me njerëzit tuaj. Ky falënderim i veçantë shkon për ju, pasi atje ku ka cilësi në Polis, patjetër do të jetë prezent edhe kontributi cilësor i një vajze ose gruaje. 

Sinqerisht,
Bordi Themelues

Sotir, Besnik, Gazi, Dritan