Departamenti:
Art dhe Design
Kontakt:
vjola_ziu@universitetipolis.edu.al
MSc. Vjola Ziu është asistente lektore në departamentin e Art dhe Dizajn, njekohësisht dhe graphic designer që merret me pjesën e grafikës së marketing të Universitetit POLIS.
Është POLIS ALUMNI ku është diplomuar në Bachelor për “Art dhe Dizajn” dhe master në “Dizajn të Aplikuar”. Ka punuar për një kohë 3 mujore(sezonale) për 3 vite rradhazi si fotografe dhe editore fotosh në studio fotografie. Pas një eskperience disa vjeçare në tregun e punës si graphic designer në kompani italiane dhe shqiptare rikthehet në Universitetin POLIS tanimë si asistente lektore në lëndët: Fashion Design, Dizajn Multimedial, Gjuhë Pamore.
Gjatë periudhës së studimeve ka marrë pjesë në 6 ekspozita kolektive dhe në 1 personale në vitin 2013.
Ka marrë pjesë në workshopet e Tirana Design Week dhe Tirana Architecture Week: BioPlarch, Tirana DressmeUp, Taxonomy-Architecture as an act of curation
Ka qenë pjesë e projektit të “100 fshatrave” si grafika e LOT-16
Është marrë me Fotografinë dhe Dizajnin në eskpozitën “Modules and Models”