Tamara Luarasi

Prof. Dr.

Tamara Luarasi

Departamenti: 
Kërkim Shkencor
Kontakt: 
tamara_luarasi@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Unë jam një computer scientist me përvojë 39 vjeçare në shkencat kompjuterike dhe teknologjinë e informacionit. Unë kam një doktoraturë në Matematikë të Aplikuar dhe Shkenca Kompjuterike dhe një Diplomë Master dhe Bachelor në Matematikë. Mbaj titullin Akademik ‘Profesor’ që nga viti 2016. Kam punuar në industri dhe gjithashtu kam dhënë mësim në disa universitete në Shqipëri dhe SHBA. Aktualisht jap mësim në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin POLIS në Tiranë. Më parë kam dhënë lëndën e matematikës në Universitetin Bujqësor të Tiranës (1976-1984) dhe në Institutin Teknologjik Wentworth në Boston (2002-2004). Kam ligjëruar kurse të shkencave kompjuterike në INIMA nga viti 1985 deri në 1997, në Universitetin Northeastern në Boston, në Institutin Benjamin Franklin në Boston dhe në Kolegjin e Kembrixhit nga 2002 deri në 2010, në Universitetin Europian të Tiranës nga 2010 deri në 2014 dhe në Universitetin e Zemrës së Shenjtë, në Universitetin Gateway dhe në Universitetin e New Haven në Connecticut nga 2014-2019.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Luarasi, T.,Tocilla, A. (2023) “A Methodology of Traffic Simulation, a Preliminary Work for VANET Technology” Proceedings of SCIENTIFIC COMPUTER SCIENCES SYMPOSIUM
Theme – Artificial Intelligence (AI) Lights & Shadows POLIS ICT SCHOOL 2023

Luarasi, T., McCloud, R. (2019) “Animations and Unity In Different Fields”
Proceedings Book: FIRST SCIENTIFIC CONFERENCE on: “INNOVATION, MATHEMATICS AND INFORMATION TECHNOLOGY” 1 st ISC – IMIT 2019

Luarasi, T.,Domi, A., Thomo, T.,Kasaj, A.,Baboci,E. (2014 ) “Cloud Based Communication in B2B Model” Publisher: IEEE 2014

Luarasi, T, (2012 ) “Android Applications helping the teaching and learning process”
Bulletin of Natural Sciences Nr. 13, 2012 page 227-238

Luarasi, T, (2011 ) “Some modern technologies for the Web Application implementation”
ECONOMICUS Nr.7 Fall 2011 page 209-224