Rezart Struga

MSc.

REZART STRUGA

Departamenti: 
Art dhe Design
Kontakt: 
rezart_struga@universitetipolis.edu.al

EDUKIMI

▪ MP. Administrim Biznesi/Finance Kontabilitet – Fakulteti i Ekonomise, Qeverisjes dhe  Drejtesise, Universiteti BARLETI, 2022
▪ Auditues Energjie – Universiteti POLIS, 2020
▪ MSc. Dizajn i Aplikuar – Fakulteti i Arkitektures & Dizajnit, Universiteti POLIS, 2014
▪ MSc. Arkitekture  Dizajn Urban – Fakulteti i Arkitektures & Dizajnit, Universiteti POLIS,    2012

EKSPERIENCA

  • Bashkethemelues, Arkitekt & Drejtues Teknik i STUDIOARCH4– 2015 – ne vazhdim
  • Themelues, Auditues & Drejtues Teknik i ARCHITECH – 2021-ne vazhdim
  • Lektor ne Universiteti Polis, Departamenti i Arkitektures & Dizajnit – 2021 – ne vazhdim
  • Arkitekt tek Metropolis 2010-2015

FUSHAT E INTERESIT

Rezart Struga, pasi përfundoi studimet e tij për arkitekturë pranë universitetit Polis në vitin 2012, vijoji më tej me një specializim të dytë në degën Dizajn i Aplikuar pranë së njejtit institucion. Eksperiencat e para profesionale të krijuara pranë universitetit POLIS dhe Studio METROPOLIS ndihmuan në krijimin e zyrës STUDIOARCH4, zyre e cila u bashkëthemelua së bashkua me 3 kolegë, shokë, dhe miq të tij. Eksperiencat e ndryshme disa vjeçare ndihmuan në krijimin e profilit si drejtues teknik i StudioArch4 duke asistuar në krijimin e objekteve të rëndesishme me karakter arsimor, kulturor e social si dhe në indrustrinë masive të banimit dhe shërbimit në vendin tonë. Ndër objektet më të vlerësuara si nga ekspertet vendas por edhe nga ata ndërkombëtar mund të përmendim shkollat 9-vjeçare Servete Maci dhe Qazim Turdiu, kopështi Lidhja e Prizërenit, Parkut i Paskuqanit, si dhe shumë rezidenca banimi dhe shërbimi brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2021, Rezarti certifikohet si auditues energjetik dhe bashkëthemelon studion audituese ARCHITECH. Në po të njejtin vit ai rikthet pranë Universitetit POLIS, këtë herë në auditore për të ndarë eksperincën e tij. Nevoja për të thelluar njohuritë në fushën e biznesit e shtyu Rezartin të ndjekë studimet master në Administrim Biznesi, profili Finance Kontabilitet, duke u diplomuar ne 2022 pranë universitetit Barleti.

AKTIVITETE / PUBLIKIME TË ZGJEDHURA

▪ Kaisserschnitte, TU Viena, Austria (2011)
▪ Mikser Festival, Belgrade, Serbia (2012)
▪ Sicily Lab, Sicily, Italy (2012)
▪ Projecting through participating in balcan cities, Bauhaus, Dessau, Germany (2012)
▪ Tirana Architecture Week, Tirana, Albania (2012)
▪ Tirana Architecture Week, Tirana, Albania (2013)
▪ Tirana Design Week, Tirana, Albania (2014)
▪ Qyteti per persona me aftesi te kufizuar/Endrra te barabarta, mundesi te barabarta  /Fondacioni se bashku dhe Friedrich Ebert Stiftung (2016)
▪ Mediterranea 18 Tirana, Albania (2017)
▪ SHARE, Tirana, Albania (2020)
▪ Tirana Design Week, Tirana, Albania (2014)