Kejt Dhrami

PhD

KEJT DHRAMI

Departamenti: 
Planifikim dhe Menaxhim
Kontakt:
kejt_dhrami@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Kejt DHRAMI (PhD) është lektore pranë FPMMU, Universiteti Polis që prej vitit 2015. Aktualisht Kejt është koordinatore e programit të studimit të planifikimit, si dhe koordinatore e programit Master Profesional në Planifikim Territori e GIS. Eksperienca akademike e Kejt mbulon lëndët e historisë e planifikimit; laboratorin e avancuar të zhvillimit të tokës; studion finale të planifikimit; me përvojë të mëhershme në sisteme planifikimi; GIS; laborator urbanistike; politika urbane; etj. Përvec angazhimit akademik në Universitetin Polis, Kejt është eksperte e qeverisjes së territorit dhe zhvillimit rajonal pranë Co-PLAN, Institutit për Zhvillimin e Habitatit, ku menaxhon Njësinë e Planifikimit të Territorit.
Kejt ka përfunduar studimet doktorale në 2020, në programin IDAUP (Polis/Ferrara), me temë kërkimore mbi lidhjen mes tipologjive hapësinore, morfologjisë urbane dhe indikatorëve të zhvillimit të tokës. Kejt ka mbi 9 vjet eksperiencë punë në kërkim shkencor, shkrim projektesh, zbatim dhe menaxhim projektesh në fushën e planifikimit rajonal, vendor dhe sektorial, në hartimin e planeve të përgjithshme vendore, programeve të zhvillimit rajonal, hartimin e planeve të reduktimit të riskut ndaj fatkeqësive natyrore, strehimit social, planeve të detajuara vendore, strategjive të zhvillimit territorial, si dhe në menaxhim databazash në sisteme GIS. Kejt ka menaxhuar disa nisma/aktivitete në kuadër projektesh ndërkombëtare, të financuara nga USAID, Banka Botërore, IADSA, UNDP, etj, si dhe projekte Horizon 2020 dhe Horizon Europe.