FPMMU

Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban

Fakulteti Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban (FPMMU)

Dekan i FPMMU
Administrator

The best way to predict the future is to create it.

Peter Drucker

Mirëseardhja e Dekanit te FPMMU

Fakulteti i “Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban” (FPMMU) është një fakultet ndërdisplinor që zhvillon profesionistë të gatshëm për tregun lokal dhe global, duke shkrirë njohuri që burojnë nga qeverisja e territorit, studimet mjedisore, studimet e manaxhimit, deri tek shkolla biznesit “POLIS Business School” (PBS).  Territori, mjedisi dhe sipermarrja (tregtia) përbëjnë një ekosistem mijëravjeçar, i cili eksplorohet dhe aplikohet në FPMMU me metodat pedagogjike dhe shkencore më përparimtare.

Njësite kryesore të Fakultetit FPMMU janë: i) Departamenti i Planifikimit Urban dhe Menaxhimit, ii) Departamenti i Mjedisit, iii) Njësia kërkimore e qëndrueshmerisë (në ndër-varësi edhe të IF Innovation Factory). Fakulteti ka 3 njësi bazë, 3 shkolla të profilizuara, dhe 6 programe akademike (Bachelor, Master Profesional, Shkencor dhe te Integruar). Fakulteti ka disa laboratore, njësi konsulence “ad-hock”, qendrën kërkimore; si dhe mundësi profilizimi përmes trajnimeve-çertifikimeve të tipit LLL (Long Life Learning) të vlefshme për liçensim, dhe studimet PhD.  

FPMMU, si pjesë e Universitetit POLIS, është nderkohe anëtare i elitës së Shkollave Europiane të Planifikimit (AESOP / ENHR / ISOCARP), Mjedisit dhe Pejsazhit (ECLAS), si dhe Sipermarrjes dhe Menaxhimit (CEEMAN). Programet e studimit të këtij fakulteti kanë treguar qëndrueshmëri të lartë në kohë, duke kaluar faza të rëndësishme të akreditimit dhe anëtarësimit ndërkombetar, si edhe duke i paraprirë dinamikave të tregut të punës.

FPMMU krenohet për lidhjet e forta me praktikën, duke përputhur zhvillimin e aftësive me nevojat e tregut. Mësimdhënia jonë karakterizohet nga një angazhim i ngushtë me studentët, si dhe risi të vazhdueshme të programeve dhe metodave pedagogjike. Studentët tanë zhvillojnë një mendësi globale duke marrë pjesë në kultura të shumta përmes programeve të shkëmbimit, duke u angazhuar në punë ekipore dhe duke qënë në kontakt me staf vendas e të huaj. Ky fakult ka një mission social shumë të fortë duke dhënë shërbime e konsulenecë për komunitetet dhe autoritetet vendore në nevojë. Ai ka një bashkëveprim dhe simbiozë të shkëlqyer me Institutin Co-PLAN që është edhe origjina e Universitetit POLIS.

Profesorët tanë vijnë nga institucione prestigjoze si IHS / Erasmus University Rotterdam, Universiteti La Sapienza, Columbia University, Harvard Business School, Universiteti i Montpellier, IEDC-Bled School of Management, Kyushu Sangyo University, Universiteti i Tiranës, Universiteti POLIS, Universiteti i Ferrara, etj. Gjithashtu, ata kanë pervojë të gjatë meinstitucione publike e jo-publike, dhe në kompani lokale dhe globale.

Mirësevini në FPMMU!

Departamenti Planifikim dhe Menaxhim
Departamenti Mjedis
Përgjegjës Departamenti

Prof. Gjergj Ikonomi

OMB/UNECE - Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërisë