Irena Buzi

Lektore

IRENA BUZI

Departamenti: 
Art dhe Dizajn
Kontakt:
irena_buzi@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Dr. Irena BUZI është lektore në Departamentin e Artit dhe Dizajnit. Në mësimdhënie brenda këtij departamenti ajo është e angazhuar në lëndët “Historia e Estetikës”, “Gjuhë Pamore”, “Pikturë”, “Modelim” dhe “Qeramikë”.
Gjatë përvojës së saj akademike, Dr. Buzi ka dhënë mësim edhe në Albanian University (UFO).
Krahas profilit akademik, ajo është artiste e arteve pamore, që krijon në disiplinat e pikturës, skulpturës dhe qeramikës, përgjatë një intervali kohor shumëvjeçar. 
Po ashtu, ajo është themeluese dhe drejtuese e Shtëpisë Botuese “Princ”.
Nëpërmjet aktivitetit të saj si botuese dhe editore, Dr. Buzi ka dhënë kontribut në publikimin e veprave nga autorë të rëndësishëm të letrave shqipe dhe të huaja, të tillë si: Arshi Pipa, Zef Zorba, Frederik Rreshpja, Leon Battista Alberti, Boris Groys, Vasily Kandinsky, etj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Buzi, I.: hartim dhe editori i/e veprës “Zorba, Z. (2021). Vepra 1: Poezia, Sh.B.Princ”.

Ekspozitë personale (10.06. -10.07.2021): Irena Buzi: punime të zgjedhura, Mad Center “Gëzim Qendro”, U-Polis.

Buzi, I. Lamaj, A. (26.05.-26.06.2022): kurim i ekspozitës “Modules and Models”, Mad Center “Gëzim Qendro”, U-Polis.

Buzi, I. Çeraj, E. (2022): Promovim i veprës “Mbi shpirtëroren në art, veçanërisht në pikturë” nga V. Kandinky, përkth. Edi Rama, 2022, Sh.B.Princ, te Fakulteti i Arteve të bukura, Universiteti i Arteve, Tiranë.

Buzi, I.: hartim dhe editori i/e veprës “Pipa, A. (2022). Letërkëmbimi Camaj-Pipa: 1959-1992, Sh.B.Princ”.

Buzi,I. (2022): kurim dhe parathënie i/e MAD (6) Magazine, U-Polis.