Efiçencë Energjitike

Efiçencë Energjitike

Diplomë Profesionale në Efiçencë Energjitike (120 ECTC, 2 Vite Akademike)

Universiteti POLIS në kuadër të projektit TEMPUS, ofron program studimi me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, me 120 (njëqind e njëzet) kredite formimi, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, kohëzgjatja e të cilit është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programit profesional të studimit lëshohet “Diplomë profesionale” në përputhje me rregulloret përkatëse të Unversitetit POLIS.

Profili profesional

Ky program program profesional synon të japë njohuri formuese dhe praktike bazë mbi çështje dhe fenomene që lidhen me eficiencën e energjisë në përgjithësi e sidomos në banesë, të përgatisë studentët në formimin e një aftesie praktike në një fushë të rëndësishme si ajo e përdorimit të energjisë me leverdi ekonomike në banesa, ti ndërgjegjësojë në çështjet e përdorimit racional (me efiçencë) të energjisë dhe futjen e metodave llogaritëse në drejtim të selektimit të impjantit energjetik, me qëllim reduktimin e karbonit dhe përdorimin e energjive të rinovueshme si e ardhmja e energjisë së pastër. Programi synon gjithashtu të përgatisë teknikë të aftë për të kryer operacione praktike në terren që lidhen me këtë fushë.

Temat kryesore që trajton ky program studimi:

➢ Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm;

➢ Kode dhe Standarte Europiane dhe Lokale ne Efiçencë Energjitike;

➢ Bazat e Efiçencës Energjitike;

➢ Cilesia e ambientit të brendshëm etj.;

➢ Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues;

➢ Sistemet HVAC; Auditim energjitik; Certifikim Energjitik; Teknologji Arkitekture dhe Ndërtimi;

➢ Veprimtari në disiplina të formimit të ngjashme ose/dhe integruese;

➢ Energjite e Rinovueshme; Retrofiti i ndërtesave; Instalime dhe Rregulla të Sigurisë etj.;

➢ Punë praktike dhe intership profesional.

Mundësitë për punësim

Duke qenë një program profesional me fokus të veçantë praktikën profesionale programi në tërësi synon përgatijen teknike profesionale të studentëve në efiiçencë energjitike. Ky profesion apo “zanat” është shumë i kërkuar sot në tregun e punës dhe që realisht mungon në ofertën akademike kombëtare. Në këtë kuptim shanset për punësim janë të mëdha në sektorë te ndryshëm si : sektori publik (bashki e komuna), sektori privat si biznese ndërtimi, kompani të instalimeve elektrike dhe HVAC , NGO shqiptare dhe të huaja qe merren me zbatimin e projekteve në terren, etj. Programi është shumë praktik dhe studentët në dalje janë të gatshëm për të filluar punë e për të aplikuar njohuritë e marra në shkollën profesionale.

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Bazat e Eficensës Energjitike (3 kredite)

  • Gjuhe e huaj – Anglisht (6 kredite)

  • Kode dhe Standarte Europiane dhe Lokale ne Eficence Energjitike (3 kredite)

  • Cilesia e Ambientit te Brendshem (6 kredite)

Semestri II
  • Fizikë e Aplikuar (6 kredite)
  • Teknologji Arkitekture dhe Ndërtimi (6 kredite)
  • Sistemet HVAC (6 kredite)
  • Energjitë e Rinovueshme (3 kredite)
  • AutoCAD (6 kredite)
  • Auditim Energjitik (6 kredite)
  • Çertifikim Energjitik (6 kredite)
Semestri III
  • Internship (12 kredite)
  • Praktikë Laboratorike (12 kredite)
  • Menaxhim Biznesi (3 kredite)
  • Lëndë me përzgjedhje (3 kredite)
  • Retrofiti i Ndërtesave (6 kredite)
Semestri IV
  • Mirëmbajtje (6 kredite)
  • Instalime dhe Rregulla të Sigurisë (6 kredite)
  • Projekti Final (15 kredite)