APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Mbrojtja e Diplomave dhe Provimet Përfundimtare – 4 dhe 7 Korrik 2025

Njoftim diplomat prezantim date 4 korrik
Njoftime

Mbrojtja e Diplomave dhe Provimet Përfundimtare – 4 dhe 7 Korrik 2025

Universiteti POLIS ka kënaqësinë të njoftojë se ditën e premte, më datë 4 Korrik 2025, do të zhvillohen mbrojtjet e diplomave dhe provimet përfundimtare për disa nga programet e studimit të nivelit Master dhe Bachelor.

Këto janë programet dhe oraret përkatëse:

🔹 Master Shkencor në Planifikim dhe Menaxhim Urban
📍 Salla C1 – ora 9:00
🕘 Mbrojtje diplome

🔹 Master Shkencor në Menaxhim Mjedisor Urban
📍 Salla A5 – ora 9:00
🕘 Mbrojtje diplome

🔹 Master Shkencor në Administrim Biznesi
📍 Salla A3 – ora 8:00
🕘 Mbrojtje diplome

🔹 Bachelor në Administrim Biznesi
📍 Mbrojtja në Sallën A3
📍 Provimi përfundimtar do të zhvillohet më datë 7 Korrik 2025, ora 09:00, në Sallat B1, B3 dhe B5

🔹 Shkolla Profesionale në Mirëmbajtje të Rrjetit Kompjuterik
📍 Salla A4
🕙 Provimi përfundimtar – ora 10:00

Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë studentët që përmbyllin me sukses një cikël të rëndësishëm të formimit të tyre akademik dhe profesional. Universiteti POLIS i uron suksese të gjithëve në këtë hap të fundit të rrugëtimit të tyre në universitet!