APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2026–2027: Master is Shkencave!

miresevini ne polis (6)
Njoftime

Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2026–2027: Master is Shkencave!

Të nderuar studentë të programeve Master i Shkencave,

Mirë se vini në Vitin Akademik 2026–2027!
Fillimi i studimeve master shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tuaj akademik dhe profesional, dhe jemi të lumtur t’ju mirëpresim në POLIS.

Dita e Orientimit

E premte, 09 Tetor 2026, ora 14:00

Ceremonia e Hapjes zhvillohet në sallën A3 (Godina 1) për të gjitha programet e studimit.

Gjatë takimit do të informoheni mbi zhvillimin e vitit të ri akademik, rregullat dhe procedurat kryesore të universitetit, njësitë dhe shërbimet që ofron institucioni, si edhe udhëzime të tjera të rëndësishme. Pas prezantimeve të përbashkëta, secili program do të vijojë me prezantimin e vet në sallën përkatëse.

Informacion i rëndësishëm


Programi i Ditës së Orientimit

Ceremonia e Hapjes dhe programi i plotë i ditës, me oraret e prezantimeve.


Orari i Semestrit I

Orari i leksioneve sipas programeve të studimit.


Transporti POLIS

Harta e linjave të transportit drejt kampusit.

Ju urojmë suksese në këtë vit të ri akademik!

Kujdes: Orari mund të jetë subjekt ndryshimi gjatë javëve të para.
Për çdo paqartësi, kontaktoni Zyrën e Sekretarisë Mësimore.