APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË POLONI

thirrje erasmus format (7)
BauHaus4EUFKZHFPMMUMobilitete

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË POLONI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 në Universitetin e Ekonomisë në Katowice, Poloni. Ja si të aplikoni, hap pas hapi.

1

Kontrolloni nëse mund të aplikoni

Thirrja është e hapur për studentët Bachelor dhe Master në programet:

Shkenca KompjuterikeSoftware Engineering & AIAdministrim Biznesi
2

Përgatitni dokumentet

✓Formulari i aplikimit
✓Vërtetim studenti
✓Listë notash
✓Letër motivimi
✓Dëshmi e anglishtes, niveli B2
✓CV në gjuhën angleze
✓Fotokopje e pasaportës
3

Aplikoni

Plotësoni formularin e regjistrimit online.

Dërgoni të gjitha dokumentet me email në [email protected].

4

Përzgjedhja

Kriteri kryesor është nota mesatare e studimeve deri në këtë moment.

Studentët përfitues përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit POLIS dhe Universitetit të Ekonomisë në Katowice.

Afati i aplikimit
15 tetor 2026
Për më shumë informacion, kontaktoni:
[email protected]