Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2026–2027!
2026-09-30 15:04Njoftim për ditën e parë të Vitit Akademik 2026–2027!
Të dashur POLIS-ianë të rinj,
Mirë se vini në Vitin Akademik 2026–2027!
Dita e parë në universitet shënon fillimin e një etape të re akademike dhe profesionale, dhe jemi të lumtur t’ju mirëpresim në POLIS.
Dita e Parë
05 Tetor 2026
Ceremonia e Hapjes dhe Dita e Orientimit për studentët e rinj.
Gjatë ditës do të prezantohen programet e studimit, njësitë kryesore të universitetit, shërbimet studentore, rregullat bazë akademike dhe informacionet që ju nevojiten për një fillim sa më të mirë të vitit.
Informacion i rëndësishëm
Ceremonia e Hapjes dhe programi i plotë i Ditës së Orientimit.
Orari i leksioneve sipas programeve të studimit.
(Orarin do të mund ta aksesoni nga dita e hënë dhe në vijim.)
Harta e linjave të transportit drejt kampusit.
Ju urojmë një fillim të mbarë dhe një vit akademik të suksesshëm!
Njoftim për vitet e ndërmjetme dhe Masterin Shkencor
Aktivitetet dhe mësimet fillojnë më datë 6 Tetor 2026, sipas orarit të publikuar.
Ju lutemi të konsultoni orarin për auditorët dhe oraret e secilës lëndë.
Kujdes: Orari mund të jetë subjekt ndryshimi gjatë javëve të para.
Për çdo paqartësi, kontaktoni Zyrën e Sekretarisë Mësimore.
